Aksioni kundër informalitetit, Ministri Ahmetaj takim me Tatimet dhe Doganën e Tiranës: Bizneset e zonës së ish-Bllokut, do kalojnë në biznese të mëdhenj!

9 Prill 2016, 14:20Ekonomia TEMA

Pas prezantimit publik të fazës së dytë të aksionit kundër informalitetit, Ministri i Financave ka nisur takimet me Drejtoritë rajonale të Tatimeve dhe Doganave për zbatimin e planit operacional.

Ministri Ahmetaj zhvilloi takimet e para në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve dhe Doganës në Tiranë ku kërkoi angazhimin maksimal të administratës fiskale për zbatimin e planit operacional dhe veçanërisht komunikimin dhe shërbimin me profesionalizëm ndaj tatimpaguesve.

“Ka filluar faza e dytë e antiinformalitetit, fazë që kërkon jashtëzakonisht shumë vëmendje edhe jashtëzakonisht shumë fokus në ato çështje që ne i kemi parashtruar në planin operacional.”

Ministri kërkoi nga Drejtoria e Tatimeve të Tiranës të zhvillojë vizita fiskale në bizneset e zonës së ish-bllokut, të cilat sistemi i riskut në tatime i ka klasifikuar me risk të mesëm dhe të lartë:

“Nesër blloku nuk njeh biznes të vogël, janë të gjithë biznes i madh sepse e vërtëta kjo është, dhe unë në fund të javës, dua t’i tregoj publikut shqiptar që ne e dimë shumë mirë se çfarë ndodh”.

“Është e domosdoshme që gjatë gjithë periudhës së planit, të reflektoni modesti dhe dua që t’i porosisni të gjithë punonjësit tuaj që të kenë një sjellje shembull me tatimpaguesit, pra shumë këmbëngulës, shumë profesional, por shumë modest” – theksoi Ministri ndërsa shtoi se sot kemi dalë nga kriza dhe ne jemi përgjegjës që t’u kthejmë shqiptarëve atë që përjetuan në dy vite, ku ne bwmw reformat. Pra, ky do të jetë një vit ku Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të mbahet mend si Drejtoria më e mirë e shtetit shqiptar.

Një tjetër çështje e diskutuar në takim, ishte modeli i riskut në tatime, përmes të cilit administrata tatimore do të mund të analizojë, kontrollojë dhe komunikojë me sipërmarrjen, nga zyra.

“Kampionet e biznesit të vogël, nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve do të monitorohen nga zyra, ndërsa ndarja e kampioneve, duhet që në krye të një muaji i gjithë kampioni të jetë prekur, të jetë parë, të jetë raportuar tek Drejtoria e Përgjithshme, në mënyrë që nga aty të kalojmë në një kampion tjetër dhe të gjitha gjetjet e kampioneve, sigurisht do të përputhen me gjetjet e kampioneve të të mëdhenjve, në mënyrë që ne të fillojmë të pastrojmë transaksionet dhe të mos kemi asnjë hije në transaksione. Është shumë e rëndësishme që të komunikohet me biznesin e madh dhe atë të vogël , është shumë e rëndësishme që nëpërmjte sistemit të komunikojmë vazhdimisht mesazhe për të mëdhenjtë dhe të për vegjlit. Mesazhe të cilat tregojnë se ne po ju monitorojmë, që ne dimë se çfarë janë duke bërë, që ne i ndjekim në ndryshimin e përgjegjësisë së tyre tatimore, që ne i kërkojmë të korrigjojnë përgjegjësinë së tyre tatimore dhe nuk kemi si qëllim të vendosim gjoba” – u shpreh Ahmetaj.

Ndërsa në takimin me Drejtorinë e Doganave të Tiranës, Ministri tha se sfida për të standardizuar në dogana është po aq e madhe sa edhe në tatime. Lidhur me sistemin e riskut ai kërkoi që të bëhet furnizimi

i të gjithë kategorizimit të sistemit të riskut, pra furnizimim me informacion të sistemit me të cilin është aktualisht e pajisur dogana.

“Unë do të doja që një herë në javë të bëhej një konkluzion, me këtë informacion, në mënyrë që ta krijojmë si traditë dhe të shohim se çfarë kategorish na lëvizin, pra të riskut. Kemi folur edhe me Drejtorin e Hetimit Financiar dhe Drejtorin e Anti-kontrabandës që puna të jetë e lidhur drejtpërsëdrejti midis riskut, pra në rastin konkret midis specialistit të riskut këtu dhe furnizimit me informacion, në bazë të rezultateteve të sistemit të riskut, qoftë të kontrabandës, qoftë të hetimit”.

Po kështu Ministri kërkoi që kalimi i mallrave kinezë dhe turke të përqendrohet vetëm në Doganën e Tiranës.

“Duke ditur se çfarë bëhet me mallrat turke dhe kineze, nuk do të bëhet më as në Durrës, as në Fier, askund tjetër. Të gjitha do të vijnë këtu. Dhe kini parasysh, se ju e dini shumë më mirë se unë se këtu bëhet problematika kryesore, tek mallrat turke dhe kineze, po flas në referencë të vlerës, dhe mos harroni se monitorimin do ta keni jashtëzakonisht shumë të madh”

Së fundi, Ministri bëri të ditur se për qëllime të rritjes së efikasitetit të kontrollit, hetimi financiar dhe policia doganore do të dalin jashtë territorit të doganës.

“Hetimi dhe policia doganore do të jenë jashtë territorit doganor, në mënyrë që “check and balance” pra kontrolli, të jenë në rradhë: është dogana, është antikontrabanda me hetimin, dhe në një moment, me kërkesë të drejpërdrejtë të kryetarit të doganës apo të kujdo nga doganierët që ka nevojë, hyn edhe anti- krimi ekonomik”.

 

6 komente në “Aksioni kundër informalitetit, Ministri Ahmetaj takim me Tatimet dhe Doganën e Tiranës: Bizneset e zonës së ish-Bllokut, do kalojnë në biznese të mëdhenj!”

  1. Andi says:

    Me zhiron ditore qe ato kane qe e kalojn shifren 1 milion lek ne dite ashtu duhet te quhen. Po une do te thoja qe mbledhja e taksave duhet te vazhdoj akoma me te njejten reforme qe ka nisur qe nga shtatori. E njejta gje edhe per kuponin e kases .

    1. Leka says:

      Reforma qe jane ndrrmarre si ajo kundra energjise elektrike si kjo sot kundra informalitetit jane me te rendesishmet qe jane ndermmarre ndo nje here ne kto 25 vjet. Jane te rendesishme sepse eshte e vetmja menyre qe shteti te funksionoj te mbaj, te investoj dhe te na ofroj sherbime ne rast te kundert marrim rruget ose hidhemi direkt ne nje grope qe ska fund as shpetim.

  2. Agjenti 009 says:

    Per cfare informaliteti beni fjale?
    Organet tatimore jane pjese e ketrij informaliteti qe eshte sa korrupsion aq edhe KRIM SHTETEROR!
    Ja nje shembull:
    -Nje firme “Sara-AT”- shk,qe ka aktivitet ne autostraden Tirane-Durres,prane Drejtorise se Patentave,ne qafen e Kasharit!
    Ne pronesi te saj jane 2 ndertesa 4-6 kateshe qe jane dhene me qera njera BKT-se,ndersa tjetra Alb-telekom-Eagle qe merr prej tyre rreth 50 mije euro ne muaj,krahas siperrmarrjeve te tjera per shitje pllakash qeramike etj!
    Per arsye te borxheve qe ka me disa persona dhe biznese,zyrat Permbarimore jane gjendur ne veshtiresi per te vepruar sepse organet tatimore nuk u japin asnje te dhene per bilancet e kesaj firme,me arsyetimin se KJO FIRME PASKA 3-4 apo me shume vjet qe nuk dorezon bilance ne QKR dhe ne Tatime!
    Ne keto kushte shtrohet pyetja:
    Mire ne borxhllinjve,por shteti si e ka lejuar kete firme,te mos paraqese bilancet vjetore dhe te mos paguaje detyrimet ligjore ne shtet???
    Kush eshte ky shtet,qe burgos nje fakir fukara se nuk ka paguar faturat e dritave dhe lejon kete firme qe fiton deri ne 1 milion euro ne vit dhe nuk paguan asgje???
    A nuk jane te korruptuar punonjesit tatimore ne kete rast???
    Po sa raste te tilla ka ne Shqiperi dhe shteti humbet miliona euro ne muaj e jo me ne vit per faj te ketyre punonjesve HAJDUTE qe nuk i kontrollon njeri?

  3. formaliteti says:

    kjo qe thua o pseudominister ka lidhje vetem me panamane etj kryevepra qe ti dhe paraardheist e tu beni cdo dite.mos kujto se duke na u fry si antiformal na heq mendjen nga vjedhjet e stermedhaaaaa. per ca i do leket e taksave? per koncensione dhe pune publike me cmime gjigande ?kur u bone dhe ti me na hedh hi syve. shko paguj taksat e bizneseve tuja njehere pastaj hajde merru me cikerrimat me te cilat jetojne familjet e shkreta me litar ne fyt.
    shiko panelin dhe gjyko vete. ke nga ato ha meraku per shtetin?

  4. ani says:

    Keto jane levizje afatshkurtera e ardhmja e adm tatimore nuk eshte e mire. Si tatimoagues tashme ne zyrat e tyre shoh vetem 22 vjecare ….nuk mba diot nje pune

  5. doganieri says:

    Dogana e Tiranes!!!
    mos po i dergon ne doganen e Tiranes qe ti ndash te gjithe placken veten me nje person dmth vetem me nje kryetar dEge,jo me 10 kryetar degesh???
    Keshtu te hyjne ne pjese shume dhe plus te del nami madh!!!
    Koke pidh!!! Mallra turke!! Ke Cim rryten me Emi trans shpk.bie gjithe veshjet nga turqia…paguan sa i do trapi,deklaron cfare i do trapi….e di e gjithe dogana e dine te gjithe.zihen doganieret e vleres kush do ta beje….he pra ne doganen e tiranes…e di pse??
    Koke pidh!!! Ka mbrojtje nga lart pra!!
    Si i kerkoke hesap doganierit ti ,kur dihet qe luani merr pjesen me te madhe diten per diell!
    Koke pidh!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje