Klubi i Partizanit ka bërë publike fotot e kompleksit të ri që do të jetë shumë shpejt gati në dispozicion të sportdashësve të kuq.
Kompleksi Sportiv i të kuqve do të jetë një nga më modernët në Shqipëri ku do të përfshihen impiante stërvitore për të gjitha ekipet e moshave.
Gjithashtu do të ndërtohet dhe stadiumi i ri me kapacitet prej 4500 vendesh. Brënda kompleksit do të ketë Hotel, Palestër, Pishinë dhe qender Spa që do të vihen në funksion të ekipit të pare dhe Akademisë.
Ndërtimi i impiantit të ri është një premtim që presidenti Demi ka bërë që në momentin që ka ardhur në krye të presidencës së kuqe, dhe po e mban një premtim të tillë.
Kur te behet do ta besoj ! Bukur duket.E nevojshme per Legjenden ,duke menduar qe ne Kamez ndante fushen e stervitjes me dysh me Lacin.Por per stadiumin nje verejtje.Shkalla e pare e tribunave te jete rreth 1.5 metra ose 2 ,qe tu jape mundesi tifozeve te shpalosin banerat dhe te shikojne ndeshjen rehatshem ,pavaresisht ku ndodhen.Ambjentet poshte tribunave jane mjaftueshem te larte per dyqane e magazina sportive.Tjera ka te beje me nje tribune mbrapa porte vetem per “Guerrils”.Nje e tille me 2000-2500 vende do ishte mrekulli qe cunat ta bejne zjarr atmosferen.Nuk u shkon ultrasve karshia sidomos te stadiumi i ri.
o Ylli stadiumi ne fjale eshte provizor deri sa te perfundoje “Arena Kombetare”….. Vertet mendon se i mjafton nje stadium me 4500 vende tifozerise se Partizanit?!!!
Tamam si lali Eri qenka dhe Gazja… do i beje katundet e Tirones te llamburijne ? Besoj e gjithe kjo toke i eshte dhene per 1 Euro @@@