OKB zbardh ku jemi shpërndarë nëpër botë/ 1.12 milion shqiptarë jetojnë jashtë

6 Qershor 2016, 09:46Sociale TEMA
OKB zbardh ku jemi shpërndarë nëpër botë/ 1.12 milion

40% e shqiptarëve janë tashmë jashtë vendit. Tre janë destinacionet kryesore: Italia me 450 mijë shqiptarë, Greqia me 440 mijë dhe Shtetet e Bashkuara me 80 mijë…

Sipas informacioneve nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), pjesa më e madhe e emigrantëve kalojnë kufijtë për arsye ekonomike dhe mundësi më të mira sociale.

Sipas të dhënave të bëra publike nga OKB dhe me përpunimin e PewResearchCenter është hartuar harta globale e origjinës dhe destinacioneve të emigrantëve kudo në botë.

Në vitin 2015, harta tregon se 1.120.000 shqiptarë, të lindur në Shqipëri, jetojnë në vende të tjera, raporton Monitor.

Tre janë destinacionet kryesore: Italia me 450 mijë shqiptarë, Greqia me 440 mijë dhe Shtetet e Bashkuara me 80 mijë. (shiko tabelën). Në Gjermani dhe kanada ka nga 20 mijë emigrantë secili dhe në Mbretërinë e bashkuar 10 mijë.

Sipas censusit të fundit të INSTAT, rezidentë në Shqipëri janë rreth 2.86 milionë banorë, çka nënkupton se ata që kanë ikur jashtë përbëjnë tashmë 40% të atyre që banojnë në vend.

Kjo përqindje ka gjasa të rritet edhe më shumë në periudhën në vijim, pasi vitin 2015 u shënua një rritje e valës së emigracionit, kryesisht drejt vendeve të Bashkimit Europian por dhe SHBA-ve. Sipas të dhënave të Eurostat, numri i kërkesave për azil të shqiptarëve në vendet e Bashkimit Europian ka shënuar një rritje të frikshme në vitin 2015. Numri i azilkërkuesve nga Shqipëria është rritur me 439%, duke arritur në gati 66 mijë në vitin 2015, nga 12.2 mijë që ishin një vit më parë.

Një tjetër rekord ishin aplikimet për lotarikë amerikane, që në vitin 2015 arritën në 200 mijë.
Sipas mediave britanike, brigjet e Anglisë po kthehen në destinacionin më të fundit të emigrantëve shqiptarë.

Emigrantët 3.3% e popullsisë botërore

Kombet e Bashkuara sugjerojnë se më shumë njerëz po lëvizin nga shteti ku janë lindur.
Në 2015 numri i emigrantëve në të gjithë botën kapi shifrën e thuajse 100 milion. Emigrimi, sipas raportit, është rritur edhe në vendet e zhvilluara dhe në ato në zhvillim. Në vitin 2015, emigrantët përbënin 3.3 % të popullsisë botërore.

9 komente në “OKB zbardh ku jemi shpërndarë nëpër botë/ 1.12 milion shqiptarë jetojnë jashtë”

  1. Tony says:

    Vetem nga Burreli jane mbi 10 mije vete ne Angli. Ja paskan futur kot.

    1. tosi says:

      10 mije mund te jene vetem nga Burreli, por s’ma merr mendja se vendlindjen e kane rregjistru Macukull, Gjalish, Lic, Kurdari etj. Jane rregjistru si kosovare me vendlindje Peje, Gjakove, Mitrovice etj. Prandaj dalin 10 mije ne Angli. A m’kupton or ti ?

  2. Bardh e Zi says:

    This is a miracle of freedom

  3. arber says:

    vetem ne gjermani vitin e kaluar kane shku 53 mije persona…ju q… rilindjen edhe salen nanon dhe hajdutin meta. fuck keta legena qe kane pi gjakun e shqiptarit

  4. Agron says:

    Te pakten 50 mije jane deklaruar si kosovare anembane Evropes, keshtu qe statistikat nuk kane qene asnjehere te sakta. E vetmja statistike e sakte eshte ajo shteterore, por ne nuk kemi shtet qe te dije ku jane shtetasit e tyre. Mos harroni ata qe kane nderruar nenshtetesine ne shtete qe nuk e lejojne dyshtetesine, dhe ata qe kane lindur nga prinder shqiptare. Totali kalon lehtesisht 1.3-1.4 milione jashte kufijve.

    1. ujku80 says:

      I vertete ky konstatim. Mua (dhe familjen time prej kater anetaresh ne total), me eshte dashur te heq pashaporten shqiptare se ne Norvegji nuk lejohen me dy nenshtetesi. Sigurisht qe nuk jam i vetmi ketu.

  5. albania says:

    pfffff genjeshtra ka shume here me shume shqiptare vetem ne new York jane mbi 400.000 mije shqiptare me letra se shqiptare qe jane bere Amerikan apo pa letra shkojne te 600.000 mije

  6. corape kuqi says:

    3-4 mije jane vetem nebnhe qytet te mesem ne shba. Po te gjitha shtetet dhe qytetet?????

  7. bobi says:

    Ketu nuk llogariten shqiptaret qe kan shtetesi te huaj dhe femijet qe kan lindur nga prinder shqiptare. Llogaria eshte bere vete per shqiptaret qe kan lindur dhe jan larguar jashte dhe nuk kan humbur shtetesine. Ne USA shifra 150 shqiptare eshte e sakte per shqiptare qe kan vajrur mbase viteve nentedhjete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje