Kurgjë nuk ia del të dalë mbi Partinë, as ministri, as presidenti e madje as vetë zoti

28 Maj 2016, 19:05Kulturë TEMA

Nga Ledi Shamku

Ndoshta pakkush e di se në rregullat e Drejtshkrimit, rregulla ende në fuqi, ka të tilla thagma:

“Sekretar i Partisë” shkruhet me të madhe, por “ministër” shkruhet me të vogël;

Dhe më tej akoma:

“Kryetar i Partisë” shkruhet me të madhe, por “president” shkruhet me të vogël;

Dhe prapë:

“Partia” shkruhet me të madhe, por “bajram”, “pashkë”, “krishtlindje” shkruhen me të vogël.

Siç e shihni, për Drejtshkrimin tonë zyrtar, kurgjë nuk ia del të dalë mbi Partinë: as ministri, as presidenti e madje as vetë “zoti” se edhe ky i fundit me të vogël shkruhet.

Dhe meqë “gjuha ime është edhe bota ime”, po ju lë ta përfytyroni botën tonë shqiptare. Tek e cila vërtet Partia qëndron mbi të gjitha. Përballë këtij “rasti” rastesh, bën derman veç ajo thënia e xha Sulos te “Kapedani”:

– Aha, prandaj venë punët çorap këtu!!!!

Tani: po Akademia ç’bëri gjithë këto vite me këto thagma drejtshkrimore?! ….

Pa dyshim që ka qenë dhe është dakord të mbeten. Dhe ato kanë mbetur!

12 komente në “Kurgjë nuk ia del të dalë mbi Partinë, as ministri, as presidenti e madje as vetë zoti”

    1. vlonjati says:

      bravo, ne koke i ke rene, edhe nje me fillore shkruan me mire,por kam edhe nje shtese te vogel, ajo fjala “thagma” cfare kuptimi ka, se nuk e kam degjuar asnjehere

  1. shoku gopistit says:

    E the qe e the, thuaje te plote thenien e Kapedanit, mos e nxirr nga konteksti, se ia humbet bukurine dhe sensin:

    – Nuk keni ndonje burre ketu, me te cilin te merrem vesh?
    (Pergjegjesja) – Jo!
    – Aha,prandaj vene punet corap ketu…. dhe pastaj Beqos: Mire te te behet, kur mbetesh ne dore te grave

    1. Brekçpuari says:

      Hahaha ……Lere fare, se po te ishte gjalle xha Sulua dhe te degjonte thagmat e demokrateve dhe rilindsave …….
      – Nuk keni ndonje burre ketu, me te cilin te merrem vesh ?
      – Po, patjeter. Ja sa te lirohet Kryetar Shukriu se eshte pak i zene.
      Hapet dera dhe del nje vajze e re me floket çorap dhe flak e kuqe ne fytyre…….
      Nje nga qytetaret qe presin ne rradhe i thote xha Sulos.
      – Ketij Shukes ja bej HALLALL edhe pse eshte brekgrisur.

  2. Vlora1912 says:

    E Sakt deri ne detaje Zonja Lady Shamku!!

    Vetem se citimi i “Xha Sulos”, ishte taktikisht i gabuar!!!

    Me sa me kujtohet mua, “Xha Sulua”, per ” Punet qe venin chorap”, bente fajtore grat. Ndaj dhe duket si “autogol”

    Gjithsesi, respekte Zonje

  3. Jabanxhiu says:

    Cdo gje djeg e pervelon ne shqiperi dhe me thengjillin e djegjes e te shkaterruares shkruajne qaramanerine e tyre Snobet. e ne kete teater majmunsh tensionojne vete politikanet ku gjithe kohes se djegjes e pervelimit blozen e pertyp shoqeria. Nuk ka lufte kunder shkaterrimit dhe heshtjesh! Luften kunder heshtjesh e bejne “intelektualet“ e vertete dhe a e dini kush jane !? Jane “anonime“ mesues pa titullin akademik qe nuk shkruajne qaramnlleqe si ky i kesaj snobeje, shkruajne me zemer per punet e akademise e hyne ne bodrumet e sallonet e akademise pa celesin e dijes po me celesin e zemres dhe kurajos qytetare. Jeni zgjedhur qe ju te mos heshtni, jeni zgjedhur qe ju te flisni, jeni zgjedhur qe te mos ankohuni, jeni zgjedhur qete na trimeroni e ndriconi. Leni pordhet po shkruaj serjozisht sic i ka hije nje formati shkencetarje dhe jo nje snobeje, shkruaj e fol sic i ka hije nje qytetarje…dhe jo nje snobeje qe ben komente ne formate skicash.

  4. drejt says:

    paska dash me fol Ledia, dhe paska fol… kush ja njeh kodin ne komunikim le ta deshifroje… ne te tjeret s’kemi pse merremi me te… ceshtja qe ngre s’duket te kete ndonje peshe, pastaj vete e thote: pakkush e di… si pune elitash duket

  5. jani says:

    Je rende shume.keshtu eshte kur del mendja siper syzeve.

  6. joel shkodra says:

    Po ate qe the ne intervisten ne “Zululand” e lexove o “shkencetare” Shamku? Na the: “Kush eshte problemi?”, kur peremri pyetes “Kush?” perdoret vetem per njerezit. Doemos teorine e din (po ta shkruaj me n, qe te mos e ngaterrosh me veten e pare), por … ne praktike, veshi eshte mesuar keq me perdorimin e “Kush?”. Pastaj e perdorin keq shumica e gazetareve, folesve te radios e te televizionit, politikane e … profesore e akademike si shembulli i intervistes tende.

  7. realisti says:

    Po, zonja Shamku, ke plotesisht te drejte, por ne rregullat e drejteshkrimit te 72-shit ka shum pika qe duhen rishikuar. Per kete duhet deshira e mire e te gjitha paleve dhe jo te mendohet si Kadareja me shoke qe i shpallin tabu vendimet e Kongresit te Drejteshkrimit, kjo e nisur nga friga se mund ti cenohet toskerishtja e tyre e dashur.

  8. Fatos Duro says:

    Kur sheh se cfare niveli paska nje gjuhetare e shqipes, autore e ketij shkrimi, atehere te humbet cdo shprese se shqipja qe perdoret sot ne politike, administrate, gazetari, etj. mund te dale ndonjehere nga mjerimi qe e ka zene gjate ketyre viteve te demokracise dhe kaosit. Natyrisht qe cdo gjuhe eshte si nje organizem i gjalle qe zhvillohet parreshtur. Por nese ky zhvillim udhehiqet kryesisht nga injoranca dhe kaosi dhe jo nga dija e disiplina, atehere rezultati i zhvillimit nuk ka se si te jete pozitiv.
    Nga shkolla tetevjecare mbaj mend se rregulli i drejtshkrimit per perdorimin e germave te medha ka te beje me pervecmerine e emrit dhe jo me servilizmin dhe perulesine ndaj subjektit. Ne shqip kur thua “partia” ne pergjithesi, e shkruan me te vogel, kurse kur i referohesh nje partie te caktuar, si p.sh. Partia Socialiste apo Partia Demokratike e nje vendi te caktuar, etj., atehere e shkruan me te madhe. Po ashtu edhe ne rastin e presidentit, emer i cili shkruhet me te madhe vetem nese i referohesh nje presidenti konkret apo presidentit te nje shteti konkret, si p.sh. Presidenti Filan apo Presidenti i Republikes Filan. Per fat te keq sot ne administraten dhe gazetarine tone mbizoteron nje kaos drejtshkrimor. Nder shume difekte te tjera, si shfaqje e servilizmit dhe perulesise ndaj subjekteve te ndryshme, ka rendom perdorim pa kriter te germave te medha, sepse autoreve u duket se keshtu po ua rrisin vleren subjekteve perkatese.
    Kurse nga ana tjeter, persa u perket emertimeve te festave fetare, zotit, papes, etj., mbase ka nevoje qe drejtshkrimi yne te perditesohet, sepse kemi te bejme ne fakt me gjera te pervecme, te cilat gjate kohes se diktatures komuniste shkruheshin me te vogla per aresye te denigrimit qe u behej.
    Tani po i referohem pak edhe komentit te mesiperm lidhur me perdorimin e peremrit pyetes “kush”. Qe te jem i sinqerte, nuk e kam ndjekur intervisten e autores se ketij shkrimi ne Zululand, por nuk do te cuditesha qe ajo ta kete perdorur gabimisht, sepse eshte dicka qe e degjoj te perdoret pa kriter ore e cast nga persona te niveleve nga me te lartat, dhe jo vetem nga politikane (se ne fund te fundit u falet), por edhe shkencetare. Ne nje vend anglishtfoles nuk do te degjoni ndonjehere nga cilido me cfaredolloj niveli qe te perdore fjalen “kush” per tjetergje, pervecse kur behet fjale per njerezit.
    Nuk po zgjatem me tej me deformimet e panumerta te shqipes se sotme, por po e mbyll me nje konstatim fare te thjeshte: perdorimi i germave te medha ne shkurtimet. P.sh. shkurtimi i emertimit “Republika e Shqiperise”, rendom ne administrate dhe media shkruhet “R.SH.” dhe jo “R.Sh.”. Mirepo nga Abetarja e Gjuhes Shqipe me kujtohet se “Sh” e madhe e shtypit shkruhet pikerisht keshtu dhe jo “SH”. Shkurtimi “R.SH.” do te perdorej normalisht vetem ne rastin kur nje tekst shkruhet i teri me germa te medha.

  9. sallakja says:

    A ka njeri,
    ti shpjegoje kesaj Ledjas qe ne parlamente e kane zgjedhur
    te beje politike, e jo drejteshkrim ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje