Artan Hoxha: Rama-Meta takohen 300 metra në det nga frika e përgjimeve(po në dimër si ia bëjnë)

8 Qershor 2016, 09:42Kronika TEMA

Gazetari i kronikës, Artan Hoxha, ka thënë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion”, se Rama dhe Meta nga frika e përgjimeve, takohen në Gjirin e Lalzit, 300 metra në det.

Ai thotë se në lidhje me pajisjen që u gjet në zyrën e Tahirit, nga hetimi paraprak, thuhet se mjeti përgjues është vendosur nga një vartës i tij që është është zv ministri Ilir Marko, i emëruar nga LSI.

“Ekspertiza do nxjerrë sa kohë kishte ajo pajisje që ishte vendosur aty. Kur arrin situata që bisedimet midis Ramës dhe Metës bëhen te Gjiri i Lalzit 300 metra në det, ose kur kryeministri çdo ditë mërkurë shkon në zyrën e Ilir Metes, atëherë këtu ky është shantazh i kuptueshëm”, tha Hoxha në emisionin “Opinion”, ku ashtu si në rastin e Zhejit për përgjimet erotike, që më pas dolën bllof, askush nuk mban përgjegësi për ato që thotë.

Se lind pyetja, po në dimër që është ftohtë, si ia bëjnë Rama dhe Meta që takohen në 300 metra Brenda në det!

3 komente në “Artan Hoxha: Rama-Meta takohen 300 metra në det nga frika e përgjimeve(po në dimër si ia bëjnë)”

  1. "Horri i Bulevardit" says:

    Gazetari investigativ Artan Hoxha, eshte ne te drejten e tij, te jape informacione edhe te deklasifikuara, kur ai ka aftesine te korruptoje prokuroret, qe me nje papergjegjshmeri totale, i jep informacione qe jane akoma ne hetim.
    Per kete duhet permbysur ky sistem i korruptuar i drejtesise, ku cdo hetim, qe presupozohet te jete i fshehte, shqiptaret e marrin vesh tek Opinion i Blendi Fevziut, deri ne detaje dhe asnje strukture e prokurorise, nuk e ka gajlen, se i rrjedh nje informacion, qe konsiderohet i fshehte, deri ne gjykim.
    Per kete ky Llallti i salehut duhet urgjentisht te shkarkohet dhe ti kaloje gjyqit.

  2. web says:

    me 21 janar ishte burre i mire ky. tani na doli armik

  3. Arber says:

    Iku dhe ky djale me te shumtet. Ndryshoi qekurse iu trash qafa si ajo e derave qe i majmin para therrjes. Vertet ka qene shume kurajoz dhe objektiv, por eshte bere 99% i pa besueshem,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje