Mafia e tokave, "arrest me burg" për ish-kreun e Hipotekës në Shkodër

29 Qershor 2016, 19:20Kronika TEMA

Me kërkesë të Prokurorisë së Shkodrës, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për ish-drejtuesin dhe dy zyrtarë të Hipotekës, një notere dhe tre persona të tjerë, të gjithë të dyshuar se në bashkëpunim kanë falsifikuar dokumente pronësorë të rreth 15 mijë metra katrorë tokë, në zonën e Velipojës.

Prokuroria e Shkodrës, në vijim të hetimeve, në bazë të të cilave rreth 2 javë më parë u sekuestrua sipërfaqja e tokës 15 mijë metra katrorë tokë, ka krijuar dyshime të arsyeshme se disa persona, në bashkëpunim ndërmjet tyre, kanë krijuar mundësinë për të falsifikuar dokumentat dhe për ta regjistruar atë pronë të fituar në mënyrë të kundërligjshme.

Deri në këtë fazë të hetimeve, Prokuroria e Shkodrës ka krijuar dyshime të arsyeshme se personat e mëposhtëm janë përgjegjës për kryerjen e veprimeve të paligjshme dhe për këtë arsye, ka marrë lejen nga gjykata për arrestimin e:

 

Të dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”

Ilir Nikleka, ish-kryeregjistrues i Hipotekës Shkodër (shpallur në kërkim)

Besar Kali, jurist pranë ZVRPP Shkodër,

Spartak Haxhiaj, hartograf pranë ZVRPP Shkodër, i proceduar edhe më parë për të njëjtën vepër penale,

Valbona Hajdari, notere, Shkodër

 

Të dyshuar për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve”

Rrok Lushi, përfitues i sipërfaqes 15.000 m2, të sekuestruar tashmë

Adem Mlloja, i dyshuar si falsifikatorë të dokumentit pronësor

Ylber Mlloja, i dyshuar si falsifikatorë të dokumentit pronësor

Vendimet e gjykatës janë ekzekutuar gjatë ditës së Mërkurë nga ana e forcave të Policisë Vendore të Shkodrës. Vetëm i dyshuari Ilir Nikleka nuk është bërë i mundur të arrestohet dhe tashmë është shpallur në kërkim.

1 komente në “Mafia e tokave, “arrest me burg” për ish-kreun e Hipotekës në Shkodër”

  1. spartak says:

    Në vitin 2012 , por veçanërisht në 2013-ën , me kushtrimin e PD-së në pushtet , për të abuzuar me ç’farë të kenë në dorë , si në ç’do fushë , edhe drejtuesit e hipotekave në ç’do rreth i hynë me themel përfitimeve . Të kësaj periudhe janë veprime çnjerëzore në zaptimin dhe tjetërsimin e mjaft pronave e hapsirave publike rreth pallateve duke ja bërë jetën të padurueshme të gjithë banorëve . Hipoteka e Tiranës duhet të çojë padi në Prokurori për këto abuzime . Veprimet janë konkrete dhe me gjurmë në vitet 2012 , 2013 . të kryera nga drejtues të Hipotekës së Tiranës . Ka me qindra veprime abuzuese , por mjafton të verifikohen disa tek rruga Hoxha Tahsin mbi unazën dhe do dalin në dritë shumë veprime abuzive mbi hapsirat publike , deri aty sa janë rrethuar pallatet e madje del e thotë jam pronar në hapsirë publike në Tiranë tek lagja e dibranëve një mirditor nga Fani i Mirditës .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje