Rama vlerëson punën e bashkisë: Tirana më e pastër dhe bukur se kurrë më parë

8 Qershor 2016, 20:27Sociale TEMA

I pranishëm në aktivitetin promovues të fushatës dhe konkursit fotografik “Colors of Albania”, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vlerësuar punën e bërë deri më tani nga Bashkia e Tiranës.

Duke iu referuar edhe deklaratave të bërë në këtë event nga ambasadori gjerman, Rama tha se “Tirana këto kohë është më e pastër dhe më e bukur se kurrë më parë”.

Po ashtu, ai ka thënë se nisma është një mundësi e mirë për të gjithë të rinjtë dhe se qeveria është e interesuar për çdo nismë inovatore.  

Më kujtohet një shprehje që e kam dëgjuar, “Nuk jetohet dot mirë në një vend që nuk frymëzon imagjinatën e njeriut për të parë sesa ende më mirë mund të jetohet”. Shqipëria është vendi që e ka këtë kapacitet. Na takon ne si qeveri, bashkive, administratorëve në nivel qëndror e vendor që të shfrytëzojnë potencialet e vendit për të krijuar kushte që stimulojnë imagjinatën. Shqipëria ofron potenciale të shumta turistike”, u shpreh Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje