Një fëmijë vetëm 4 vjeç është infektuar me HIV/AIDS brenda ambienteve të spitalit infektiv të fëmijëve në QSUT, por përveçse nuk mban askush përgjegjësi, drama shtohet edhe më shumë pasi mungojnë ilaçet.
Nëna e vogëlushit që sot është 7 vjeë është paraqitur pranë emisionit “Stop” dhe ka rrëfyer gjithë kalvarin e saj.
Ajo thotë se prej 6 muajsh mungon ilaçi nevirapinë, pa të cilin i biri nuk mund të jetojë.
Fëmija sipas nënës e ka marrë sëmundjen e rëndë në spital kur është shtruar për ftohje. Ajo thotë se askush në familje nuk është pozitiv, por në kartelën e fëmijës është shkruar, se ai ka bërë ndërhyrje, edhe pse nëna dëshmon, se i biri nuk i është nënshtruar kurrë asnjë operacioni.
Këtë e konfirmon edhe mjekja e fëmijës. Por tani 7-vjeçari dhe familja e tij përballen me mungesën e ilaçit, që vetëm me ndërhyrjen e emisionit “Stop” i është dhënë fëmijës.
Ja ju si miq te ngushte te Kryeministrit qe jeni i thoni Edi Rames ta mjekoje djalin e vogel
Nuk ju kushton shum ti thoni gazeta juaj Edi Rames , nje fjale goje e keni ju ,
dhe edhe ai nuk do mundohet shum per te gjet ilacin per ate femije , vetem nje fjale tu thote vartesve dhe …. femija mjekohet
He pra beni nje te mire , qe te mbaheni mend se e bete njehere nje te mire
Po me ministrin Beqja s’ka se si te mos katandiset shendetesia, cdo blerje e tender e ben vet ky super hajdut. Ky vend eshte katandisur si te ishte vend afrikan. Ky eshte Albanistani i rilindur me rilindasit hajdute!
Absurd! Hivi (Sida), mendoj une, nuk eshte infeksion. Eshte degradim I organizmit, ku gjejne vend infeksionet qe shkatrojne vitalitetin e qelizave te organizmit. Ne spital femija eshte shperfillur, I eshte degraduar funksionimi vital I qelizave dhe eshte infektuar, jo me ndonje virus te percaktuar, por perballohet me organizmin e vet, qelizat e indeve e veta te pa-afta per vetembrojtje ndaj infeksioneve mikrobike kryesisht dhe virusale rastesisht.
Sigurish mjekimi me ilaçe vitale eshte I domosdoshem per te nxitur aftesine e humbur te qelizave per vetembrojtje.
Aftesine e ngritjes se aftesise se qelizave per vetembrojtje e bene edhe mjedisi jetesor I femijes qe duhet te jete nje mjedis qe stimulon forcat e brendshme femijes per te qene dinamik dhe per me teper energjik gjitheanesisht uke u perforcuar me perkujdesjet e prinderve me shume se me medikamente dhe lafologji.