“Labëri sa i dua,/Pyjet e kodrat e tua,/Ato gryka , ato male,/Ku dhe zogu shkon ngadalë,Shkëmbinj dhe shpella si thikë,Që t’i shikosh të vjen frikë,/Anës lumit, ndënë hije,/Ç’faqetë një rrugë dhie,/Rrugë e ngushtë nëpër gjëmba,/Mjerë kujt t’i shkasë këmba!”
A.Z.Çajupi “Baba Musa Lakuriq”, Egjypt 1887 .
Në gjithë historinë e zhvillimit të tyre gjenetik lebërit, midis monofonisë dhe polifonisë kanë zgjedhur polifoninë.
Ajo, polifonia labe ishte ndër të tjera, një shfaqje e demokracisë trashëguar në shekuj.
Gëzimi dhe hidhërimi i Labërisë e gjente “ilacin” e duhur, kur “dëgjonte ” shumë njerëz dhe shumë zëra, se sa kur “dëgjonte” vetëm një njeri dhe një zë.
Polifonia labe është realisht supervlera e folklorit muzikor shqiptar por edhe e traditës botërore folklorike në përgjithësi.
Struktura e ndërtimit të polifonisë labe me shumë zëra, është shprehje e paparë dhe e drejtpërdrejtë e unitetit gjenetik të llojit.
Në Labëri, zëri i parë-“ia merr”- e quhet Marrësi; zëri i dytë-“ia kthen”-e quhet Kthyesi; zëri i tretë-“ia hedh”- e quhet Hedhësi, dhe zëri i katërt-“ia mbush” me iso-e quhet Mbushësi.
Polifonia me 4 zëra, konstatohet vetëm në folklorin lab.
E themi këtë, pasi forma e të kënduarit shumë zërash që e hasim edhe në iso-polifoninë toske të Skraparit, nuk ka arritur deri më sot, të strukturojë një zë të katërt të plotë ashtu si në iso-polifoninë Labe.
Në strukturë, 4-zërëshi lab reflekton të njëjtat tipare si tre zërëshi, por me një zë më shumë.
Ky është “Hedhësi” i cili është karakteristik për këngët polifonike labe nga Gjirokastra e deri ne Himarën e Bregut, por jo më tutje.
Kënga polifonike labe, vjen “demokratikisht” fuqishëm nga poshtë dhe ngrihet e shfaqet më shumë vertikalisht, se sa horizontalisht.
Pa “demokracinë”e zërave nuk ka dhe nuk ka për të patur, polifoni.
Por me domosdo ka dhe përjashtime….ka dhe elegji labe….ka edhe monofoni kallaratase ” Ç’u këput një këmbë mali”…..
Thonë në mediume, se dje në një qytet bregdetar të Labërisë, ishte përgatitur një “festival folklorik”.
Zhuria nuk kualifikoi asnjë grup polifonik për konkurim në natën finale, por vetëm një njeri, një zë, një elegji…..
Dhe monofonia fitoi në mënyrë plebishitare votat e zhurisë..!!!!!!!!
Sado i “fortë” të jetë Marrësi, Kthyesi, Hedhësi apo dhe Mbushësi…… ata nuk e kanë kurrë fuqinë e të tërës – Polifonisë.
Vërtetë Politika nuk është shkencë e saktë, por një gjë se luan topi :
Lerini lebërit të “këndojnë”bashkë, se do ta tundin gjithë malin me zënë e tyre…..
ARBEN
e lexova dhe pelqeu shkrimi jot
vetem se e nis e vazhdon si nje lab po ne fund e mbyll si laluc
rilindja paska qene nje qenie e frikshme qe shbureron dhe leberit.
Ke e kishim fjalën? Nuk e di çfarë ka ngjarë me jurinë, por labëria ka pasë zakon, ashtu si shprehet dhe Arben Isaraj, polifoninë, ndërsa monofonia ka qenë karakteristike e të vajtuarit më shumë nga gratë se nga burrat dhe nuk besoj se kënaq më shumë njerëzit “ulurima” e një personi se harmonia e katër violinave zanore të këngës labe. E kanë bërë si “legjendë” ata të qarit e Zeqos nga Kallarati, po unë nuk kam parë ndonjë herë në dasmat labe, ku shprehet gezimi, që të qajë njeri në mënyrë të tillë, por edhe në vdekje. Ajo ka vlerat e saj të egzistencës dhe të interpetuarit me mjeshtëri nga artisti popull, në këtë rast Zequa. Ka gra apo dhe burra që me zërin e tyre melodioz qajnë shume trishtueshëm dhe kanë qenë të njohur nëpër krahina edhe me emër, por polifonia , më duket mua, ka si qëllim gëzimin, pavarësisht se mund të ketë dhe vargje trishtimi, por veç se u këndohet personave dhe ngjarjeve. Në monofoninë bën pjesë dhe fërshëllima që bën melodi me të personi në mënyrë të vetmuar duke ruajtur bagëtitë apo dhe duke punuar me biçak një shkop, ndonje enë druri, ndonjë culë dyjare prej panje apo ndonjë gëdhëndje tjetër, por edhe në punët e përditëshme, punon dhe fërshëllen me vijë melodike. Por vetëm, ama dhe kjo nuk përbën polifoni se s’ka se si. Thonë disa specialistë apo expertë ( nuk e di nga kush përcaktohen këta, mos vallë duhet një reformë si në drejtësi dhe për këta) se kënga polifonike ka evoluar. Është e vërtetë, por këtë këngë po e evolojnë me pahir ka ca kohë. Edhe në një fshat të Labërisë që nga Vlora, Himara, Piluri e deri në Tepelenë e Gjirokastër, ka disa vija melodike kënga polifonike, ndërsa sot e kanë bërë këngën polifonike me hedhës vetëm himarjote; vallë ç’ka ngjarë, ka evoluar kënga apo është deformuar kënga. Në fakt, unë quaj evolim të këngës atë këngë polifonike që këndohet në tabanin e saj duke zgjedhur njerëz që artikulojnë më bukur zërat në harmoni me njëri tjetrin dhe kënga rrjedh në mënyrë natyrale: aty ajo evolon në mënyrë të pavarur; artificat e dëmtojnë këngën polifonike, pse jo edhe e bastardojnë deri diku. Atëherë si mund të ngelet kënga polifonike, në këtë mënyrë, thesar i kulturës kombtare apo dhe UNESKO-s kur ajo ka marrë trajta të deformuara?! Po thesari është thesar dhe vetëm se ruhet nga hajdutët dhe ndikimi i jashtëm, ruhet nga korrozioni dhe agjentët të mos ta dëmtojnë, pastrohet e latohet që të shndrisi sa më shumë. Polifonia nuk ka vetëm emocionin që të sjell, por dhe bashkëjetesën e grupit, shoqërisë se kënaqësia nuk ndjehet vetëm, por me gjithë shoqerinë. Sa bukur që shoqëria dhe politika shqiptare të merrnin shëmbull nga nje kenge e bukur labe!
Bashkim Canodemaj
Ne LABERI gjen Burra e GRA te Vertete ,me Moral dhe Virtyte qe dhurojne kendojne durojne e mesojne pa mbarim , per te mos lene Brezin e Ri dhe Mikun te shkoje ne Gabim ! RESPEKTE DHE DASHURI o E NDERSHMJA LABERI!