Ministri i Mbrojtjes Mimi Kodheli do të marrë pjesë në punimet e Ministerialit të Mbrojtjes në Bruksel

13 Qershor 2016, 15:50Politika TEMA

Ministrja e Mbrojtjes znj.Mimi Kodheli niset për Bruksel, ku do të marrë pjesë në Ministerialin e Mbrojtjes të NATO-s.

Takimi i Ministrave të Mbrojtjes do të fokusohet tek forcimi e mbrojtja kolektive e Aleancës. Gjatë punimeve dy-ditore, Ministrat e Mbrojtjes pritet të diskutojnë dhe përgatisin vendime për Samitin e Varshavës, mbi frenimin e rreziqeve dhe mbrojtjen e Aleancës (Deterrence and Defense), veçanërisht mbi prezencën e përparuar të trupave aleate në lindje, Planin e Veprimit të Gatishmërisë (RAP), projektimin e stabilitetit përtej kufijve të Aleancës, rritjen e bashkëpunimit me Bashkimin Europian, etj.

Gjithashtu, Znj.Kodheli do të jetë pjesë e diskutimeve në formatin e Grupit të Planifikimit Nuklear të NATO-s (NPG), ku do të trajtohen aspekte nukleare të politikës së NATO-s dhe Komisionit NATO-Ukrainë (NUC), ku do të adresohet ndër të tjerash, thellimi i reformave në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë së Ukrainës. Takimi i Ministrave të Mbrojtjes i paraprin Samitit të NATO-s, që do të zhvillohet në Varshavë, Poloni, në datat 08-09 korrik 2016.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje