Policia jep detajet për grabitjen te Sheratoni: Njëri nga autorët mori çantën me para, tjetri goditi shoqëruesin

27 Prill 2016, 10:48Kronika TEMA

Policia ka dhënë detajet për grabitjen e ndodhur djek tek hotel “Sheraton”.

Dje rreth orës 16:00 në rrugën “Dervish Hima”, tek ambientet e jashtme të një biznesi lokal, ka ndodhur një grabitje me dhunë, ku është marrë një shumë e konsiderueshme vlere monetare.

Nga hetimet paraprake dhe kqyrjes së kamerave në vendin e ngjarjes, ka rezultuar se shtetasve S. H., 38 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë arkëtar i një firme këmbimi valutor, B. Xh., 55 vjeç, banues në Tiranë, me detyrën e shoqëruesit të vlerave monetare të kësaj pike këmbimi valuator, në momentin që kanë dalë nga një bankë e nivelit të dytë, u janë afruar dy persona pa maska dhe pa armë, ku njëri nga dy autorët e kësaj ngjarje i ka marrë çantën me shumën monetare shtetasit S. H., ndërkohë bashkëpuntori ka goditur me shkelm shoqëruesin, shtetasin B. Xh dhe janë larguar me vrap drejt motorrit që e kishin lënë vetëm pak metra më larg.

Grupi hetimor po vazhdon punën për identifikimin dhe vënien para përgjegjësis së autorëve të kësaj vepre penale.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga Neni 139/25 i Kodit Penal”, thuhet në deklaratën e policisë.

Grabitësit kanë marrë plot 180 milion lekë të vjetra.

1 komente në “Policia jep detajet për grabitjen te Sheratoni: Njëri nga autorët mori çantën me para, tjetri goditi shoqëruesin”

  1. Kritiku says:

    Le te shikohet edhe versioni i skenimit te grabitjes, qe ne fakt duhet te jete ndonje pagese gjobe ose borxhi i vjeter, i papaguar. E gjithe ngjarja eshte e dyshimte dhe ndoshta do te dale qe vete te demtuarit kane gisht ne kete inskenim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje