200 mijë lekë të vjetra për një abort në kundërshtim nëse mosha e shtatzanisë është ktërmuajshe dhe 300 mije lekë (të vejtra) nëse mosha e shtatzanisë është pesë muajshe.
Këto janë tarfiat që përdor në klinikën private një mjeke gjinekologe në qytetin e Shkodrës.
Emisioni Fiks Fare trasmetoi mbrëmjen e sotme vendin ku mund të abortosh edhe në muajin e pestë të shtatëzanisë. Vera Haxhiu, gjinekologe e ofron këtë shërbim në klinikën e saj private në qytetin e Shkodrës kundrejt shumave që I vendos vetë në varësi të moshës së shtatzansië
Bisedat e trasmetuara mbrëmë treguan pazarin e mjekes me pacienten,, e cila për arsye familjare dhe braktisjes nga babai I fëmijës kërkon ndihmë për të ndërprerë shtatëzaninë. Vajza është 20 javëshe shtatzanë, pra pesë muajshe
Neni 10 I Ligjit Nr.8045, dt 7.12.1995 “PËR NDËRPRERJEN E SHTATËZANISË”, tregon qartë se ndërprerja e vullnetshme e shtatzanisë mund të kryhet brenda javës së 12 të shtatëzënësisë.
Në kundërshtim me ligjin mjekja Haxhiu shprehet se nuk ka asnjë problem për të abortuar, por kërkon parapagim që të nisë punën. MAdje nuk pranon q t’I lëshojë as recetë mjeëksore pacientes së paraqitet në klinikën e saj. Ajo tregon se ka lëshuar recetën mjekësore apo ka përfunduar punën dhe nuk e kanë paguar pasi kam bërë ndërhyrjen.
Gjatë bisedës me vajzën që këkron të bëjë ndërhyrhjen për ndërprejren e shtatzanisë, mjekja me njohur me emrin Vera, i tregon se tarifat e saj janë shumë të ulëta në krahasim me tarifat që përdorin kolegët e saj në Tiranë. Sipas saj, në Tiranë kërkojnë 1 milionë lekë për ta bërë këtë ndërpreje të shtatzanisë në kundërshtim me ligjin.
Mjekja e ka shumë të qartë që po kryen një krim. Ajo thotë se “ Deri në javën e 12 mund të bësh abort, por në javën e 12 dhe një ditë më tepër quhet krim dhe mund të përfundosh në burg”.
Emisioni Fiks fare trasmetoj takimet e vajzës me mjeken në të cilat tregohet këmbëngulja e vajzës për të mësuar rreth rrezikut që mund t’i kanoset nga aborti në këtë fazë të shtatzanisë.
Mjekja i kërkon të mos e pyesë për rreziqet pasi edhe në dasëm mund të helmohesh nga një pjatë, ajo i tregon që rrezikshmëri ka pasi futet si një lindje normale.
Vajza shtatzanë e shoqëruar nga dhe gazetarja e Fiks Fare iu drejtua një tjetër klinike për të vërtetuar moshën e shtatëzanisë, ku sipas mjekut pacientja ishte në javën e 20 , plot 5 muaj shtatëzënë. Sipas tij, nuk mund të bëhet aborti në këto kushte që është pacientja . “ Ndërprerja e hemoragjisë është vështirë të kryhet pas abortit , po ashtu rreziku I infeksionit është I lartë” tha mjeku.
Ai tha që është mirë që ky abort të mos bëhet.
ç’jane keto monstra qe nuk kane as kufi as ndjenje njerezore, kjo race bastarde , qe perpara parase nuk njef asgje, po si mund te vrasesh nje qenie njerezore qe jeton dhe mer fryme, te mallkofte ZOTI moj bastarde per gjithe ato jete qe ke mare , mos kujto se nuk do ndeshkohesh o monster
po ai i abortuari eshte njeri apo ç’fare eshte?
Jepini burg per jete te burrat keseaj qelbesire qe ta lejne me bare cdo muaj,qe te filloj ti nxjeri nga bytha baxhella.
Nuk di cfare te them se eshte e tmerrshme. Femija 5 muajshe leviz ne barkun e nenes.
Edhe 1 javesh leviz