Veliaj replikon me këshilltarët demokratë: Distancohuni nga pallatet te Diga, zyrtarët e PD nuk do zaptojnë dot pronat e qytetarëve

23 Maj 2016, 20:30Politika TEMA

Këshilli Bashkiak ka diskutuar sot vendimin e propozuar nga Bashkia e Tiranës për ti kaluar Agjencisë “Tirana Parking” disa prona publike që deri më tani kanë qenë të zaptuara nga private.

Pikërisht kjo pikë është bërë temë debati mes kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili theksoi se nuk do lejojë më që publikja të zaptohet nga privati dhe këshilltarëve të djathtë, të cilët kundërshtuan këtë propozim me argumentin që këto prona më mirë ti lihen privatit sesa të kthehen në parkingje nga Bashkia.

“Sa të jem unë në bashki, zyrtarët e PD nuk do zaptojnë asnjë pronë publike. Bëhuni njerëz që të respektojmë rregullat. Nëse jeni këtu për të mbrojtur parkingjet e Çim Babasit, humbët një herë do humbisni sërish. Më mirë lekët e parkingut ti shkojnë bashkisë që i kthen në investime për qytetin apo më mirë ti shkojnë Çimit të partisë? Po bllokoni Tiranën për Çimin dhe Bashkimin. Po, Tirana do ecë përpara. Largohuni nga shokët e partisë. Keni bërë kryetar të PD zaptuesin e parkingjeve”, tha Veliaj.

Gjithashtu pjesë e debatit u bë dhe çështja e pallateve te Diga e Liqenit, për të cilën kryebashkiaku, Veliaj kërkoi nga këshilltarët e djathtë që të distancohen dhe të shprehen pro interesave të qytetarëve.

“Pse nuk thoni asnjë fjalë për pallatet 17 katësh te Diga?”, tha Veliaj në fjalën e tij, duke shtuar se kompania “Gener2” ka kapur kryetarin e PD, presidentin dhe gjyqtarët e çështjes.

8 komente në “Veliaj replikon me këshilltarët demokratë: Distancohuni nga pallatet te Diga, zyrtarët e PD nuk do zaptojnë dot pronat e qytetarëve”

  1. bekim says:

    U mesuat keq mor njerez dembela e pertace. Fjeti gjume 4 vjet lulushi tuaj. Erion te pergezoj per punen e deritanishme! Te lumte per nismat dhe vazhdo keshtu!

  2. Gerti says:

    Puna e bashkise eshte mese e dukshme gjate kesaj kohe. Asnje vit spo ben ne krye te bashkise Erioni dhe po ja ndryshon fytyren qytetit. Mjaft më me barbarizma! Lereni te punoje o SHQUP-ista… Turp

  3. Altin says:

    Tirana ndryshe! Me ne fund nje njeri i punes. Sic e ke nisur do ja kalosh dhe Rames! Pergezime

  4. roni says:

    Sa mir qe po flet njeri trocne kte vend. Nuk eshte se nuk I kupton ky popull por qeta degjoj tama e mos tileri mundsi ktyre pdstave te justifikohen.

  5. adi says:

    a ka qytetar te Tiranes qe ka kaluar nje here te vetme dhe nuk i ka pare pallatet nen dige??????( nese jo futuni ne google earth dhe mateni sa eshte largesia e universitetit marin barleti nga diga)
    te gjithe e dine e shofin qe pallatet te univeristei marin barleti i ka dhene rama kur ka qene kryetar bashkie pse nuk e permend ky kete fakt???.
    pallatin me bedena mbi dige gjithashtu
    pse ky cuni i fiqve nuk thote nese toka ku duan te ndertojne pallatet eshte prone private ????
    pse nuk thote qe kjo toke ligjerisht nuk eshte pjese e parkut????
    pse kur rama firmoste studime per pallate 30 kate ne te njejten toke nuk ishte shkelje ligji ndersa sot na qenka????
    pse cdo here qe del per kete gje argumentin me te forte ka se firma do fitoje 200 milone euro????
    pse pikerisht sot kerkon te cungoje parkun e liqenit pikerisht ne ato vende ku rama paraqiti projektin e ” hyrje se parkut”
    pse ky nuk thote ate qe mendon cdo qytar normal i ketij vendi se mqs eshte toke private dhe jashte parkut te ndertohet po te ulet numri i kateve se edhe 17 kate betoni ndikon vizualisht te parku po edhe nuk cenohet e drejta e atyre qe kane pronen ( se nuk i plas realisht kujt per firmen) ndoshta ndertime 4-5 kate do dukeshin bile bukur????
    pra eshte e qarte qe banda e betonit ne pushtet i ka vene gjobe bandes se betonit qe iku.
    po ti dhimbsej vertet parku nuk e betonte mu ne mes te tij ate!
    po ti dhimbsej vertet parku nuk hiqte sot nga inventari parkut edhe nje cope tjeter ne interes te bandes se betonit ne pushtet!

  6. Gasper says:

    Ky mashtrues profesionist me diplome fallco nga Amerika dhe njeri i lidhur, katapultuar dhe financuar ne politike nga qarqet e erreta te Bankiereve Iluminati nepermjet Soros endorsement, ben moral per Tiranen. Vazhdoni enderroni dhe besoni te Veliaj, se nje dite m…….ti nuk do te vije me era. Popull dele dhe budallenj.

    Tema mos censuro dhe postoje kete.

  7. shqiptar says:

    Rrofte partia socialiste.rrofte Eri I partise .poshte armiqte e opozites.futini ne burg armiqt e partse.

  8. Vajmedet says:

    Ky nuk do t’ia jape privatit pronen publike por do t’ia jape me koncesion parteneritetit publik privat. Lojera fjalesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje