TABELA/ Ndryshojnë linjat e transportit ndërqytetas, ja si funksionojnë

30 Maj 2016, 16:12Sociale TEMA

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës në zbatim të ligjit nr. 10/2016, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8308, datë 18.03.1998 “Për transportet rrugore”, të ndryshuar, publikon Rrjetin e linjave ndërqytetëse, stacionet e qëndrimit dhe oraret për secilën linjë, që do te fillojë të zbatohet në 1 Janar 2017.

Në kuadër te reformës në transportin ndërqytetës, rrjeti i ri i linjave është përcaktuar pasi ka kaluar procedurat e modelimit dhe të konsultimit me përfaqësuesit e bashkive respektive dhe shoqëritë që shërbejnë sot në transportin ndërqytetës. Konsultime që u zhvilluan për 6 muaj.

Po ashtu, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës në zbatim të ligjit të mësipërm, ka hartuar Udhëzimin “Për kriteret, rregullat dhe dokumentacioni për lëshimin e liçencave dhe çertifikatave për ushtrimin e veprimtarisë në transportin rrugor të udhëtarëve me autobus brenda vendit”. Me udhëzimin e ri, është përcaktuar që gjithsej në gjithë vendin do të operojnë 326 linja ndërqytetëse, nga 588 që ishin më parë.

Në bazë të këtij udhëzimi, për linjat e rregullta ndërqytetëse, licenca/licencat, për çdo bashki, i jepen shoqërisë që e zotëron ose shoqërisë e re të krijuar nga grupimi i operatorëve ekzistues, të cilët kanë qenë të licencuar nga bashkia për një ose më shumë linja ndërqytetëse.

Operatorët e transportit të licencuar prej Bashkive, duhet të përfundojnë procedurat ligjore e financiare të bashkimit në një shoqëri të vetme, për t’u licencuar pa konkurrim, për të operuar në linjat ndërqytetëse të miratuara në rang bashkie.

Referuar numrit më të madh të numrit të linjave ndërqytetëse, përjashtim bën Bashkia e Tiranës, e cila do të ketë katër shoqëri transporti.

Shoqëritë e reja të  transportit të krijuara nga bashkimi i atyre ekzistuese, duhet të sjellin dokumentacionin në Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës, brenda datës 30.09.2016.

Nëse operatoret/shoqëritë ekzistuese të transportit, nuk arrijnë me vullnetin e tyre të lirë të krijojnë shoqërinë e re, do të humbasin të drejtën e licencimit, dhe procesi i përzgjedhjes së shoqërisë që do të operojë në grupin e linjave të bashkisë përkatëse, do të përzgjidhet nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, nëpërmjet një procesi ankandi të hapur.

Kërkesë e rëndësishme është që bashkitë të përcaktojnë vendodhjen e termineleve të autobuzëvë në zbatim të nenit 21/1 të ligjit nr10, 2016.

E domosdoshme është gjithashtu që shoqëritë që do të licensohen, të rinovojnë 20 % të flotës së tyre të autobuzëve gjatë vitit të parë licensës, edhe gjatë 2017.

Kjo reformë e rëndësishme në transportin ndërqytetas do të sjellë cilësi në shërbim dhe më shumë siguri për udhëtarët.

Tabela, Gazeta TemA

5 komente në “TABELA/ Ndryshojnë linjat e transportit ndërqytetas, ja si funksionojnë”

  1. fisheku says:

    Pergezime per kete reforme . Le te shpresojme se do te funksionoje ashtu sic duhet. Shqiptaret e meritojne te largohen nga rruga e rremujes dhe e anarkise dhe te shkojne ne ate te rregullit dhe kultures mbare evropiane.

  2. Kiu says:

    E kap edhe nje dore tjeter te mire me licensat Like floriri. Hajde, me ta lumca. Per Lile floririn paska qene Rilindja…

  3. A says:

    Ku eshte Stacioni Qendror i Autobuseve per udhetaret qe udhetojne nga Tirana ose arrijne aty. Sepse deri tani gjithcka eshte jashte llogjikes dhe normalitetit. Keto lloj stacionesh behen ne qender te cdo qyteti dhe jo neper periferina te ndryeshme.
    Deri tani Ministria e Transportit ka punuar pa asnje lloj perspektive dhe normaliteti e per interesa te castit. Ku eshte Stacioni Qendror i Trenit ne Tirane??!!

  4. fishllima says:

    me ket reform qe mendoni te ben un po kutoj qe shtresa e ndershe dhe puntore i bie qe peshkun e vogel ta haj peshku i madh nese shoqeria ka qen korrekte per te gjitha detyrimet qe jan dhan shoqeris jan kryer mrena rregullave nuk esht e drejt qe ne njerzit e ndershem dhe puntor ska pse te behet rreforma rreforma dohet ne ato vense qe ka ahkelje dhe konkurenc te pa nerahme ri

  5. Fishllima says:

    shum mir shpresoj te ven dor aty ku duhet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje