Shfryhet gjithë “ngrehina” e akuzave e ngritur me kujdes për të ashtuquajturën pajisje përgjimi dhe përgjimi pa lejen e prokurorisë.
Është zhvilluar sot në gjykatën e Tiranës seanca gjyqësore për Artion Dukën dhe Entiol Xhelilajn, dy efektivët e akuzuar si të përfshirë në çështjen e përgjimeve, ku ata përmes avokatëve të tyre i kërkuan gjykatës që të ndryshojë masën e sigurisë, ku trupi gjykues ka vendosur që ata të lihen të lirë, duke u kthyer në këtë mënyrë në detyrë.
Në seancën e sotme Duka e Xhelilaj nuk kanë qenë të pranishëm, por janë përfaqësuar nga avokatët e tyre Theodhori Sollaku dhe Shegushe Ligori.