Helikopteri i rrëzuar dje do çonte Ramën në Kosovë sot? Dita ngre disa pikëpyetje dhe sjell rastin Pashko

7 Prill 2016, 09:30Kronika TEMA

Helikopteri që u rrëzua ditën e djeshme në Shkodër, do të përdorej sot nga kryeministri Edi Rama për të udhëtuar drejt Kosovës.

Kështu raporton gazeta Dita.

Rama do të marrë pjesë në betimin e Hashim Thaçit si president.

Gazeta ngre disa pikëpyetje për rrëzimin e helikopterit dhe sjell rastin e rrëzimit të helikopterit të rrëzimit të Gramoz Pashkos vite me parë.

Por, burime nga Kryeministria thanë për dritare.net, se kryeministri Rama nuk ka udhëtuar kurrë më parë me këtë helikopter.

Helikopteri që u rrëzua nuk bën për transport, pasi është shumë i vogël. Kryeministri dhe grupi shoqërues fluturojnë ose me Cougar 11 vendësh ose me helikopter VIP civil.

Ndërsa sot nuk ishte planifikuar udhëtim me helikopter, por me makinë, për të marrë pjesë në ceremoninë për inagurimin e Thaçit si president i Kosovës, që do të zhvillohet nesër në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

4 komente në “Helikopteri i rrëzuar dje do çonte Ramën në Kosovë sot? Dita ngre disa pikëpyetje dhe sjell rastin Pashko”

  1. emigranti says:

    çudi, çta kete rrezuar valle, çkerkonte ne ato male, a ka Berisha te drejte se po transportonte mermerin e Kodhelit????

    1. Altini says:

      Bente fluturim stervitor o klluf i betishes.

  2. Moza says:

    Ngushellime per familjet e dy piloteve.Shkaqet nuk kane per tu gjendur,si edhe per te tjeret.Mjere ata dhe prinderit e tyre.Edhe une ndjej dhembje te thelle nene.
    Nese eshte e vertete ajo qe thuhet per udhetimin e Rames me kete helikopter,eshte ulerime,pergatitje per vrasje mafioze

  3. kuli says:

    m’duket se do iki dhe rama si kosta trebicka, per gjueti.
    MIliardat qe ka bo sala me lulin tani do i vene ne pune, mjafton te mos behet reforma ne drejtesi…..
    ky eshte filmi oktapodi shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje