Italianët, përgjigjie zyrtare Adriatik Llallës: Pajisja, për trajnim. Lokalizon, nuk përgjon telefona

9 Qershor 2016, 16:04Politika TEMA

Me një letër zyrtare, të firmosur nga drejtuesit e lartë të policisë italiane, Ministria e Brendshme e shtetit fqinj i është përgjigjur interesit të prokurorisë shqiptare në lidhje me pajisjen “IMSI Catcher”.

Ne dokumentin zyrtar të firmosur nga oficeri i lartë i policisë italiane, Gianpaolo Zambonini, informohen autoritetet shqiptare se pajisja, e modelit “Vortex Air” është prodhuar nga shoqëria franceze “Erkom”, e dërguar në Itali nga shoqëria “Italarms”, është përdorur nga shërbimi i policisë shkencore për aktivitetet formuese dhe stërvitore të policise shqiptare, në kuadër të bashkëpunimit kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe trafikut të qënieve njerëzore.

Në dokumentin zyrtar të Ministrisë së Brendshme italiane thuhet se kjo pajisje është në gjendje të lidhet dhe të lokalizojë telefonat celulare nëpërmjet antenave të saj.

Në fazën e parë, pajisja gjen antenat radiomobile në zonën e operimit, identifikon për çdo përdorues telefonik teknologjinë radio që përdorin, 2G, 3G apo 4G dhe më pas përzgjidhen ato që do të kalojnë në fazën e dyë.

Kjo fazë bën konfigurimin e pajisjes dhe mbledh të dhënat e telefonit nga IMEI, si dhe bën lokalizimin. Hapësira në të cilën vepron kjo pajisje është nga 400 deri në 900 metra.

Në letrën zyrtare të Ministrisë së Brendshme italiane, pasi jepen detajet se çfarë bën kjo pajisje, drejtuesit e policisë së vendit fqinj sqarojnë se kjo pajisje, në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit përdoret në trajnime në salla por edhe në stërvitje në terren.

Operatorët e përzgjedhur nga autoritetet lokale, thuhet se kanë mundur të përvetësojnë elementët e teorisë së rrjeteve radiomobile dhe në konfigurimin e instrumentit. Ata janë stërvitur në dy fazat teknike.

Ndërkohë thuhet se sistemi nuk është në gjendje të realizojë aktivitete të tjera teknike, përveç atyre të përshkruara, në veçanti nuk është në gjendje të bëjë përgjime në audio, në SMS dhe ne Data./ TCH

18 komente në “Italianët, përgjigjie zyrtare Adriatik Llallës: Pajisja, për trajnim. Lokalizon, nuk përgjon telefona”

  1. TURI14 says:

    O LEGENA A DESHET PERGJIGJE POR ZYRTARE AMA SE NGA AMBASADORI NUK JU PELQEU ,PO TANI CFARE DO THONI O PLEHRA TE PROKURORISE DHE GJYKATES.A DO KENI ME FYTYRE TE DILNI PERPARA NJEREZVE PER KETE BLLOF QE BETE.JU HENGERT MORTJA NGA ME I MADHI DERI TEK ATA ZAGARE QE SHTYNE DHE GAZETAREN KUR U BERI PYETJEN SE TE KUJ JANE PAJISJET.O PLEHRA.TURP PER JU DHE PER ATA QER JU KANE VENDOSUR ATY.TTTTTUUUUURRRRRRRPPPPPPPPP

    1. vlonjati says:

      Po tani? cdo behet me policin e madh qe u pezullua dhe u akuzua? Dhalla eshte thartuar aq shume sa nuk e hane as derrat

    2. Akil says:

      Nese eshte keshtu perse nuk dorezojne pajisjen dhe perse e kane futur ilegalisht pa e deklaruar ne dogane dhe pa leje nga prokurori. Sigurisht qe italianet kete do thone perndryshe do pranonin nje super skandal.

      1. TURI14 says:

        AKILI diku shkruajta se jo te gjitha pergjimet duhet marre leje se po qe Prokurori i korruptuar si ne rastin BALILI si do kapen keqberesit.Pajisja eshte prone e policise Italiane si te te vijne ne shtepi dhe te te thone komshinjt na jep frigoriferin ta perdorim ne

      2. babel says:

        Te shkoj dhadha ti hetoi pra…a eshte kryeprokuror ai ? a mbron interesat e shqiptarve ? a heton cdo person (te huaj a shqiptar) ne truallin shqiptar qe thyen ligjet ? le te hetoj policine italiane… Problemi eshte qe po s’hetoi policine /prokurorine italiane si mund te hetoj policine shqiptare kur ata skane paisje . Shkurt muhabeti ai duhet te fusi ne burg drejtorin e policise italiane, dhe pastaj te denoj kete shqiptare. Fairplay nese i ka bolet ta bej.

        1. TURI14 says:

          BABEL dhe policia italiane pergjon me /pa leje nuk ke pare qe cdo dite kapin njerez me droge po te mos pergjonin duhej gjysma e italise polica,sepse dhe atje ka prokurore te korruptuar ose matufer si i joni

      3. Grigor says:

        O ti Kili i Momë Sheqeres

        Po pse mor djale ngatërrohesh kot në “pulatikë”?
        Rri pi kafen rehat aty ku je, se as mua as ty dhe as ata që komentojnë ketu nuk na pyet njeri.
        Ne vetem një votë kemi nje here në kater vjet, por edhe atë votë nuk e vlerësojmë fare dhe shesim shumë lirë.
        E hodhe voten me tifozllek prej idioti? E, tani bëji shurrën bahçes. Tani ata “pulatikanët” shesin pordhë se i kane votat.
        Meqe ra fjala tek shurra, tani po deshe, hajde shurrojmë “insieme” që ta bejme pellgun më të madh.
        Sa per reformen ne drejtesi, tani shpresat jane vetem tek Rama ( sa I vlen lekura), dhe tek te huajt ( sa seriozisht e kanë).
        Apo akoma me Berishën ti? Ku I dihet. Mendja, thotë populli, sa një kokërr pruri eshte.

    3. @TURI14 says:

      Ke zgjedhur keqe shembullin se ne kete rast i bie qe ti te perdoresh frigoriferin tend ne apartamentin e komshiut dhe jo ne apartamentin tend. Nese do te pergjosh pa respektuar ligjet beje ne shtepine tende jo ne ate te tjetrit.

  2. Petriti says:

    Jo vetem drejtesi e korruptuar, por edhe vegel poshterisht e bindur e grupeve te organizuara kriminale qe po bejne cmos te neutralizojne Policine e Shtetit.
    Kjo eshte alarmante, ky eshte fundi i Shtetit, eshte e tmerrshme qe te godasesh kreun e Policise pikerisht ne kete moment qe ai duhet te jete ne krye ne puneve.
    Hakmarrja ndaj krimit do jete e paimagjinueshme. Shqiperia nje dite do te behet.
    Turp i madh te poshterohet nje popull i tere nga disa bandite te qelbur qe po bejne cmos te pengojne ardhmerine e ketij vendi.
    Kjo eshte fytyra e vertete e presidentit te urryer te ketij vendi.

  3. Piro says:

    Po tani cfar mund te na thoni Z.Llallallalla.

  4. Devolliu says:

    Puna është se qen Dhalla do të bëjë çfar t’i thotë i zoti i tij, Sali KRIMINELI.

  5. foti says:

    Po mire se po na tregoni perralla, Lokalizimi i numrave te telefonit nuk eshte ne i fare menyre, cenim i privacise se miletit??
    Lokalizimi i nr te telefonit, bohet vetem nqs pajisjo klonon antenen e kompanise mobile, dhe sherben gjith kohes si transponder per nr telefonik.

    Pra gjithsesi me pak fjale, o injorantet e partise, i bie qe nuk ka qene per trajnim, po “minimalisht” per lokalizim!!! Cudi, se ky Nako Spiro, shefi famshem i policise qe u pezullu, ne Prokurori, ka deklaru qe kane bo dhe pergjime me ate pajisje, e nepermjet kesaj kane arrestuar i tufe robsh!!

  6. Genti says:

    O Arqile
    Po nuk eshte prokurori i pergjithshem roje dogane dhe nuk pyetet ai se sa lodra per kalamajte futen ne dogane. Por edhe sikur te jete e vertete
    vetem atij nuk i duhet eshte futur apo jo pa dogane. Tani u kujtua prokuroria ? Ka kaq vjet qe le te livadhisi Sale halene bashke me Lulen dhe banden e tij qe kane mbi shpine sa e sa krime . Te merret me gjerat thelbesore me pare ,po me fal se harrova fare nuk ka me kohe se do qerohen njehere e pergjithmone nga ai institucion.Kjo eshte ajo qe i ka bere si bisha te terbuara qe s’dine c’bejne.

  7. Edi says:

    Ja lave borxhin sales, e bone figuren e mutit dhe tani mund ti rikthehesh hallit tend:epilepsise

  8. babel says:

    o dhadhe a ke byth te hetosh policine/prokurorin italiane…hetoj po ta mabjti, po sje nga ata ti

    Nejse faj i likes eshte qe mban kete kryeprokuror…te ishte per ps ishte thir direkt per votbesim.

  9. 193 says:

    Ptu fare muti berishbajge. …ku ne te semes do futeni tani. ….si po beni do provokoni popullin dhe populli ka gjithmone te drejte. …..

  10. grl says:

    O prokuror Dhalla , pyesni njeher edhe Çanin!

  11. elia says:

    si tja bejme qe Cako ka pranuar vete qe kane pergjuar pa mir… se kuptoht qe policia italiane smund te pranoje qe ka shkelur ligjet shqiptare … elementare wodson

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje