E vetmja gjë e çuditshme në deklaratën e Ministrisë së Jashtme greke është që ka ardhur 24 orë me vonesë. E prisja shumë më shpejt. Ndoshta duhet marrë si shenjë e mirë, sepse po të kishte ngjarë më parë do e kishin nisur flurthi ambasadorin e tyre në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë dhe natyrisht do i kishin dorëzuar notë proteste ambasadorit tonë në Athinë. Po të kishte ngjarë më parë padyshim vizita e zotit Kotzias do të ishte zbrapsur dhe operacioni “Fshesa” do të kishte sjellë një dyzinë me autobuzë në Kakavijë, mbushur me emigrantë.
Kësaj here kanë pritur t’u ftohet gjaku, por gjuha e përdorur është sërish e drunjtë. Çështja Çame për ta nuk ekziston, por në të njëjtën kohë kërkojnë që t’i referohemi historisë. Në fjalën e tij në Kongresin e PDIU-së kreu i qeverisë, Edi Rama ju referua pikërisht historisë. Foli për Orakullin e Dodonës që është themeli nga u ngrit miti i Olimpit, ku mbretëroi Zeusi. Janë fakte shkencore, jo fantazi, megjithëse i joshur nga batuta e qëlluar, kryeministri Zeusin e bëri çam. Këtu ka qenë prushi i mërisë që është ngjizur në një deklaratë.
Është sakrilegj të thuash që lumi Akeront përshkruan të gjithë Thesprotinë apo Çamërinë e sotme. Është mallkim, nëse studimet etimologjike emrin e Zeusit e shpjegojnë veç me referencën shqipe të fjalës “Zot”. Kurse Ismail Kadare e lidh me fjalën “zë” si zëri kumbues i perëndive. Falë Zotit nuk tha që Zeusi rrjedh nga titani me emrin Kron. Pse ja thonë emrin Kron dhe pse shqiptarët i thonë burimit kroi? Do vinte një tjetër deklaratë nga Ministria e Jashtme greke ku do të thuhet se Çështja e Kronit nuk ekziston. Për një thellim më të plotë për Orakullin e Dodonës mund t’i referohemi bukur shumë profesor Arsim Spahiut e jo vetëm. Natyrisht, Ministrisë së Jashtme greke nuk kemi përse.
Megjithatë, pikërisht njeriu që ka mërzitur grekët është mikpritësi i zotit Kotzias në Tiranë. Sak Edi Rama tha se nuk duhet të merremi me të shkuarën, të shohim nga e ardhmja. Puna është se e ardhmja nuk ka si shihet nëse e sotmja është shterpë dhe nuk pjell. Nëse mysafiri të vjen në tryezë dhe të thotë që qahija e Çamërisë nuk është byrek, sepse Çështja Çame nuk ekziston, çfarë mund t’i thuash këtij burri? Ai, megjithëse është profesor i sociologjisë mund të grindet me orë të tëra që kafja turke është kafe greke, që djathi i bardhë i Toskërisë është grek dhe quhet me feta, që musakaja me spinaq e Filatit është greke, që vallja e pogonishtes është greke dhe quhet “çamiko”. Po e pyete pse quhet “çamiko” merr sërish të njëjtën përgjigje që Çështja Çame nuk ekziston.
Sa herë në Tiranë vijnë shtetarët grekë, kryeqyteti ngjan me një teatër absurd, ku njëri i bie gozhdës, tjetri patkoit. Sërish, do të përjetojmë disa ngjarje që një arsye e thjeshtë nuk ka si i rrok. Fjala vjen, kemi një Traktat Miqësie, por kemi dhe një Ligj Lufte fuqiplotë. Jemi edhe pushkatarë në llogore të ndryshme, edhe miq. Nikos Kotzias për shembull, gjyshin Kostandin e kishte bashkëpunëtor të nazistëve, mik personal i ministrit të Propagandës së Hitlerit, Joseph Goebbels, por në Tiranë do të akuzojë çamët si kolaboracionistë. Dy batalione të rezistencës kishin çamët: “Ali Demin” që luftonte përkrah trupave të ELLAS dhe batalionin “Çamëria” që vepronte në Çamërinë e mbetur përtej kufirit, në Konispol e katundet përrreth. Çamët janë të vetmit që kanë kryer një luftë 55 ditore me pushtuesin, jo partizane, por frontale. Pikërisht këta janë kolaboracionistë, të akuzuar nga nipi i Konstandinit që pinte cipura me Goebbels-in.
Ndaj Remark në këtë rast do të thoshte: “Asgjë e re nga fronti i Perëndimit”.
Enkelaaaa, pyet njehere Idrizin per Mazarin e Nuriun cish do thote …
Shiko kush ishte Rexhep Dino qe ishte oficer i sherbimit Anglez ! Cfare do te thuash ti moj BOLSHEVIKE qe na flet Camshe?
Ne cdo vend te Botes ka pasur nga te dyja krahet, por GENOCIDI nu justifikohet gjithsesi. Aq me teper qe Camet ishn duke u persekutuar egersisht nen zgjedhen e Monarko-Fashisteve Grek te Metxas.
Hajt gamisu tora kolotripdhja, shqila. palo gurunja, PTU.
Si mundet qe fjala KRONOS (koha ne Gr.) te jete KROI ne Al., si mundet fjala ZEUS (lexohet ZEVS ne Gr. = me Cift), kjo te pagezohet si Shqipe, si mund qe gjthe shkrimet e lashta Greke Orakullin (ne Al. pa kuptim) na thone MANDIO (ne Gr.=parashikues).
Si ka mundesi kjo pa turpesi Shqipetare, te lihet pa nje pergjigje…. kur gjithe Historiografia Boterore flet me fakte per Mitologji Greke, kur kjo studiohet ne menyre te mirfillte ne te gjitha Gjimnazet dhe Universitetet e Botes, madje dhe ne Shqiperi.
Perse duhet ti japim rendesi c’do deklarate Jo Historike te c’do kryeministri dhe hitoriani Skizofren.
Hahahaha! Meqe e pagezuat dhe Zeusin cam, bile shkoni deri atje sa dhe batutat idiote te na i quani “fakte shkencore”, eh, atehere ka te drejte bota qe shton humorin ne “monotonine” e jetes se tyre duke tallur menderen me ju!!!!!
Camet,bejn zeusin Cam,kurse Greket bejne Jezusin Grek hajde merru vesh.
Te te rroje gruja , kelo! Vdiq Koli, rrofte Shpetimi!
Enkeli perfiton nga rasti dhe ben nja dy rreshta shkrim dhe ja! del ne gazete. Gjithsesi me mire Enkeli qe merret me nje ceshtje kombetare sesa kta gazetaret qe rrine gjithe diten duke kerkuar video porno per t’i nxjerre si lajmin e fundit……akoma edhe me mire se sa kta komentusit qe kruajne sumen pas bastunit te Janulles
Po enkel. Dodona I tmerron ata. Kohet po ndryshojne. Nuk Kane me fuqi greket te ndalin te drejten.
Injoranc totale !
Une nuk di greqisht.I thone ne greqisht me jep nje “fete” djath apo buke????
Pra djathi I famshem ” greek feta” eshte vertet grek?Pse “feta cheese”?Si perkthehet fjala “me feta” ne greqisht.
Camiko eshte greke??Vertet e besoni? Gjenocidi grek kunder cameve eshte I tmershem.Une nuk jam cam .Thjesht shqiptar nga jugu.
Por edhe nese camet do te ishin(sikur,sikur) bashkepunetore te nazisteve .a nuk denohen njerezit individualisht dhe me gjy dhe jo gra dhe femije??? Edhe vet nazistet u denuan me nje gjyq qe quhet gjyqi I Nurembergut,ndersa “bashkepunetoreve” u vriten femijet dhe grate pa gjyq dhe debohen nga pronat e tyre….
Ju merruni me Enkelin,femijet e tij,gjysherit e tij.komshinjte .Une pelqej faktet dhe shkencen
Ceshtja CAME? Nje gabim historik i Enver Hoxhes.