Dalin në dritë të tjera detaje për identitetin e dy shqiptarëve, që dyshohet se janë autorë të atentatit me 4 të vrarë në Qipro, mbrëmjen e së enjtes.
Në kërkim nga policia e Qipros është Aleks Burreli, i cili arriti të largohej në kohë nga vendngjarja, ndërsa bashkëpunëtori i tij, Jani Vogli, mbeti i vdekur.
Për dy shqiptarët, që dyshohet të jenë vrasës me pagesë, është marrë informacioni se kanë dalë nga Shqipëria më 7 maj të këtij viti dhe pas ndalesës në Stamboll, kanë udhëtuar drejt Qipros më 8 maj, ku janë takuar me porositësit e atentatit.
Nga të dhënat që u janë përcjellë homologëve qipriotë, dy shqiptarët nuk rezultojnë të jenë skeduar nga policia shqiptare për vepra penale.
48 – vjeçari Aleks Burreli shihet si personi kyç, që mund të japë të dhëna të vlefshme për hetimin e atentatit, ku mbeti i vrarë biznesmeni Fanos Kalopsidiotis, dy miqtë e tij dhe shqiptari Jani Vogli.
Burreli mbeti i plagosur dhe frika është se ai mund të eleminohet për t’i mbyllur gojën, raporton Klan.
Nga ana tjetër, policia qipriote ka dyshime se 41 – vjeçari Jani Vogli, mund të jetë vrarë nga bashkatdhetari i tij, Burreli.
Kjo, pasi ekspertiza dëshmoi se dy policët që shoqëronin biznesmenin e vrarë, nuk i kanë përdorur armët e tyre.
Policia ende nuk ka saktësuar numrin e personave, që me fytyra të maskuara, mësynë të enjten në mbrëmje një restorant, në Agia Napa të Republikës së Qipros.
Ata hapën zjarr drejt tavolinës ku po darkonte biznesmeni vendas Fanos Kalopsidiotis, i moshës 51 – vjeç. Biznesmeni dhe një çift që ishte me të mbetën të vrarë, ndërsa dy persona të tjerë u plagosën.
Car mhb ka.. Vdiska njeri u plagoska tjetri e policet si paskan perdor armet a thu se aty e kishin len me vra shoku shokun shqiptaret
Ja perse jemi kaq te Urryer neper Bote, dhe Bota Rscista ndaj Shqipetareve …. neper shekuj kemi qene Kriminela te Paguar (Mercenar), si nga Otomanet, Italianet, Sirianet, Talebanet …. dhe kush e kush jep me shume.
Alex,ke te drejte qe indinjohesh por nuk je mire i informuar,tregu i kontratave te atilla eshte i madh dhe te punesuarit shqiptare vijne te fundit me diference te madhe ne ballkan se ne europe asqe nuk llogariten fare.shqiptaret jane degjuar shume mes njeri tjetrit.vendin e pare ne ballkan e kane kroatet me serbet.edhe greku na i kalon.prandaj mos ulerit kot
Me jep emrin e nje Greku (statistike vitin e fundit), te te jape emra te 180 Shqipetareve (statistika vitin e fundit), qe jane degjuar ne Mediat Nderkombetare per Krim dhe Terorizem. Pa llogaritur qe jemi dhe ne popullat sa gjzsma e Vendeve te tjera te Ballkanit.
Flasin Faktet Jo Une, une thjesht i referohem.
Pse shqiptar je ti o beqo une te dija se ishe grek ?
edhe ne kohen e Aleksandrit te madhe iliret ishin mercenaret e pare ne krye te ushtris
Keshtu eshte kur lexon vetem titullin…
Kalops idiotis goxha mbiemër paska pasur