Klosi viziton gruan e dhunuar nga ish - bashkëshorti në Vlorë, i premton një banesë më dinjitoze

10 Qershor 2016, 18:30Sociale TEMA
Klosi viziton gruan e dhunuar nga ish - bashkëshorti në Vlorë, i

Gruaja që u dhunua pak ditë më parë publikisht dhe në mes të Vlorës nga ish bashkëshorti, Marsela Çaushaj ka pritur ditën e sotme në banesën e saj Ministrin e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi.

Klosi asistoi nga afër masat e marra për rehabilitimin, trajtimin psiko-social të fëmijëve dhe nënës së dhunuar, dhe u premtoi këtyre të fundit një banesë krejt të re. Kjo pasi, sipas vetë Ministrit, shtëpia aktuale është në një gjendje jo të përshtatshme. Gjithashtu nga kjo vizitë u mësua se gruaja e dhunuar, e cila prej kohësh është pjesë e skemës së ndihmës ekonomike me pagesë maksimale, i është ofruar punë.

Nga ana tjetër, përveç dhuratave të Ministrit Klosi për femijët, Marsela mori edhe një sër dhuratash simbolike nga gratë e Qendrës se Trajtmit të Grave të Dhunuara në Tiranë, si shenjë solidariteti. Gjithashtu pasi ka falenderuar për masat e menjëhershme, prezencën e ministrit Klosi dhe interesimin e tij të drejtpërdrejtë, gruaja që bëri xhiron e mediave në vend kërkoi sërish t’i garantohet siguria, dënimi maksimal i dhunuesit, dhe heqja e të drejtës së prindërimit për ish-bashkëshortin.

2 komente në “Klosi viziton gruan e dhunuar nga ish – bashkëshorti në Vlorë, i premton një banesë më dinjitoze”

  1. Celeste says:

    I gjori Klosi , kujt ti japi shtepi me pare ~¡~

  2. albani says:

    Ndihme ekonomike 400 leke ne muaj.
    Shtet shkerdhate.
    Po mos ishte filmimi amator,kjo e shkreta do shkelmohej dhe grushtohej perdite.
    Eshte turp te themi qe kemi shtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje