Ne, hedhurinat si Daut Gumeni dhe spiunët që kanë kapur për fyti politikën

17 Qershor 2016, 10:09Politika TEMA

Nga Enkel Demi

Daut Gumeni bën me faj me qeverinë që Kuvendi e la pas dore çështjen e hapjes së dosjeve. Natyrisht, ka të drejtë. Një njeri si ai që kaloi një pjesë të jetës në burg dhe në persekutim duhet të ndjehet si hedhurinë, kur sheh se sigurimsat që kanë në dorë vendimarrjen politike e shtynë për kalendat greke jetësimin e këtij ligji.

Pa dyshim që qeveria është përgjegjësja kryesore, sepse ishte ajo që u turr ta kalonte, madje me arrogancë këtë ligj, në mënyrë që ta mbyste qysh foshnje. Si kurrë më parë kryeministri Edi Rama e përdori këtë projekt-ligj si shpatën e Demokleut, të cilën ia tundte në sy ish-kryeministrit Berisha. Ai në atë kohë thërriste se ne, “çunat e Bllokut”, “ish-komunistët”, po e bëjmë këtë ligj për të nxjerrë në bash të meidanit spiunët e vërtetë që janë në të djathtë. Edi Rama është një njeri që kredon antikomuniste nuk dëshiron t’ia prek kush.

Njeriu i “Refleksioneve” kësaj here si kreu i qeverisë, pati një rikthim në pafajësi, sak në atë kohë, kur zëri i tij gjëmonte për atëvrasjen si një akt që do sillte katharsisin e kombit. Si i tillë ngulmoi për këtë ligj, por kur në derë i trokitën dy drejtues të lartë të PS-së u kthye sërish në lëkurën e kryetarit të një force trashëgimtare të Partisë së Punës. Propozoi një ligj të gjymtuar, sepse ata që e mbajtën babën gjallë janë ende të fortë, kur të vinë në zyrë për të të kujtuar kush ta ka dhënë atë zyrë.

Megjithatë, u bë një ligj, i cili dhe ashtu topall diçka mund të prodhojë. Këtu vjen zhgënjimi i Daut Gumenit, njërit prej njerëzve që duhet të ishte anëtar i Autoritetit të Hapjes së Dosjeve. Kuvendi nga sherri në sherr, nga e enjtja në zullum bëri sikur harroi, e la fare.

Ndaj, nuk ke si të mos jesh i një mendje me shkrimtarin e persekutuar, madje duke parë rrotull. Në këtë këngë morti qeveria është duet me opozitën. Nuk bien dakord palët për reformën në drejtësi, por për dosjet flasin të njëjtën gjuhë që ç’ke me të. Sepse, në zyrën e Lulzim Bashës trokasin përditë spiunë të Sigurimit të Shtetit që jo vetëm japin mend, por e kanë në thes opozitën.

Daut Gumeni duhet ta dijë se e njëjta trysni është ushtruar nga king maker-i i sotëm i Partisë Demokratike, njeriut që shkruan ato fjalime pocaqi që këndon Lulzim Basha. Është spiun i Sigurimit të Shtetit me aq shumë fashikuj sa duhet një bibliotekë e tërë për ta rehatuar. Një nga drejtuesit e sotëm më të lartë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike është spiun par excellence. Plot të tjerë në kupolën e sotme të Partisë Demokratike dhe të opozitës janë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit. E njëjta situatë mund të përshkruhet edhe në rryma të tjera që gjallojnë në Kuvendin e Shqipërisë, ku ish-komunistë, njerëz të aparatit të dhunës, bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit kanë ngritur një mur, ku e majta vë tullën, e djathta shtron llaçin dhe anasjelltas.

Ndaj, janë të gjithë përgjegjës, të gjithë tallen, askush nuk dëshiron. Kanë bërë një ligj për dekriminalizimin, por nuk e përfshinë këtë gjëmë të dikaturës. Krimet e ushtruara nga komunistët përcaktohen me fjalën genocid. Këshilli i Europës i klasifikon në krime kundër njerëzimit, por vetëm në Shqipëri mbijetojnë ende kësi kriminelësh, të cilët kanë të drejtë të zgjidhen, madje të zgjedhin majën e institucioneve që do të japin drejtësi.

Keq duhet të ndjehet Daut Gumeni që e kaloi një pjesë të jetës burgjeve dhe persekutimeve, por si hedhurina duhet të ndjehen edhe ata që kanë lindur pas viteve ’90, sepse atëvrasja nuk ndodhi, katharsisi nuk erdhi dhe ndërgjegjia e këtij vendi është ende e kapur nga metastazat, ndaj e liga këtu ka vendosur fronin e mbretërimit./ 27.al

10 komente në “Ne, hedhurinat si Daut Gumeni dhe spiunët që kanë kapur për fyti politikën”

  1. Xhimi says:

    Enkel, shprehe me qarte titullin, Te lutem.

  2. a.f. says:

    Mashtrimi me i madh ne “demokraci” ndodh atehere kur ne situata te turbullta dhe qe perbejne pasiguri per to,
    vete ingranazhet e sistemit mafioz, te ngritur prej vitesh deri ne majat e pushtetit, marrin disa kthesa te forta e
    te cuditshme, duke u bere flamurtare kunder “se keqes”, qe ne fakt eshte kontribut i tyre. Populli hutohet kur
    degjon p.sh. Ilir Meten te flase per korrupsionin dhe reformen ne drejtesi, apo kampin e Demokrateve qe turren
    kunder Hajduteve dhe premtojne lufte pa kompromis kunder korrupsionit dhe vjedhjeve. Ne kete “stuhi vere”,
    ka edhe nga ata peshqit ne dukje me te vegjel, sikurse autori i shkrimit ne fjale, nje cam i konvertuar ne katolik,
    qe hiqen me katolik se papa vete. Ka nje shprehje ne italisht: “L’ ipocrisia si raddoppia nell’ esprimersi”.

  3. zgjohu shqipe says:

    Zoterinj te nderuar.kombi yne eshte turqi hesap .mos pretendoni “cudira “pergezime artikull shkruesit.

  4. Mali says:

    Enkel Çam Demi. Kanë qene me dosje

  5. Panajaja says:

    po pse Dauti o Enkel cfare eshte? Edhe ai spiun ka qene se po mos te kete qene spiun smund te haj dreke me zogj fshati se bashku me Sabit Broken ne panaja te dielen qe shkoj dhe dukej shume i qeshur ne ate dreke ku ishin nja 20 vete te gjithe krahu i majte i pushtetit te sotem

  6. Dine Xhelaj says:

    Doni te dini me shume per Daut Gumenin? Kam lexuar nje shkrim per te ne gazeten Panorama keto muaj, ku shihet si legjende apo realitet. Ky pak a shume eshte titulli. Nuk mbaj mend kush e ka shkruar. Aty e gjeni nje pjese te tij. Burre i mencur, qe duhet vleresuar.

  7. sokol says:

    Keli, je djale i cilter, prandaj mos bjer ne gracke. Mos e bej edhe ti si Sila, qe vajti te zbulonte nje vendvarrim masiv te te pushkatuarve nga regjimi komunist dhe “zbuloi” nje vend qe dihej, ku nuk ka aq viktima sa bertiste ajo.
    Per aresye objektive, kete ti e di mire, spiunet ose njerezit me dosje rekrutoheshin nga te persekutuarit. Them te persekutuarit, sepse shume prej tyre nuk ishin hic te djathte. Shumica prej tyre sot jane me afer PS se sa PD.
    Di dicka Edi Rama pa vonon hapjen e dosjeve. Por dosjet nuk jane aq te lehte per t’u hapur, mos beso ata qe bertasin me shume, sepse, mund te ndodhe qe, pikerisht ata, te jene vete me dosje. Sic ishin te tille shume nga ata qe bertisnin, ne vitet 90, poshte komunizmi.
    Spastrimin e politikes shqiptare nuk e pengojne vetem dosjet. Bile ato do ishin pengesa me e vogel. Spastrimin e politikes shqiptare e pengojne ata, qe sjellin njerez te inkriminuar ne pushtet, qofte lokal e qofte qendror. Spastrimin e politikes shqiptare e pengojne edhe njerez, te tipit te atyre, qe benin dje vizita ne shtepine e Elvis Roshit, duke u gezuar qe u cua ne arrest shtepie.
    Nese DEA po merret me ceshtjen e tij, ai eshte i mbaruar. Kur degjon se avokati i tij mbrojtes, ish prokuror i pergjithshem i republikes, thote se ai nuk ka pse deklaron veprat e tij ne Zvicer, sepse Zvicra nuk ben pjese ne BE, atehere…duhet te veme duart kryq e te pranojme ate…ate qe duan ata qe drejtojne sot shtetin.
    E kupton Keli, se sa keq jane punet. Kurse ti, ben nje shkrim dhe…paguhesh per te. Por tingellima vjen nga tjeter ane.

  8. Sul Pumi says:

    Zoti Demi te falenderoj per shkrimin. Nuk kam cfare te shtoj , por do te them cfare i ndodhi nje plaku. Plaku i gjore nuk ecte pa ndihmen e bastunit , por nje dite ca rrugace ja hodhen bastunin ne nje grope me mut , e plaku i gjore nuk dinte ku ta kapte bastunin se ishte bere gjithandej me mut . Z Demi po nuk u hapen Dosjet e sigurimit dhe prona te shkoje tek i zoti ska per te bere hajer ky vend , e do shkoje keq e me keq sic po shkon . Rrespekte Zoti Demi.

  9. Amerikani says:

    Me pislleqet qe ka bere Gumeni nese do ti perseriste prsp sot, ai do te ishte ne burg. Kjo eshte e keqja o miqte e mij: Burgaxhinjte kerkojne te heqin balten, ate balte qe nuyk u duhetr hequr sa te jene gjalle.

  10. Zani Burimi says:

    Enkel, ti o lum miku ia di anen punes se gazetarit dhe mos lejo ato redaktoret t-ia kepusin si kau peles ne titull! Shyqyr qe pata durimin ta lexoj shkrimin (natyrisht per hir te Z. Gumeni), sepse perndryshe do te kalonte si … hedhurine!
    Sidoqofte respekte, z. Demi, je nje ccam i mire ne teresi, ca me i mire se Leo qe se ku i humbi vula…
    Ndersa Daut Gumenit i heq kapelen dhe le te drekoje me ke te doje, sepse nuk gabon per zgjedhjen e miqve ai deli burre!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje