SKANDALI/ Prokurori i 21 Janarit Shkëlqim Hajdari, dje "u zbua" dhe nga prokuroria

26 Prill 2016, 18:16Politika TEMA
SKANDALI/ Prokurori i 21 Janarit Shkëlqim Hajdari, dje "u zbua"

 

Prokurori Shkëlqim Hajdari, i cili ka bërë rekursin në Gjykatën e Lartë për dosjen e 21 Janarit, ka marrë dje dy lajme negative në harkun e dhjetë minutave. Në orën 15:00, Gjykata e Lartë vendosi të hedhë poshtë rekursin e tij për dosjen e 21 Janarit, ndërsa në orën 15: 15 minuta Gjykata Administrative ka hedhur poshtë kërkesën e Shkëlqim Hajdarit kundër transferimit të tij si prokuror në Shkodër, pas konfliktit që kishte me Adriatik Llallën.

Brenda një orë pra gjykatat, që duket se janë nën të njëjtin urdhër, morën dy vendime kundër tij, duke i hedhur poshtë edhe punën si prokuror, edhe kërkesën e tij për t’u mbrojtur nga një vendim arbitrar i eprorit të tij, i cili e transferoi pas sherrit banal dhe përleshjes fizike në sytë e gjithë prokurorëve në hotel Tirana në fund të vitit 2014.

Rekursi i bërë nga Z. Hajdari për çështjen e 21 Janarit, është bërë qysh më datën  28 shkurt 2013, pas hezitimit që Prokuroria e Përgjithshme kishte për ta bërë këtë rekurs. Në një bisedë me gazetën TemA, Hajdari thotë se nga zyrtarë të lartë të Prokurorisë, është këshilluar të mos e bëjë rekursin, për arsye të kuptueshme politike, dhe pasi ai e ka bërë, dosja ka fjetur 3 vjet në Gjykatën e Lartë, pa asnjë presion nga Prokuroria për afatet.

Ai ka pasur pas kësaj, një periudhë konfliktuale me drejtuesit e Prokurorisë, për shkak të një vije qëndrimesh që binin ndesh me pjesën politike që mban nën kontroll Prokurorinë, sidomos për çështje të nxehta si 21 Janari, Gërdeci etj.

Kjo solli dhe konfliktin e tij personal me kryeprokurorin Llalla, dhe transferimin e tij në Shkodër.

Vendimi i Gjykatës kundër Hajdarit, absurd

Vendimi i Gjykatës Administrative kundër Shkëlqim Hajdarit është absurd, pasi ka humbur barazvlefshmërinë  me vendimet e tjera që Gjykata ka marrë për raste të tilla. Kjo gjykatë ka pranuar paditë e disa prokurorëve që kanë ankimuar transferimet e tyre të paligjshme me urdhër të kryeprokurorit Llalla. Kështu, prokurori Shkëlqim Kokona, që është transferuar në një ditë me prokurorin Hajdari, e ka fituar çështjen në gjykatë, por Llalla nga ana tjetër bllokon emërimin e tij në Tiranë, ndërkohë që ka hapur vende vakante në Tiranë, duke kërkuar shtesë organike. Pra, nga një anë lë prokurorët që kanë fituar gjyqin pa punë, nga ana tjetër kërkon shtesë organike. I njëjtë është dhe rasti i prokurorit Bilbil Mete.

Pra, gjithçka duket se është një betejë personale e Lallës kundër prokurorëve që nuk kanë zbatuar urdhërat politikë të tij.

Hajdari dyshon se gjykata ka qenë nën presion politik, për të spastruar kundërshtarët e Lallës nga sistemi.

Shkëlqim Hajdari ka refuzuar të jetë aktiv në media pas përplasjes me Llallën, përveç intervistës së tij tek Zëri i Amerikës, duke shpresuar se gjykata do vendoste jashtë presionit politik. Ai ka qenë pjesë e proceseve më të nxehta që Prokuroria ka pasur në duar gjatë tranzicionit, siç është  zhdukja e Remzi Hoxhës, vrasja e Azem Hajdarit, skandali i naftes virxhin, Gërdeci, 21 Janari etj. Kjo me sa duket është dhe taksa që duhet t’i paguajë Prokurorisë, që është ende nën kontrollin e Berishës.

Një histori përplasjesh Llalla- Hajdari, për shkak të përdorimit politik të Prokurorisë

Përpasjet e Shkëlqim Hajdarit me kryprokurorin Llalla, u shfaqën hapur në 3 tetor 2014 në hotel Tirana, ku u bë publik fakti që kryeprokuri Llalla, kërkonte ta shkarkonte në mënyrë të paligjshme si kryetar i Shoqatës së Prokurorëve. Kjo përplasje erdhi si pasojë e qëndrimeve të Shoqatës që drejtonte Hajdari pro fillimit të reformës në drejtësi, si dhe mosmarrëveshjet me Llallën në lidhje me çështje të nxehta si Gërdeci, 21 Janari, nafta virgjin etj, të cilit Hajdari i kishte mbrojtur vetë në Gjykatën e Apelit.

Pak dite para kësaj ngjarje, Llalla kishte dërguar nje grup kontrolli nga Prokuroria e Përgjithshme për të kontrolluar punën e Prokurorisë de Apelit, që drejtohej nga Z. Hajdari. Kontrolli i punës nuk konstatoi asnje shkelje.

Ngjarja në hotel Tirana përfundoi me sulm fizik të kryeprokurorit Llalla, i cili humbi qetësinë gjatë debatit. Në mënyrë të paprecedentë, ngjarja u mbajt sekret dhe ndaj saj heshtën dhe institucionet e shtetit shqipar që u vunë në dijeni, ndërsa vet prokurorët të pranishëm në një skenë krimi mbuluan faktet. Një grup prokurorësh që u ndodhen aty, Arben Dollapi, Hysen Keta, Ardian Nezha, Bujar Sheshi, Adnand Xholi etj, të cilët morën në mbrojtje Hajdarin nga dhunimi i mëtejshem, duke e larguar nga ambjentet e hotel Tirana, nuk u shprehën për ngjarjen në media.

Për ngjarjen Hajdari bëri një dëshmi me shkrim drejtuar presidentit, kryeministrit, kryetarit të Kuvendit dhe trupit diplomatic, date 7 Tetor 2014.

Pas kësaj, Llalla e shkarkoi Shkëlqim Hajdarin si drejtues të Prokurorisë së Apelit, ndërsa Hajdari dhe familja e tij u morën në mbrojtje fizike për shkak të konfliktit me të.

Hajdari vazhdoi punën si prokuror i thjeshtë në Prokurorinë  e Apelit, dhe vazhdoi të ishte aktiv në mbështetje të reformës në drejtesi, si kryetar i Shoqatës së Prokurorëve, në të gjitha tryezat e  organizuara me ekspertë të reformës në drejtësi.

Në fillim të dhjetori 2015, në zyrat e Kuvendit, në prani të eksperteve të nivelit te larte, përfaqësuesit e partive politike, ambasadorit Lu, znj Vlahutin etj, Hajdari, ndryshe nga përfaqësuesit e zyrës së prokurorit të Përgjithshem, Unionit te Gjyqtarëve etj, mbështeti reformën në drejtësi dhe sidomos pjesën e Prokurorisë, çka ra ndesh me vijën zyrtare të Prokurorisë, e cila ishte kundër reformës. Vetë zoti Lalla u shpreh publikisht kundër saj, ndërsa siç e denoncoi më vonë dhe ambasadori i SHBA në Shqipëri, Donald Lu, Llalla kishte porositur dhe prokurorët të ishin kundër reformës, në tryezat ku merrnin pjesë.

Te nesermen e kësaj dite, prej Llallës iniciohet krijimi i Unionit te Prokurorëve, një shoqatë tjetër, që duhet të kundërshtonte reformën në drejtësi, e cila ne fund të dhjetorit doli hapur kunder reformës.

Nderkohe Hajdari me nje procedurë të paprecedentë, me propozim te Llallës, më  11 dhjetor (e premte) dhe me dekret të Nishanit 14 dhjetor (e hënë), transferohet në Shkodër si prokuror i thjeshtë. Nishani kishte 30 dite kohë të mendohej për kete dekret, dhe e dinte  më mirë se të gjithë të tjerët ngjarjen e 3 tetorit 2014, kur Llalla kishte goditur prokurorin Hajdari, dhe mund të reflektonte.

Por duket se Hajdari ishte futur në rrethin e kuq të Berishës dhe vijës së tij politike në Prokurori.

Hajdari i bëri publike këto zhvillime në një intervistë tek Zëri i Amerikës . http://ëëë.zeriamerikes.com/media/video/3113780.html.

Pas kësaj interviste, Hajdari ka heshtur me shpresën se drejtësia do bënte punën e saj.

Dje ajo mbylli dy çështje. Së pari çështjen e 21 Janarit, prokuror i së cilës ishte Hajdari dhe për të cilën u penalizua nga Llalla, dhe po ashtu rrëzoi dhe prokurorin Hadari në kërkesën e tij për të kundërshtuar transferimin arbitrar në Shkodër.

Tani pritet se cili do jetë vendmi i radhës i prokurorit Hajdari, i cili duket se ka pak shanse të qëndrojë në sistemin e Prokurorisë pas kësaj klime mbytëse ndaj tij, për shkak të diferencës në qëndrime me vijën politike që vazhdon të kontrollojë Prokurorinë, e cila po kthehet në zyrë avokatie dhe për krimet politike në vend.

 

24 komente në “SKANDALI/ Prokurori i 21 Janarit Shkëlqim Hajdari, dje “u zbua” dhe nga prokuroria”

  1. malsor says:

    Pse nuk denoncohet llalla per ushtrim dhune ndaj hajdarit dhe te rraset brenda. Akoma nuk esht vone. Hiqeni sa me shpejt dhallin e korruptuar. Gjat arrestimit te terhiqet zvarre berishjani i ndyre.

    1. bonbon says:

      Llalla eshte me shume Metjan se Berishian.

    2. tom says:

      Po Cim Hajdarin e njef ti?
      E di me te ndershem?
      I njejti perberje,ndoshta me i keq!

  2. Roni says:

    Shkelqim Hajdari eshte ftyra me e paster e prokurorise!

    1. Lil Toronto says:

      Po ashtu dhe Bilbil Mete, prandaj nuk I do Llalla.

    2. Cimi says:

      Me pastra? Ngateron te zezen me te bardhen!

  3. Ardi says:

    Llalla eshte nje vemje qe hedh vallen e Sali Berishes. Ka eshe dashnire ai fare burri

  4. Toni says:

    Akoma nuk arrij te kuptoj se si forcat politike mund te kontrollojne akoma sistemin e drejtesise. Nga shkrimi arrij te kuptoj paster qe ky prokurori Hajdari eshte nga ato te paktet qe kane dale kunder sistemit. Mor zoti Hajdari, po nuk e kupton qe ate vend e ka mar m… nder shale? Po dhalla apo llalla eshte nje injorant dhe i semure epileptik qe qe po shfrytezohet per interesat politike te PD. Ruaj koken zoti Hajdari, sepse kto jane te lidhur me grupet kriminale me te erreta. Jep doreheqje zoti Hajdari dhe nxirri te gjitha te palarat ktyre pleave qe te shkojne te gjithe ne burg…

  5. Bariu says:

    LLaLLa eshte shtupi me i mire qe Krimineli Berishe te zhduke gjurmet e krimeve dhe te korrupsionit.

  6. KASTRATI says:

    LLALLES SADO UJE TI HEDHESH PRAPE LLALLE DO TE DUKET POR S’GELLTITET ME ASGJE. SA POSHTE QE KEMI RENE.

  7. Luli says:

    Ska kohe te punoje ai Llalli ja ka marre mendjen Rovena Gashi! kan ngel ne ajer tu shetit me leket e korrupsionit

  8. bardhi says:

    bahu i fort Shkelqim se je shembull i prokurorise. por ndyresinat ashtu ngelen

    1. autor says:

      si te behet i forte ,, e kuptoni qe eshte i vetem kunder mafjes , ka nevoje per nje mbeshtetje mbare popullore
      eshte koha te ngrihemi me mjete demokratike ne nje proteste perpara “prokurverise” kunder kryeprokuroreve te superkorruptuar,te mos lejojme
      largimin e prokurorit Hajdari ,dhe te vendosim me cdo kusht reformen ne drejtesi me referendum popullor
      edhe pse su intereson nje grupi prej 15 banditesh ne shqup!!!!!

  9. PETRIT VJOSA says:

    PORDHET E PLAKUT TE VICIDOLIT DHE DRITAT E EMERGJENCES SE ADRIATIK LLALLES

    – Ne krye te akuzes shqiptare apo ne qeli nen akuze !?
    – Cironka Shullazi dhe padrinot e Mafias se Tiranes dhe “bandes se gangstereve” te saj

    Jo sot…
    1- Qysh diten kur ofendoi me gjuhe prej rrugaci kolegun e tij Hajdari ne mbledhjen e
    e prokuroreve te mbare vendit.
    2- Qysh diten kur grushtoi si nje halabak kolegun e tij Hajdari , Kryetar i Shoqates se Prokuroreve te Shqiperise ne syte e lemerisur te prokuroreve Shqiperise…
    3- … Edhe nje rrugac ordiner arrestohet nga policia kur kercenon e aq me teper grushton nje qytetar tjeter jo me kryprokurori i Shqiperise Kryetarin e Shoqates e Prokuroreve te Shqiperise… Nuk eshte pa faj edhe Hajdari qe jo vetem nuk iu pergjigj me te njejten monedhe Adriatik Palles! Si mund te mbroje ligjin nje prokuror kur nuk eshte ne gjendje te mbroje vetveten!?
    4- Qysh diten kur “me urgjence” levizi, ngriti ne detyre e gradoi nje lukuni prokuroresh te perfolur e denoncuar jo vetem per paaftesi por edhe per afera korruptive sipas sherbimeve dhe tarifave, qe i kane paguar atij te njohura si “taksat e korrupsionit” dhe kontratave te fshehta me Padrinot e Mafias shqiptare Sali Meten per sherbime ne te ardhmen
    5- Qysh diten kur iu mohua viza kryprokurorit te Durresit nga Ambasada amerikane si pjese e “delegacionit” te tij per nje konference te nje shoqate nderkombetare juristesh e jo si i ftuar zyrtarisht nga FBI-ja amerikane, sic mashtroi Llalla ne Tirane dhe sic u detyrua te rrefehet nga “Zerin e Amerikes”.
    Kush pagoi per shpenzimet e udhetimit, tarifat e pjesemarrjes ne konference, per hotelet, dietat e sherbimit… Taksapaguesi shqiptar apo Llalla e co.!? Ta hetoje KL(e)SH i Leckajt!
    6- Qysh diten kur mashtroi shqiptaret per delegacionin e Prokurorise se Pergjithshme qe do te takohej me drejtorin e FBI-se amerikane dhe nuk u prit as nga portieret e saj .
    7- Qysh diten kur u zgerlaq keqazi nga Zeri i Amerikes ne intervisten me te turpshme te nje funksionari te larte shqiptar qysh kur eshte krijuar ajo.
    8- Asnje pergjigje konkrete… Pergjigje kodra mbas bregut… Genjeshtra nga me te trashat per cdo pyetje te holle te saj.
    9- Qysh diten qe jo vetem nuk e pranoi ta nenshkruante por as ta takonte drejtori i FBI-se, syshqiponjave amerikane … Pse!?
    10- Qysh diten kur nuk e besojne shqiptaret kryeprokurorin, kryegjykatesin e larte, KLD-es, Presidentin jo vetem me te paafte te vendit te vet, si mund ta besojne amerikanet qe dine per ta me shume se ai di per veten e tyre.
    11- Qysh diten kur Ana Veizi ( Ana Franku shqiptare ), nusja e vellai i Aleks Nikes, familjaret e 4 viktimave te 21 janarit dhe Gerdecit, te Otrantos e 1997-es u drejtohen Gjykates se Strasburgut ( ne fakt duhet ti drejtoheshin Gjykates Nderkombetare se Hages sepse behet fjale per krime te mirefillta kunder njerezimit ) e jo Prokurorise se Pergjithshme, Gjykates se Larte, KLD-es, kryetarit te shtetit qe i ekzekutoi pa gjyq e ne Bulevardin ku nuk guxoj te ekzekutoje as nazi-fashizmi dhe as komunizmi…
    12- Qysh diten kur nuk e besojne shqiptaret kryeprokurorin, krygjykatesin e larte, KLD-es, Presidentin jo vetem me te paafte te vendit te vet, si mund ta besojne amerikanet qe dine per te me shume se ai di per veten e tij.
    14- Qysh ditet kur Plaku nga Vicidoli dhe banda e tij kusare e vrastare, ” Qeveria e tij e gangstereve” dhe ” Mafias qe ka dale krejt jashte kontrollit” kapi dhe nuk po leshon kurrsesi te gjitha hallkat e drejtesise dhe te shtetit shqiptar .
    15- Qysh diten kur ne vend te homologut shqiptar Adriatik Balla, Drejtori i Pergjithshem i FBI-se amerikane nenshkroi marreveshjen e bashkepunimit per Byrone Kombetare te Hetimit, me ministrin e me te suksesshem ne historine e Shqiperise Saimir Tahiri ne prani te kryeministrit Edvin Rama.
    Pse!? Sepse amerikanet si askush tjeter te shohin , te vleresojne punen e jo gunen e shqyer te nje kryeprokurori qe nuk ka nisur asnje hetim serioz per aferat me te renda te korrupsionit ne historine e Shqiperise duke nisur nga… Autostrada e kusarise se kombit e deri tek CEZ-i, nga Gerdeci e deri tek 21 janari, nga Fazlici e deri tek Fullani, qe nga vrasja makaber e gjyqtarit Ikonomi e deri tek ekzekutimi nen hunden e tij i Artan Santos, qysh nga shkarkimi i Ina Rames e deri tek vete emerimi i tij me kontrate besnikerie e impuniteti nga Mafia politiko- financiare e Tiranes e me tej.
    Cdo njeri prej fakteve te mesiperm do te mjaftonte qe Adriatik Llalla sot te ishte ne burg e jo ne krye te organit qe ka per detyre te shenjte e ligjore hetimin, ndalimin dhe goditjen e krimit dhe korrupsionit qe po ia ze frymen e merr shpirtin demokracise shqiptare.
    Shqiptaret jane ngopur me sirenat e alarmit dhe “mbledhjet urgjente” te nje kryeprokurori sharlatan qe prodhon show mediatik, por qe nuk ka hetuar, kopsitur asnje dosje te plote ne keto pese vjet… Te pakten te kishte apeluar vendimet skandaloze te gjyqtareve te sterkorruptuar te dosjeve te Fullanit, Tafajt.
    Me siguri keshtu do te veproje edhe me ceshtjen e Kseres, per te cilin edhe amerikanet kane informacion te sakte se, midis te tjerash bashke me sekseret e tij, eshte marre edhe me trafik njerezor duke shitur viza amerikane, deri ne 25 mije euro copa per shqiptare qe kurre nuk kane punuar ne ministrine e tij.
    Kaq eshte edhe cmimi qe paguajne shqiptaret tek Mafia italiane dhe Greke e pasaportave dhe vizave per ne SHBA.
    Ne vend te flinte pas kangjellave te burgut Adriatik Llalla jo vetem po fle por edhe po majmet nga kllapia e tij totale mbi dosjet e krimit dhe korrupsionit.
    Me kete mbledhje urgjente Adriatik Llalla dekonspiroi edhe me keq veten si kryeprokuror me kontrate nga Mafia politike e Tiranes…
    Sa leshoi ajo nje pordhe me ere plaku i Vicidolit per Shullazin , u ndezen dritat e emergjences ne zyrat e pergjumura te Llalles.
    E cdo shqiptar, pervec Adriatik Palles e di dhe sheh se Shullazi eshte vetem nje cironke perballe peshkaqeneve e Padrinove te Mafias se Tiranes dhe “bandave te tyre te gangstereve”, sic e pat quajtur plot 20 vjet me pare ” The Times” e Londres qeverisjen e Sali Berishes !

    Petrit Vjosa, London

  10. Alban says:

    Zoti Hajdari me vjen vertet keq per ju,dihet xhelozia e madhe qe ka Llalla ndaj jush,dhe ne qe smarim vesh hic e kemi kuptuar.Poshte ky epileptik i yndyre

  11. Baldushku says:

    Hajdari sikur ka mbaruar insistutin e kultures fizike Vojo Kushi, ç’ne Prokuror. Mos me thote njeri qe ka mbaruar te plepat dhe refuzon te shkoje ne Shkoder………. Ne rast se Llallen e urrej pafund midis tij dhe HAJDARIT do zgjidhja te parin. Reforma ne Drejtesi duhet te filloje me heqjen e te drejtes se profesionit atyre qe mbaruan Plepat dhe degjeneruan gjykatat dhe drejtesine…

  12. GK says:

    Sa turp te kesh dhe te shohesh nje KLLOUN me kollare si ADRIATIK LLALLA. Ne boten e qyteteruar nuk lejohet te fyesh dhe jo te qellosh me grusht,PERFAQESIM I MODELIT TE RRUGACIT DHE BANDITIT.Dhe Ky eshte me bodigarde dhe makine te blinduar e zyre lluksoze shtepi super lluksoze.Hajde SHQIPERI hajde.Ky eshte ADRIATIK BEJ LLALLA qe e ben VEZEN me dy te KUQ.Hajde te biesh ne doren e ketyre MONSTRAVE.Vetem per kete FAKT eshte mjaft ,…………………………………….jam plotesisht me JU zoti SHKELQIM HAJDARI.

  13. Moza says:

    Dy vendimet e lidhura me punen e Shkelqim Hajdrit tregojne per kapjen e drejtesise nga politike-Saliu.Prandaj eshte domosdoshmeri reforma ne drejtesi.Respekt per Shkelqim Hajdarin!

  14. ANTIKORUPSIONI says:

    Nje gje kuptoje ne gjithe kete histori:
    Ne Shqiperi ligjin e bene akoma Sala! ?
    Merri futi ne bythe nje milione shuplakat, se ai nuk do t’ja dije fare per to. TURP.

  15. Andrea says:

    ja fusni kot per plepat ! un jam koleg me Cimin dhe jo vetem qe ka ba mjeshterin ne durres por kemi qen bashke ne Fakultet ne Sauk Ministrin e Brendshme 4 vjet . por dhe Fakultetin Juridik dhe ka mbrojtu Masterin . ki inatin foli hakun i thone nje fjale te urte.!!!

  16. Lili says:

    kurajo Cim Hajdari! Respekte pa fund per ju , per bashkeshorten tuaj qe eshte nje zonje e rralle .. dhe femijet e mrekullueshem qe keni edukuar., dhe ju uroj sherim te shpejt gruas!

  17. rimi says:

    cfare hajdari flisni o njerez? e mbani mend cfare ndodhi? ne mbledhje te prokurorise ofendoi me fjalet me te ulta kolegen e tij prokurore sepse i kerkoi te mbante zgjedhjet e shoqates se prokuroreve te cilen Hajdari e ka marre peng. kaq eshte historia. funderrine si njeri dhe profesionist. sa per dosjen e 21 janarit luajti dyshtas sic e ka zakon. duhej te kerkonte rishqyrtim ne gj. e shkalles se pare per shkelje procedurash por nuk e beri. kjo ishte e vetmja mundesi qe te rigjykohej sakte dosja 21 janarit. lereni kete letyre lapanjoz, servil pushtetaresh,,,,

  18. Pallatet Agimi says:

    Mendoj se zoti Hajdari eshte nje profesionist ku morali i profesionit prevalon mbi gjithecka. Keta jane njerez me vlera, te cilet Shqiperija i ka shume te paket. Nder per ta e per zotin Hajdari. Per koincidence njoh zoterine Bilbil Mete. Nje burre me vlera te jashtezakoneshme. I ndershem dhe i paster si kristali. Nje personalitet, perpara te cilit te gjithe jane te barabarte. Nje profesionist i mrekullueshem, aftesija e te cilit perben nje vlere per jurisprudencen tone. Me njerez si ky zoteri, eshte krejtesisht e sigurt se ky vend i mjere mund te kete shprese per drejtesi. Keta personalitete, do te jene vetem keta qe do te na fusin ne Europe. E shkreta Shqiperi se si u katandis! Braktis njerezit, bijte me besnik te saj, ata qe me aftesine e ndershmerine e tyre japin vetem drite e miresi. E more Prokuror i Pergjithshem! Po pse more i mjere e komplekson vehten dhe mer mbi vehte barr qe nuk e mban dot. Perkrahi mor i varfer nga trute keta njerez, sepse koha eshte e tyre, ata jane shpresa e te ardhmes. Mos more, mos u lidh me ate qelbesire e kriminel qe te fryn ne veshin tend te semure cdo dite. Mendo more njeri se ke edhe ti femije, e ata nuk ta kane per borxh te paguajne per naivitetet e servillleqet e tua, qe te cojne, ndofta edhe padashje, ty vet ne klasen e atyre qe perpiqesh te luftosh, te kriminelet e ketij populli.

  19. dritani says:

    Ti qe shkruake keshtu qenke ndonje sahanlepires i Llalles ? se ai epileptiku eshte mesu me i perdor njerezit. dhe ne qe i njohim te dy e dim se kush eshte me i afti? Llalla qe ska ba gjimnaz ? apo Hajdari qe eshte profesionist. dhe sa per hetimet ti qeke i rrot se ate e di gjith shqipnia. ju jeni horrat e Llalles

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje