Report Tv zbardh 3 formulat mbi të cilat PD, PS e LSI po negociojnë për emërimet e njerëzve në institucionet e reja të drejtësisë. Lufta e madhe bëhet për 5 anëtarët jo gjyqtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të Prokurorisë.
Një variant është ai që emrat të përzgjidhen nga organet e pavarura dhe të filtrohen nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, një organ i ri ky që krijohet. Në këtë mënyrë Parlamenti detyrohet të bëjë një përzgjedhje mes kandidatëve më të kualifikuar dhe jo të emëruarve politikë.
Formula tjetër i jep të drejtën çdo deputeti të votojë vetëm për një nga pesë kandidatët e këtyre institucioneve. Opozita, duke përqendruar votat në zgjedhjen e një ose dy kandidatëve, siguron përfaqësimin në to.
Ndërsa shumica do të mbështesë tre kandidatët që mbeten.
Formula e fundit ka të bëjë me krijimin e dy listave alternative të kandidatëve, një nga koalicioni qeverisës dhe një tjetër nga opozita.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të rendisë kandidatët dhe do t’i dërgojë të dyja listat në Parlament, i cili më pas do të zgjedhë tre kandidatë nga “lista e shumicës” dhe dy nga “lista e opozitës”, në të dyja rastet me shumicën e cilësuar me 3/5-at.
Po ashtu Report Tv ka zbardhur draftin që do të miratohet nesër në komisioni e reformës në drejtësi, në të janë bërë reduktime të dukshme të propozimeve të PD, PS dhe ekspertëve të huaj të miratuara gjatë shqyrtimit nen për nen.
Pranohen kërkesat e PD për të hequr Gjykatën e Lartë Administrative dhe Tribunalin Gjyqësor. Ndërsa është reduktuar dukshëm neni për Byronë Kombëtare të Hetimit, ose siç njihet ndryshe Njësia e Posaçme anti-korrupsion nën varësinë e Prokurorisë së Posaçme. Kompetencat e kësaj Prokurorie, detajet e strukturës dhe zgjedhja e saj do të përcaktohen në ligjin e Prokurorisë.
Po ashtu është hequr nga paketa e ndryshimeve kushtetuese kriteri ndalues për mospasjen e një dënimi penal për funksionaret në sistemin e drejtësisë.
Drafti përfundimtar i reformës në drejtësi, me ndryshime, do të dorëzohet nesër në komisionin e posaçëm parlamentar, ku edhe pritet të miratohet në tërësi.
Me pak fjale,do behet sic e do shpellari…e mjera ti Shqiperi!
Pra ku ishim? Atje ku jemi. Asgje nuk ka per te ndodhur. Vetem se hapen nja 50 vende te reja pune per milioneret e Shqiperise me synimin qe ata te behen miliardere.
TUUURP !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Me ne fund triumfoi pazari. Ku vajtem? Aty ku u nisem. U mbars mali e polli nje mi.
Rroftë Like Floriri i Sali Viçidolit !
Hahahahaha.Reforma ne Drejtesi u shkrua nga PD-LSI.Mero i nderuar.Ku je futur??Dil e thuaj nje fjale.Une Po e them timen.Lamtumire Nena ime Shqipri.Nuk shkel kurre me ne ate vend.Fajin per kete ja faturoj vehtes qe erdha posacerisht nga Italia per te votuar PS-ne.Edi Rama kapitulloi pa kishte perballe mafjes PD-LSI.Pranoi kushtet e mafjes PDI-LSI te vendeve te rezervuara te mafjes ne krue te sistemit te drejtesise.
nje ligj mjaft i keq, i le shteg tere gjygjtareve dhe prokuroreve te korruptuar qe te mos gjykohen per zullumet e bera. Zoterinj te Ps nuk jeni te zot te vendosni drejtesi . Mos llomotisni me se nuk jeni te besueshem, rate pre e hajdutit I.Meta dhe vrasesit S.Berisha. Ligji me ndryshimet e bera ne drejtesi eshte tashme vetem nje iluzion., Te na rrojne politikanet qe pasurohen duke vjedhur popullin, ndersa ne o popull i dashur le te hajme Mut, sepse ajo na ka ngelur.
U kuptua, reforme per te lare mutin me shurre. Shqiperia nuk ka me breke prej 25 vjetesh, prandaj kushdo qeveri te jete nese ja ngre pak era fustanin e ha dhe para dhe mbrapa! Rrofte zoti Filimon, kryetar i bashkise tone!
E kemi thene qe ky vend nuk behet dhe ky gjatoshi nuk beri asgje, ilir efendija baroni i te gjitha di te dirigjoje, normalisht do beheshe shok me vrastaret, te rrrine pa u ndeshkuar ata qe i pine gjakin ketij populli, qe jane bere supermilionera, atehere si popull themi i vrafte zoti deri ne 10 breza keta felliqsira qe luajne ne kurrizin e njerezve, vetem bla bla bla.
Turp per PS qe e kemi votuar nese pranon keto
…. Z.Rama … kujdes se dicka po pergatit Meta njeriu qe te ka penguar te maresh inisiativen per te vepruar prej kohesh, qekur moret pushtetin …kujdes, mos prano qe Institucionet te miren nga partite …. mos !
E ku te shkuan tere ato pordhe o Rama i Rilindjes.
Partia Socialiste duhej te mblidhej urgjentisht, ti kerkonte llogari ketij te paudhi qe e sorollati PS-ne lart e poshte qellimisht per ta denigruar.
Gramoz Ruci, ke rene shume poshte. Nuk kishe pse ta lejoje Ramen te bente paudhesine me te madhe qe mundet ti behet nje vendi.
Sic duket e gjitha kjo qe nje loje ku te gjith ju te paudhet u nmblodhet dhe dhate kontributin per te mos bere reforme.
Xhafa, ti sonte duhet te dorehiqesh dhe te shkosh nga syte kembet bashke me Majko e kompani.
Po me mbushet mendja se e gjitha kjo ka qene nje loje, por kesaj here me trajnere te huaj.
Turp te shperdorohet ne kete menyre kaq te shemtuar votat e shqiptareve.
Socialistet do u a kthejne kurrizin dhe do ndeshkoheni rende.
LAJMERIM
ME HIDHERIM TE THELLE NJOFTOJME SE SOT, PAS NJE SEMUNDJE TE RENDE U NDA NGA JETA NE MOSHEN 26 VJECARE “REFORMA PER DREJTESI”. ME GJITH PERPJEKJET E BERA NGA MJEKE SPECIALISTE TE VENDIT DHE TE HUAJ, U BE E PAMUNDUR TE MBAHEJ NE JETE PASI SEMUNDJA E PASHERUESHME KISHTE PERPARUAR NE TE GJITHA ORGANET JETESORE TE SAJ.
E NDJERA “REFORMA”RRETH NJE VIT E GJYSEM ME PARE I U NENSHTRUA NJE OPERACIONI TEPER TE NDERLIKUAR, POR QE NE ATE KOHE AJO RA NE KOMA DHE ESHTE MBAJTUR ME FRYMEMARRJE ARTIFICIALE, POR SOT, MJEKET VENDOSEN TI HEQIN TUBAT E OKSIGJENIT.
NESER DEL RAPORTI MJEKO-LIGJOR.
FTOHEN TE GJITH TE AFERMIT, MIQT E DASHAMIRESIT E TE NDJERES “REFORME” SE DITEN E ENJTE DATE 16 QERSHOR BEHEN HOMAZHE NE HOLLIN E PARLAMENTIT TE SHQIPERISE DHE PERCJELLJA E PER NE VARREZAT E DESHMOREVE BEHET NE OREN 18.00
PERCJELLJA ORGANIZOHET NGA PROTOKOLLI I SHTETIT, ARKIVOLI DO VENDOSET NE NJE SHTRAT TOP DHE NE MOMENTIN E VENDOSJES NE VARR DO BEHEN 143 TE SHTENA ME GJYLE TE RENDA, AQ SA ESHTE NUMURI I PARTIVE POLITIKE NE SHQIPERI.