Biznesmeni që i dha 6 milion lekë gjyqtarit Hoxha, u plagos në atentat nga të afërmit për pronën që pagoi ryshfet

3 Maj 2016, 11:49Kronika TEMA

Ky në foto është Dritan Jazexhiu, biznesmeni 48 –vjeçar që u arrestua pasi i dha gjyqtarit Ibrahim Hoxha 600 mijë lekë për ta favorizuar në një proces gjyqësor për një çështje pronësie.

Emri i tij është i njohur për policinë. Më 11 shtator të vitit 2014 ai mbeti i plagosur në një atentat në rrugën “5 Maji”, në Tiranë.

Në drejtim të biznesmenit u qëllua me breshëri automatike nga një automjet në lëvizje.

Ai gjendjej pranë dyqanit të tij.

Policia gjeti 16 gëzhoja në vendin e ngjarjes.

Sipas policisë, plagosja ndodhi për shkak të një konflikti për pronësinë me disa familjarë të tij, raporton Lapsi.al.

Mendohet se Jazexhiu ka paguar ryshfet tek gjyqtari Hoxha, pikërisht për të fituar procesin gjyqësor për pronën që u plagos nga të afërmit e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje