Pronari i piceri “Era” replikon me policinë: Ju njihni vetëm gjuhën e dajakut

27 Qershor 2016, 12:15Kronika TEMA

Pronari i piceri “Era”, Altin Ballmari, ka reaguar pas deklaratës së policisë.

Kjo e fundit bëri me dije se ai dhe i biri ishin plagosur vetë, ndërsa iu ishin larguar oficerëve të policisë.

Balmmari thotë se kjo është një shpifje.

Statusi i Ballmarit:

Mire une jam Suloja, po im bir kush eshte?

Lexova neper portale lajmesh qe Ministria e Brendshme kishte dale me nje deklarate shtypi per rastin tim dhe te tim biri.

Deklarata thoshte qe ne u rrezuam ne vrapim e siper per t’iu shmangur policise dhe u lenduam nga gjuri.

Nuk doja fare te merresha me kete histori, por pashe qe disa kane dyshime dhe doja vetem t’iu kujtoja Sulon, personazhin e filmit “Lulekuqe mbi mure”.

Ashtu thane dhe per te: “Krisma nuk ka patur. Suloja ra nga avllia dhe vdiq”.

Po mire, ja une jam Suloja, po im bir kush eshte? Sepse shenja kemi te dy? Apo meqe jemi bab e bir ne rrezohemi njekohesisht nga avllia se keshtu do Ministria.

Dhe tjetra, ne u larguam sepse s’kishim bere asnje gje. Makinen qe deshen e lame aty.

I kerkuam mirekuptim policise ne menyre qytetare dhe per te, por nuk e gjetem. Cfare duhet te benim me shume? Te pranonim c’i hipte ne koke qerosit?

Une i argumentoja qe ne gjendjen psikologjike te tim biri nuk eshte e drejte qe ai te drejtoje makinen drejt pikes se bllokimit, ai thoshte: Jo vetem qe do ta sjelle ai, por do ta shoqeroj edhe ne komisariat.

E pse? Po sikur im bir te bente nje aksident nen presion apo te pesonte dicka tjeter nga injoranca dhe egoja e qerosit, kush mbante pergjegjesi?

Pse keshtu funksionon policia? Dua une dhe pike? Po ligji ku eshte? Apo te argumentosh, te arsyetosh do te thote te kundershtosh?

Per me teper u them njerezve qe shumica e policeve aty, pervec nja dy servileve, mblidhnin buzet me masat ekstreme te shefit te tyre.

Ju siguroj, gjithashtu, qe nuk kam bere asnje gje jashte etikes qytetare.

Nese mund te quhet gabim se i thashe qe sjellja jote i ngjan sjelljes se nje fashisti, per kete le te me denojne sa te duan.

Nese eshte gabim qe kam mbrojtur djalin tim te pafjale per te mos provuar pa asnje shkak birrucen e komisariatit, le te me denojne edhe per kete.

Kush mendon se jashte shtetit policia te merr “gjak ne vetull” e ka gabim. Jashte shtetit policia ka arsye, fatkeqesisht ketu te ne njeh vetem dajakun.

11 komente në “Pronari i piceri “Era” replikon me policinë: Ju njihni vetëm gjuhën e dajakut”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Po policia jashte shtetit “te merr gjak ne vetull”.. Si merr shume mendim atij qe thyen ligjin dhe shkon ne biruc po ofendove uniformen ne krye te detyres.. Policia jashte shtetit ka arsye, por jo aty ku duan ligjshkelesit.. Si funksjon kjo: Dua drejtesi aty ku ndodhem ne moment!?!? Kush kujton se je??

    1. Xyz says:

      Ti qytetari optimist ke pare shume reality tv me policine amerikane dhe te genjen mendja se te gjitha policite e botes jane si kokekrisurit amerikane! Bej ca kerkime ne internet per policine daneze, suedeze, norvegjeze qe ta shohesh si si duhet te jete policia model me qytetaret! Dhe kuptoje mire qe ne momentin qe nje qytetar nuk ngre dore apo nuk kundershton me dhune, asnje polici nuk ka te drejte ta dhunoje. Sa per dhune verbale, jane gjykatat qe ia marrin “hakun” policit te ofenduar! Ne do makinen merre bllokoje, te zotin nuk ke arsye ta shoqerosh ne polici Qytetaret nuk kane pse i vuajne mbi kurriz tekat e druvareve me uniforme!

      1. tt says:

        Ne ato vende qe permend ti, qytetari eshte model. Ne SHBA 1 ne 10 zezake apo meksikan qe ndalohet – nxjerr pistoleten dhe fillon qellon ndaj policit.

        Tashti polici duhet te kishte kameren e trupit, tender gjigand ky – qe e trumbetuan me te madhe. Policia duhet te nxjerre videon.

  2. Flamur says:

    Ti more ‘qytetar’ ke një problem të madh, nuk e kupton që nëse polici mendon se ke bërë një shkelje dhe do të shoqërojë në komisariat ti DUHET TI BINDESH ka të drejtë apo nuk ka të drejtë ai sipas mendimit tënd. Nëse polici e ka gabim ke të drejtë t’i drejtohesh gjykatës dhe të kërkosh dëmshpërblim për kohën e qëndrimit në burg si dhe dëmet materiale morale e psikokogjike si pasoje e ndalimit e kohës së kaluar në burg. Në asnjë rast nuk ke mundësi to vetë të vendosësh nëse do zbatosh urdhërin apo jo apo cilën pjesë të tij. Ato që ke shkruajtur ti do të merren si provë të fajësisë tënde prandaj mos shkruaj më se ja fut vetes….merr një avokat/sekser dhe zgjidhe çështjen siç janë mësuar ta zgjidhin njerëzit e sorollopit tënd.

  3. "Horri i Bulevardit" says:

    Djali im i pafjale, por ky djali i pafjale, shetiska ne mes te nates.
    Thuaje troc, po qe se eshte i pafjale, mbyllet ne shtepi ne oren tete, si gjithe cunat e mamit, ne qofte se eshte cun qe shetit ne cdo ore te nates, te siguroj se sqenka i pafjale.
    Mundohu ta njohesh djalin tend me mire, mos e shif kur ja mbush xhepat me leke dhe djali jot, te mallengjen ty si baba, me sjelljen e tij.
    Ore zoteri, me thuaj, a ka te drejte ligji, jo polici, te sekuestroje makinen, kur per nje kohe te gjate, nuk paguan gjoben?.
    Ketu ne Gjermani, te sjellin deri ne tre letra dhe kur se paguan, te sjellin letren per tu paraqitur ne polici dhe ceshtja i kalon prokurorit, deri sa te sqarohet ceshtja, ajo makine ska te drejte te levize, punkt.
    Ky eshte rregulli ne Gjermani dhe ne qofte se me makinen tende eshte vepruar keshtu, se nuk eshte paguar gjoba, me ben te mendoj se policia me ne fund, ja paska arritur te beje standartet perendimore.
    Eh dhe po te largohesh me vrap, ketu ha plumbin, si fillim plagosje dhe si shkon me tej, te rrujt zoti.
    Prandaj ti si baba, mundohu te nxjerresh mesim nga kjo ngjarje dhe mos u ekzalto nga statuset e salehut dhe leles se tij, se iku koha e tyre.

  4. Dida says:

    Vetem nje polici qe reagon fuwishem kunder shkelesve te ligjit na afron me europen ne te kunderten na afron ne drejtim te mashtimit,korruptimit dhe salibishit.kushdo qofte personi qe kundershton policin duhet qe policia te rreagoj me ashpersin ma te madhe te mundeshme.ky eshte rregulli numer nje ne bote.bashkeshtetasit e mi mbeshteteni policin sa ma shume

  5. siringa says:

    Personalisht me duken te skandaloze komentet !!!
    Faktet jane , mesa duket, qe nje qytetar eshte ndaluar pas mezit te nates ne rruge . Rezulton nje gjobe e pa paguar .
    JASHTE do therisnin prinderin edhe carroattrezzin edhe babe e bir do gdhiheshin ne shtepi.(Me ka ndodhur situate e ngjashme)
    Shqiperia nuk eshte edhe nuk duhet te jete shtet policor !

    1. Hektor says:

      Ti s’paske kuptuar gjë. Kishte disa gjoba të papaguara prej një viti dhe nuk pranoi të dilte nga makina duke kundërshtuar policinë. Vëri syzet e lexo.

  6. MAQI says:

    PO MIREOINDERUAR MIK . TI SOT POI DEGJONPER HERE TE PARE TE GJITHA KETO? PO TERE JETENNE SHQIPERI BARSOLETAT JANE TREGUAR ME POLICE. AI TULLACI NUK ESHTE NJE TULLAC NATYRAL . AI LESHTE I KA LENE NEPER SHKOZA DHE DELLINJA DUKE KULLOTUR LOPEN. ATE NATE QE TURRNI I TRETE DHENEMENGJES DO NXIRRTE PRAPE LOPEN PER TE KULLOTUR [ E DJALI YT I BENTE NUMURA. NE KETE PIKE TE JESH I SIGURT SE KA DHE MBESHTETJE . [ ESHTE CESHTJE ORIGJINE ]. SHUME NJEREZ PELLASINJO SE E KANE TE NEVOJSHME POR KUJTOJNE PREJARDHJEN.

  7. MAQI says:

    PO MIRE O INDERUAR MIK . TI SOT PO DEGJONPER HERE TE PARE TE GJITHA KETO? PO TERE JETEN NE SHQIPERI BARSOLETAT JANE TREGUAR ME POLICE. AI TULLACI NUK ESHTE NJE TULLAC NATYRAL . AI LESHTE I KA LENE NEPER SHKOZA DHE DELLINJA DUKE KULLOTUR LOPEN. ATE NATE QE TURRNI I TRETE DHENEMENGJES DO NXIRRTE PRAPE LOPEN PER TE KULLOTUR [ E DJALI YT I BENTE NUMURA]. NE KETE PIKE TE JESH I SIGURT SE KA DHE MBESHTETJE . [ ESHTE CESHTJE ORIGJINE ]. SHUME NJEREZ PELLASINJO SE E KANE TE NEVOJSHME POR KUJTOJNE PREJARDHJEN.

  8. GJUHA JONE SA E MIRE says:

    TI MOR “BISNESMEN” KE VETEM NJE PROBLEM.
    NUK E DI SI SE KUPTON POR TBOJ PYTJEN:
    PSE E BON?
    SHUM ZHURM PER NJI GJO QE SKE T’DREJ, O JE BUDALLA O BON SI I TILLE.
    NUK MJAFTON TI LESH MAKINEN DHE TE IKESH.. DUHET TE MBAROSH PROCEDUREN, PA TE THON POLICIA JE I LIRE NUK DUHET TE LEVIZESH..
    PO KUR JE “BISNESMEN”!!! DUHET TE LEVISESH SE NUK T’HEC BISNESI..
    SHKO E FUTI I KAFE ENE MLIDH MENJEN… E MOS I JIP CUNIT MENJEN TATE PREJ HARBUTI..
    OSHT I RI DHE PER TE RINJT KA NEVOJ SHQIPNIA, POR JO PER ATA QE I RREN MENJA..
    HAJT SHNET..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje