Vendi i katërt i Bashkimit Evropian i ka thënë “jo” mbajtjes së perçes në publik nga gratë myslimane, ndërkohë që dhe një vend tjetër si Letonia i ka gati procedurat për këtë qëllim, në përpjekjte për të ngushtuar sadopak hapësirën për depërtimin e islamit radikal dhe në vendet e Evropës së Bashkuar.
Politikanët në Bullgari kanë miratuar një projektligj, i cili do të ndalojë mbajtjen e shamive që mbulojnë fytyrën, pjesërisht apo plotësisht në vendet publike. 108 deputetë të Parlamentit bullgar votuan pro legjislacionit, ndërkohë që vetëm 8 vota ishin kundër. Një projektligj të tillë e kishte propozuar Fronti Patriotik Nacionalist (PF), ku thuhej se ai do të ndalonte mbajtjen e “nikabit” dhe “burkave”. Ligji do të zbatohet në të gjithë institucionet e vendit, edhe atyre administrative, të edukimit dhe shërbimeve sociale.
Partia e dytë më e madhe e vendit, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS), propozoi tërheqjen e këtij projektligji dhe përfshirjen e tij në një legjislacion kundër-terrorizmit, por kjo ide u hodh poshtë. Letonia po planifikon një projektligj të ngjashëm, pavarësisht numrit të madh të personave që e mbajnë shaminë në këtë vend.
Më herët këtë vit, kryeministri i Francës, Manuel Valls, bëri thirrje për ndalimin e shalleve myslimane në universitete, duke shkaktuar edhe kundërshtimet brenda qeverisë së tij.
Ndërsa në maj, qeveria holandeze zbatoi një ndalim pjesor të shamive në shkolla, spitale dhe transport publik, duke vendosur edhe një gjobë prej 400 eurosh për ata që shkelin ligjin.
Belgjika e ka bërë ligjin e saj që në 2011-ën. Ndërkohë që Spanja nuk e ka të ndaluar shaminë atë me ligj, por në vitin 2010 Barcelona i ndaloi “burkat” dhe “nikabit” në ndërtesat e bashkisë.