Basha: S'ka reformë, Rama kërkon të kapë politikisht kontrollin e gjyqtarëve

13 Qershor 2016, 18:18Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzon kryeministrin Edi Rama se kërkon të ketë nën kontroll politik procesin e kontrollit dhe vlerësimit të gjyqtarëve. Basha theksoi se Rama pranoi formulën e vendeve të rezervuara për KLGJ e KLP, por nga ana tjetër nuk bëri të njëjtën gjë për Komisionin e Kontrollit dhe Vlerësimit dhe atë të Apelimit. Sipas Bashës, kjo është tendencë për të pasur në dorë kontrollin e gjyqtarëve. “Rama kërkon të kapë politikisht këto dy organe të rëndësishme në këtë proces”, tha Basha.

Sipas Bashës Partia Demokratike e ka pranuar këtë parim për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe atë të Prokurorisë, por Rama duhet të pranojë edhe pjesën tjetër të atyre që ka propozuar Venecia dhe më pas të ulen dhe të miratojnë draftin e reformës në Drejtësi.

“Sot, pas insistimit tonë parimor përkundër presioneve të jashtëzakonshme dhe të paparimta, kemi një lajm të mirë: Edi Rama pranoi sot parimin e konstatuar në opinionin final të Komisionit të Venecias, në rekomandimin numër 88, atë që njihet si modeli i vendeve të rezervuara.

Pranon parimin, por nuk dëshiron ta aplikojë atë siç rekomandon Komisioni i Venecias në katër institucionet e reja të sistemit të drejtësisë, por në vetëm dy prej tyre. Dëshiron ta aplikojë në KLGJ dhe KLP, me të cilën ne kemi rënë dakord që prej muajit shkurt.

Më 17 shkurt, Partia Demokratike pas sugjerimit të OPDAT dhe EURALIUS, përzgjodhi modelet e vendeve të rezervuara për këto dy institucione  vendimmarrëse. Komisioni i Venecias kërkoi zbatimin e këtij parimi edhe për dy institucione të tjera, Komisionin e Posaçëm të Verifikimit dhe Komisionin e Apelimit”, tha Basha.  Ai deklaroi se moskapja politike nuk është thjesht kusht i të djathtës por vetë reforma.

Duke i kthyer përgjigje kryeministrit, Basha tha se me kapje politike nuk mund të ketë reformë. “Palët ndahen në një pikë, mënyrën e përzgjedhjes së institucioneve të reja vendimarrëse dhe kontrolluese. PD nuk ka asnjë interes përvec asaj që jam zotuar para shqiptarëve, moskapja politike nuk është thjesht kusht por vetë reforma. Me kapje politike nuk ka reformë. Sot pas presioneve për të qendruar në parimet e Venecias, kemi një lajm të mirë, Rama pranoi parimin si model i vendeve të rezervuara, pranoi parimin por nuk do ta zbatojë në 4 institucione, por vetëm në dy KLGJ dhe KLP për të cilat kemi rënë dakord që në shkurt. Por, po kaq të rëndësishëm e konsideron Venecia edhe komisionin e Posaçëm të Verifikimit dhe të Apelimit”. Basha tha se kryeministri Rama ka pranuar parimin për dy organe, por jo për dy të tjera.

“Rama pranoi parimin, por vetëm për dy, për dy të tjerat jo. Kjo sepse dy organet e tjera do të ndajnë shapin nga sheqeri. Do të largojnë nga sistemi gjyqtarët e korruptuar, dhe jo ata që i shërbejnë Ramës. As Rama e as Basha nuk duhet të kenë dorën e përzgjedhjes në këto organe. Se ndryshe nga dalin të korruptuar gjyqtarët që gjykojnë përgjimet. Nuk duam që në këtë sistem të vendoset, Bylykbashi, Halimi, Ivi kaso, por s’mund të lejojmë që pala tjetër të vendosë Subashin, Xhafën, Majkon. Duhet një sistem i pastër vettigu për kandidatët që do të propozohen. Rama pranoi se ishte ai dhe vetëm ai pengesa për një sistem që ndëshkon korrupsionin në nivele të larta. Tregoi se nuk heq dorë nga kapja politike e këtyre 2 organeve të rëndësishme për këtë proces. Opozita kurrë nuk ka kërkuar 2/3, pasi me mekanizmin zhbllokues do të thoshte kapjen e drejtësisë. Armiku më i madh i drejtësisë është kapja politike. Modeli i vendeve të rezervuara është rruga e konsensusit politik mes palëve. Mbi këtë parim nuk ka e nuk mund të ketë cedim, jemi dakord që bashkë me palën tjetër të vendosim një palë për selektimin e figurave”, tha Basha.

Kreu i opozitës është shprehur se PD i qëndron rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

“Qëndrimi i kryeministrit është i papërgjegjshëm fëminor. Këtu nuk bëhet fjalë as për fitoren e PS, as të PD. Kjo tregon sesi e sheh ai procesin e reformës. Kemi angazhuar ekspertët më të mirë të PD për këtë proces. Janë 38 fitore, dhe kush e thotë këtë, Komisioni i Venecias, 38 herë është rrëzuar mazhoranca, dhe i është dhënë të drejtë opozitës. Është vënë nën akuzë për kërcënim të gjyqësorit e nuk pranon të hetohet, një ministër. U thonë gjyqtarëve ‘killer’ se hetojnë aferat e tyre. Por PD nuk i ka braktisur por i ka fituar betejat e hapura. Drafti ka ardhur këtu ku është jo me dëshirën e Ramës, por me pahir, pasi ne me Komisionin e Venecias, rezonuam në pikat e rëndësishme për moskapjen politike të sistemit”, shtoi Basha.

7 komente në “Basha: S’ka reformë, Rama kërkon të kapë politikisht kontrollin e gjyqtarëve”

  1. vflp says:

    O kurve po te mos ishte sistemi i kapur ti, Sala,Meta dhe gati gjithe kopeja e shpellareve ne PD do ishit pas hekurave te burgut.

  2. Andi says:

    Problemi jot me i madh eshte se nuk arrin te kuptosh qe edhe te mashtrosh eshte art e do shume pune

  3. Donnnie Brasco says:

    Rama do te kape drejtesine se nuk do qe partite politike te kene perfaqesues se tyre ne Gjykate… A TE SHPELAFTE MORTJA…O CECEN!

    AMERIKA DO T’JA U SHTRYDHE KOQET,dhe do zvarriteni per ta votuar,ketu do jemi.

  4. Donnie Brasco says:

    Rama do te kape drejtesine se nuk do qe partite politike te kene perfaqesues se tyre ne Gjykate… A TE SHPELAFTE MORTJA…O CECEN!

    AMERIKA DO T’JA U SHTRYDHE KOQET,dhe do zvarriteni per ta votuar,ketu do jemi.

  5. Nexhmie Hoxha says:

    O ditezi, tashme do j’u kontrolloje BE-ja, asnje qeveri shqiptare. Jane interesa boterore me madhore, se po te ishte per deshire, kishte ndejtur akoma Ramiz Alija ne pushtet.
    J’u del borxhit edhe njehere Ai ustai Steinmeier, pastaj po s’deshet si ju djathats (PD), ato majtas (PS) edhe ato te mesit (LSI), fillojne dhe ju eleminojne Ustallaret pastaj, nje e nga nje.

  6. . says:

    …. Ti o gjatosh Peshkopie te pret burgu, bashke me bab Salen tat … behu gati … edhe nese nuk shkoni ne parlament reforma do votohet me 3/5 ashtu sic thote vete kushtetuta … harruat kur thoshte Berisha vetem me 1 vote plus ne parlament ? … eshte vta e sovranit dhe beri cfare i deshte “bytha” … tani koha e burgut po afron … mos u lodh kot …

  7. Sheqerja says:

    ATEHERE PSE NUK PRANON TI LULEZIM QE PRESIDENTIN, PROKURORIN, GJYKATAT QE I KA EMERUAR TUTORI YT ME 71 VOTA QUHET KAPJE E DREJTESIS???? PO DEPUTET E PS QE BLEVE ME NE KRYE KAÇIN E VOGEL A E QUAN AKOMA BLERJE MANDATESH??? THUAJ A ESHTE E KAPUR KJO DREJTESI NGA JU APO JO??? QEVERIA PO TE JEP SHANSIN TE VOTOHET ME 94 VOTA KU TE MARRESH PJESE DHE TI, POR JU NUK DONI. VERDIKTIN E KANE DHENE SHQIPTARET QE KJO MAZHORANC TE JETE FUQIPLOTE, SE PO TE JETE PER TY DHE BABA SALEN DO KEMI PRESIDENT GJININ. SHQIPTARET ME NE FUND DO FITOJN POR TI DHE SOJI YT DO TE HUMBNI SHUME!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje