LETRA/ Ahmetaj reagon pas letrës së Vasilit: Politikat në bujqësi po japin rezultate pozitive

13 Prill 2016, 13:50Politika TEMA

Ministri i Financave Arben Ahmetaj i ka kthyer përgjigje zyrtarisht Sekretarit të Përgjithshëm të LSI, Petrit Vasili duke e siguruar se qeveria është e angazhuar konkretisht për shqetësimet e shprehura në emër të LSI lidhur me situatën në bujqësi.

Ahmetaj e siguroi Vasilin, se ai si ish Ministër Ekonomie dhe tani si Ministër Financash është marrë personalisht me problemet që u krijohen eksportuesve tanë bujqësor në Maqedoni. Ahmetaj tha se ka një procedurë të ngadaltë në analizat laboratorike në Maqedoni, por ai ka ndërhyrë zyrtarisht pranë autoriteve maqedone që të zhbllokohet situata dhe ka pasur rezultate.

Lidhur me pagesat “cash” në furnizimin me produkteve bujqësore, Ahmetaj theksoi se kjo është një nisëm e vitit 2014 dhe qeveria ka nxitur autofaturimin me TVSH të vet grumbulluesve për të lehtësuar bujqitë dhe se kjo ka sjellur rezultate të mira në formalizmin e ekonomisë bujqësore.

Nga ana tjetër Ahemtaj e siguroi se shërbimi doganor është në gatishmëri 24 orë për produktet bujqësore dhe çdo abuzim në këtë drejtim do të ndëshkohet.

Letra e Ahmetaj për Vasilin, gazeta Tema

3 komente në “LETRA/ Ahmetaj reagon pas letrës së Vasilit: Politikat në bujqësi po japin rezultate pozitive”

  1. nina says:

    Buqesia eshte nje nga sektoret me te rendesishem te ktij vendi edhe duhet ndjekur me seriozitet nga si nga fermeret edhe nga edhe nga qeveria. edhe me vjen mire qe po i kthen perseri ketij sektori duke investuar edhe duke care ne tregje akoma me te medha.

    1. Ladi says:

      Krijimi i hapsirave doganore per buqesit duke qen hapur 24 ore per eksportrt jashte vendit eshte nje menyre shume e mire per te shtuar prodhimin edhe perpunimin e tyre duke e kthyer kte sektor me terheqes edhe atraktiv te vendit.

  2. Jimmy says:

    Bravo English teacher!!!!!!!!! The worst Minister I saw it in my entire life?????? Shame for Albania who handles finances !!!!
    help god those people?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje