DOSJA/ Shullazi, “pronar” i Durrësit. Gjoba shumë biznesmenëve të njohur. Zbardhen akuzat

19 Prill 2016, 16:30Politika TEMA

Emiljano Shullazi do të dalë para Gjykatës së Krimeve të Rënda si i dyshuar për 6 vepra penale, më e rënda “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” e më pas “gjobëvënie”, t”rafik droge”, “shkatërrim prone me eksploziv”, “kanosje për shkak të detyrës” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Masa për vleftësimin të ligjshëm të ndalimit të Shullazit, Gilmando Danit dhe Blerim Shullazit dhe kërkesa e prokurorisë për t’i lënë ata nën arrest me burg, u shty për të mërkurën në orën 08.30. Shkak i zbarritjes u bë angazhimi i prokurores së çështjes dhe gjyqtarit Idriz Mulkurti në një proces tjetër që parashikohet të zgjasë.

“Top Channel” zbulon detaje të tjera nga qëndrimi që do të mbajë Prokuroria e Krimeve të Rënda në gjykatë. Prokuroria thotë se ka të dhëna se Shullazi bashkë me persona të tjerë të paidentifikuar kanë kërcënuar për t’ju marrë pasurinë 4 biznesmenëve të njohur.

Po sipas prokurorisë, të tre të ndaluarit po bëjnë përpjekje të provatizojnë parkun sportiv në Durrës.

Përmes kanosjes dhe dhunës fizike, sipas organit të akuzës, të dyshuarit kanë regjistruar ish-hotel “Vollgën”, e meqenëse prona në fjalë kishte probleme me dokumentacionin, dyshohet se është ushtruar dhunë edhe ndaj kryeregjistruesit të Durresit dhe dy punonjësve të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive në Durrës e Tiranë.

Por ndërsa nuk ka asnjë kallëzim për dyshimet e mësipërme, prokuroria i referohet dëshmisë së Jani Zaka e Mitri Priftit, të cilët janë kërcënuar për t’ju marrë pronën, një parkim 1200 metra në Tiranë. Sipas prokurorisë, pas këtyre kanosjeve, Jani Zaka është larguar nga Shqipëria dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

Prokuroria shprehet ndërkohë se ka të dhëna se ky grup personash, në bashkëpunim me të tjerë shqiptarë e të huaj janë të organizuar dhe kanë për qëllim trafikimin e drogës drejt Bashkimit Europian.

“Do të kërkoj paligjshmërinë e arrestit dhe lirimin e Emiljano Shullazit, nuk ka asnjë bazë në prova për arrestimin e tyre”,- deklaroi avokati i Shullazit, Arjan Qafa.

Në lidhje me kanosjen e kandidatit për Rektor, prokuroria thotë se është kërcënuar jo vetëm Mynyr Koni, por edhe Dhori Kule. Dhori Kule, thonë burime të “Top Channel” është kërcënuar në afërsi të një hoteli të njohur me pesë yje në Tiranë dhe se prokuroria disponon si prova edhe pamjet filmike të këtij hoteli.

Zbardhen akuzat

“ABC News” ka arritur të sigurojë një kopje të kërkesës së prokurorisë, të dorëzuar në gjykatën e krimeve të rënda, ku kërkohet që Emiljano Shullazi dhe dy bashkëpunëtorët e tij të qëndrojn në burg deri në përfundim të hetimeve.

Sipas kësaj dosje, Emiljano Shullazi dyshohet se është kreu i një “bande” e cila vijon aktivitetin e saj kriminal, për të realizuar ardhjen e pasjoave, marrjen e përfitimeve të padrejta, nëpërmjet kanosjes si dhe trafikimit e lëndëve narkotike.

Në dosje janë renditur dyshimet, ku Emiljano Shullazi, krahu i tij i djathtë Gilmando Dani dhe kushëriri Blerim Shullazi dhe persona të tjerë që po hetohen, janë përfshi në veprimtari kriminale.

Sipas dosjes, thuhet se, Shullazi së bashku me “bandën” e tij, i ka vendosur gjobë dhe ka përfituar shuma të mëdha parash nga biznesmen të njohur në vend.

Prokuroria përmend me emra personat nga të cilët ka përfitua shuma të mëdha, por që për arsye etike nuk po i publikojmë emrat e tyre. Në mesin e personave që kanë paguar gjobë si pasoj e kërcënimeve, është një koncesionari dhe pronar i kompanisë së madhe të hidrokarbureve në Shqipëri.

Përfaqësuesi i një kompani të njohur kafeje dhe pronar i disa lokaleve në Durrës. Si dhe një shtetas, i dënuar nga po kjo gjykatë në vitin 2007 për trafik droge tashmë pronar i disa qendrave tregtare. Por, burimet thonë, se asnjëri prej tyre nuk e ka kalëzuar direct të dyshuarin Emiljano Shullazi për gjobëvënien.

Gjithashtu në dosje thuhet se, Shullazi me anë të dhunës, kërcënimëve ka përfituar një sipërfaqe të madhe tokë dhe ndërtesën brenda saj, e njohur ndryshe si ish-hotel “Vollga” në Durrës. Për regjistrimin e kësaj prone, në dosje thuhet se “banda” e tij ka rrahur e dhunuar punonjës të Hipotekës në Durrës de asaj qendrore në Tiranë. Po me anë të kërcënimeve, prokrurorët dyshojne se Shullazi po tentonte të privatizonte objektin e quajtur “Parku Sportiv” në Durrës.

Me të njejtat metoda dhune dhe kërcënimi, prokuroria pretendon se “banda” drejtuar nga Shullazi ka tentuar të marr një sipërfaqe prej 1200 m2 parking në kryeqytet, pronarëve të së cilës në formë kërcënimi i ka vendosur edhe eksploziv.

Prokuroria, në dosje ka renditur edhe akuzën për kanosje dhe kërcënim ndaj dy profesorëve Dhori Kule dhe Mynyr Koni për tërheqjen nga gara, akuza për të cilën prokruorët kanë administruar deklarimet e tyre.

Përveç këtyre akuzave, grupi hetimor ka ngritur dyshime se Emiljano SHullazi dhe banda e tij, prej kohësh në bashkëpunim me persona të tjerë, shtetas shqiptar dhe të huaj janë organizuar dhe kanë për qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.

Bazuar në të gjitha këto akuza dhe raste, prokuroria kërkon nga gjykata që tre të dyshuarit të mbesin në qeli me masën e sighurisë “arrest me burg”.

10 komente në “DOSJA/ Shullazi, “pronar” i Durrësit. Gjoba shumë biznesmenëve të njohur. Zbardhen akuzat”

  1. durres says:

    per parkun sportiv ne durres eshte marre peng Vangjush Dako…e di gjithe durresi…

    1. altini says:

      jo mo jo, ca thua ti. Ato jane bronckullat e Berishes !!!

      Hapni syte o njerez !!!

      1. Ml says:

        Po eshte marre peng Vangjushi….

  2. sit... back..and relaks →→→ says:

    Shpullazi eshte vetem maja e ajsbergut prej muti qe ka kapur ate vend per fyti. Shpullazi eshte nje lloj çirinai (personazh i serialit oktapodi) eshte ai qe ben duart pis nderkohe qe boset e vertete te krimit, ata me kollare kushedi se ku mbajne fushata me premtime apo presin shirita dhe bejne inagurime. Bile mendoj qe shpullazi ka gisht ose se paku eshte ne dijeni per autoret dhe shkakun e vrasjes se artan santos. shpullazi nuk duhet te hetohet si kriminel i thjeshte, ai duhet te hetohet si ura lidhese mes krimit dhe politikes dhe duhet te nxjerri emrat e atyre qe e mbrojne dhe e paguajne. nqs pranon te flasi ti jepet statusi i te penduarit, nqs nuk pranon ath une mendoj se policia duhet te gjeje se ku i siguron te ardhurat shpullazi per shpenzimet, jetesen qe ben, pronat qe ka, etj etj. shtepia, familja, shoqeria e tij duhet tju vihen cimka ne cdo cep. ketu problemi nuk eshte shpullazi vetem, ketu problemi eshte mbrojtja dhe imuniteti qe perfiton shpullazi nga politika. Po qe te hetohet duhet nje prokuror me bole, dhe nje gjykates me bole qe mos pyesi per presione por ti vere mbas murit tipa si shpullazi dhe shefat e tij. duhet te krijohet mbrojtje e vecante per gjyqtaret qe pranojne te vene ligjin dhe interesin e vendit mbi ate personal dhe jo si shoku Dhjero Kule apo ai letyra tjeter qe thone sdime gje skemi pare gje nuk njofim njeri.

  3. nje rilindas vari k... says:

    …rrofte populli trim shqiptar, qe fitoi lirine e premtuar nga pushtuesi rrofshin biznesmenet e shqiperise qe me sakrificat e tyre i dhuruan ketij populli lirine , rrofte rilindja e shqiperise

    1. ??? says:

      Shullazi eshte i lidhur me Tahirin dhe Ramen, pyesni Berishen, ta them une. Prandaj e arrestuan se e kane te vetin. Ku jeni ju komentuesit qe thoni se ishte i lidhur me PS? Vend budallenjsh.

  4. Edhe nje vit kohe jepni shullazit, se te gjitha pasurite e tij do kalojne ne emer te jetimores ne Tirane sapo te mbaroje une denimin. Te fala nga Hitleri.

  5. Edhe nje vit kohe jepni shullazit, se te gjitha pasurite e tij do kalojne ne emer te jetimores ne Tirane sapo te mbaroje une denimin. Te fala nga Hitleri.

    1. Landi says:

      Ti te han bolet daku.

  6. beni says:

    Klodeta jep doreheqjen pasi nuk te shkon te mbeshtetesh nga Shullazi. te ka kompromentuar shume. Dikush i ka thene apo jo, dhe eshte e siurteqe asnje qytetar jo por vetem dikush nga stafi juaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje