Ministria e Jashtme e Greqisë e cilësoi provokative dhe një “akt të pacipë” valëvitjen e banderolës për Çamërinë në stadiumin ku luante Shqipëria përballë Zvicrës. Banderola u shfaq në sektorin e tifozëve zviceranë për pak çaste dhe mbi të shkruhej: “Greqia është fajtore. Kujtoni gjenocidin në Çamëri, 100.000 viktima shqiptarë”
Por në përgjigje të këtyre deklaratave ka dalë zëdhënësi i MPJ-së shqiptare Glevin Dervishi. I veshur me bluzën e kombëtares, Dervishi ironizoi kolegët grekë me ftesën për t’i ndjekur në vazhdimësi ndeshjet e Shqipërisë në Kampionatin Europian.
Sipas tij, sjellja e tifozëve shqiptarë në ndeshjen Shqipëri-Zvicër u vlerësua nga mediat ndërkombëtare.
“Shpreh keqardhjen që në vend të fokusit në fushën e blertë dhe magjinën e futbollit, ata janë fokusuar në detin e tifozëve kuq e zi të pranishëm dje në stadium, sjellja e të cilëve është evidentuar si tepër korrekte dhe tepër e shkëlqyer dhe nga mediat franceze dhe ato ndërkombëtare.
Ndërsa sa i takon deklaratave të Ministrisë së Jashtme të Greqisë për çështjen çame, më vjen keq të them, por ne nuk ndajmë shqetësimin e tyre irracional nga fjala Çamëri.
Çështja çame është një çështje thelbësore e raporteve dypalëshe dhe thelbësore për të drejtat e njeriut, madje trajtimi i saj me realizëm dhe diskutimi i thellë për të, do të ishte dëshmi maturie e marrëdhënieve tona dhe e respektit të ndërsjelltë”, tha Dervishi.
Bravo, kjo është përgjegje dinjitoze.
Banderolat me përmbajtje politike dhe nacionaliste, nuk kanë vend në një ndeshje sportive.
Minitria e jashtme duhej të tregohej e kujdesshme dhe profesioniste në deklaratat e saj.
Pergjigje tipike diplomatike. Nga ato qe s’kemi patur asnjehere me qeverite e shkuara.
Siç duket Glevin duhet te jete edukuar jashte Shqiperise.
Hahahaha …..obobobo…Gerrket e shkrete. Nuk mjaftonte qe ju dilte Erdogani ne enderr, dikur ju shtua dhe Schäuble….dhe tani …edhe Dervishi. Hahahaha. Hajde me mollaqe te forta “fqinje te dashur” kthejeni dhimbjen ne force.