Insajderi ka siguruar dosjen hetimore kundër grupit më të madh të të dyshuarve në Kosovë për krim të organizuar. Në krye të kësaj liste si “kreu i grupit” dyshohet se është deputeti, Azem Syla. Në këtë rast janë të përfshirë edhe të dënuarit në rastin Bllaca. Vetëm Sadik Abazi nuk është.
Të dyshuar janë: Azem Syla, Shaban Syla, Shpresim Uka, Fahredin Gashi, Arton Vila, Hajrullah Berisha, Ilaz Syla, Driton Hajdari, Nuhi Uka – ish kryetar i Gjykatës Komunale në Prishtinë,, Sabedin Haxhiu – kryeshef i ndërmarrjes publike banesore, avokatët Avni Maxhuni, Eduar Gashi, Mexhid Syla, dhe Gazmend Gashi, Ramadan Uka – inxhinier, Avdyrrahman Brashori, Tefik Uka – zyrtar në Gjykatën Komunale të Prishtinës, Biserka Adianqiq – zyrtare certifikuese në Gjykatën Komunale të Prishtinës, dega në Graçanicë, Miliana Vlasaqeviq – zyrtare certifikuese në Gjykatën Komunale të Gracanicës, Lubisha Vujoviq, Aleksandër Bllagojeviq – polic i Kosovës, Vidosav Novakoviq – ish-polic i Serbisë, Bozhidar Lekiq, Dragan Maksimoviq, Shqipe Maxhuni, Elhame Uka, Lumnije Sopjani, Sami Maqedonci, Mustafë Haliti, Sali Bivolaku, Idriz Buza, Nyrtene Brajshori, Enver Çoçaj, Visar Ahmeti, Samir Haxhimusaj, Ndue Palushi, Shkelqim Latifaj, Jusuf Lataj, Agron Haxhosaj, Xhevahir Begolli, Nadir Shantir, Muharrem Kadriu, Ramadan Mavraj, Raif Hajdini, Valdet Shaqiri, Skender Potera, Arsim Hasani, Kujtim Bucaliu, Baki Abdullahu, Haki Hyseni, Jeton Govori dhe Besnik Rexha./Insajderi.com
…………………………
Policia është në kërkim të deputetit të PDK-së, Azem Syla. Mediat kanë raportuar se ai dyshohet si i përfshirë në krim të organizuar – shpërlaje parash.
Hetimet për Sylën kanë të bëjnë me dyshimet se ai është pjesë e grupit kriminal i cili tjetërsoi prona shoqërore në zonat kadastrale përreth Veternikut dhe Çagllavicës.Por nëse shikoni deklarimet e tij, shihet se Syla ka një pasuri modeste.
Në deklarimin që ka bërë në Agjensinë Kosovare Kundër Korrupsionit, për vitin 2015 deputeti i PDK-së, ka ofruar këto të dhëna:
Shtëpi me hapësirë 140.00 m2 me vlerë 70 mijë euro
Banesë me hapësirë 110.00 metra katrorë në vlerë 50 mijë euro
Tokë 1 hektarë, vlera 50 mijë euro
Një makinë me vlerë 30 mijë euro
Paga vjetore si deputet i Kuvendit të Kosovës, 17. 474.00 Euro
……………………..
Në mëngjesin e ditës së sotme ka nisur një aksion i EULEX’it bashkë me Policinë e Kosovë ku janë duke e kërkuar deputetin e Partisë Demoratike të Kosovës, Azem Syla ku përveç tij në shënjestër janë edhe 50 të tjerë.
Këta janë emrat:
Azem Syla, Shanan Syla, Ilaz Syla – djali i Shaban Sylës, Arton Vila, shofer i Azem Sylës, ish-kryetari i Gjykatës Komunale të Prishtinës, Nuhi Uka, Tefik Uka – axha i Nuhi Ukës që ka punuar referent në Gjykatë, Shpresim Uka, Fahredin Gashi, avokati Eduard Gashi, avokati Mexhid Syla, avokati Avni Naxhuni, bashkëshortja e tij, Shqipe Maxhuni, Hajrullah Berisha, Dragan Maksimoviq dhe Vukashin Steviq nga Llapnasela.
………………………………………………
Spekulimet për arratisje të Azem Sylës, ai dy ditë më parë mori pjesë në një përurim shkolle (Video)
Sot në mëngjes pjestarë të policisë së Kosovës dhe asaj të EULEX-it kanë ndërmarrë një aksion për arrestimin e dhjetëra personave nën dyshimin për krim të organizuar, ku në mesin e të kërkuarve është edhe deputeti i PDK-së, Azem Syla.
Duke mos e gjetur Sylën në vendet e bastisura nga policia, mediat kanë filluar të spekulojnë se ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, është arratisur nga Kosova para dhjetë ditësh.
Ndërsa faktet flasin të kundërtën. Deputeti Syla, vetëm dy ditë më parë ishte pjesmarrës në përurimin e shkollës fillore “Xheladin Gashi – Plaku në fshatin Komoran, ku ishin prezentë edhe kryeministri Isa Mustafa, bashkë me kryeparlamentarin Kadri Veseli, shkruan lajmi.net.
Syla shihet në kronikën e realizuar nga televizioni Klan Kosova e edhe në një foto të shpërndarë në facebook-un e kryeparlamentarit Veseli.
ne kosove qenka ulur Turku kembekryq, pupupu shikoni emrat e ketyre, te gjithe emra turq, s’ka faj serbi qe thote jane te ardhur, ndroni emrat dhe mbiemrat se fajin tuaj do ta vuajne brezat e ardhshem o te paudhe.
Emrat po por pse mbiemrat ku po i shikon ti mbiemrat “turq”ketu apo futja pordhes se keshtu te pelqen o tyte
Po del, me keqardheje se Sali Berisha paska pasur te drejt qe i ka ndjeke,arrestuar dhe penguar keta “komandante dhe udheheqes te UCKse”
Keta edhe paskan qene ne sherbim te serbit qe nnga fillimi.Tjeret,NATO,patriotet dhe idealistat luftuan dhe u vrane keta “heroi te hotel Rognerit”
zvaten, grabiten dhe dhunuan cdo gje me vlere ne Kosove. Ajo qe veshtire falet eshte idiotizma kolektive e jana, te gjithe ne Kosove dhe Diaspore e dinin mire se kush jane keta”komandant” dhe prap ne mase te madhe heshten dhe aprovuan tere kete krim mbi Kosoven dhe te ardhemen e femijve te tyre.
Maximus….fuck you
Po ju qfar jeni
Sa emra shqipetar keni ne shqiperi injorant…