Urdhri/ Asnjë punonjës policie me uniformë në lokal

29 Qershor 2016, 13:58Kronika TEMA

Nga sot e tutje nëqoftëse një punonjës policie me uniformë, do të ulet në një lokal apo njësi shërbimi, do të largohet nga detyra.

Me një shkresë të Drejtorit të Policisë së Shtetit Haki Çako, që mban datën 21 qershor 2016, dërguar Drejtorive Vendore, tërhiqet vëmendja se për policët që do të konstatohen duke shkelur etikën, do të nisin procedurat disiplinore, parashikuar në Rregulloren e Policisë.

Duke cituar shkresën e Drejtorit Çako, siguruar nga TemA, është vërejtur në jo pak raste se punonjës policie janë larguar nga shërbimi duke shkuar në ambjente publike si lokale apo pika bastesh, madje duke konsumuar edhe alkool.

Referuar nenit 120 të Etikës, në Rregulloren e miratuar një vit më parë, punonjësit e Policisë së Shtetit e kanë të ndaluar kur janë në shërbim të konsumojnë alkool, të qëndrojnë në pika bastesh ose lojëra fati.

Ndërkohë në nenin 121 për normat e sjelljes së punonjësit të Policisë jashtë shërbimit, atij i ndalohet konsumimi i alkoolit në masën që cënon imazhin e punonjësit.

Në shkresë u tërhiqet vëmendja të gjithë strukturave të Policisë së Shtetit për të patur një prezencë sa më etike si gjatë, edhe jashtë shërbimit.

Kjo shkresë e Drejtorit të Policisë Haki Çako vjen në kohën kur ka nisur sezoni turistik dhe rritet ndjeshëm fluksi i vizitorëve që vijnë për të kaluar pushimet në vendin tonë./ TemA

3 komente në “Urdhri/ Asnjë punonjës policie me uniformë në lokal”

  1. Rilindisti says:

    E mor butak lushnje, ke te drejte se shijon komodotetin e zyres…. Ku do shkoje polici apo policja nese i vjen shurra gjate kohes se sherbimit??! Na e thuaj o kermill

    1. George says:

      Ku do vejë polici kur I bëhet shurra???? Do vejë atje ku venë të gjithë, në WC! Urdhri I Drejtorit të policisë nuk thotë që policët të mos shkojnë në WC, thotë të mos shkojnë në pika bastesh apo lokale. Kështu ndodh kur atë që është shkruar nuk e lexon me mendje por me b.Nuk ke haberin të lexosh e kuptosh dy rreshta…

  2. GJUHA JONE SA E MIRE says:

    BRAVO. KESHTU E KA GJITH BOTA..
    EDHE SE ESHT PER TE THENE SE POLICAT NEPER BOTE NUK PIJN NE DETYRE.
    MAKSIMUMI NJI KAFE.
    NUK KUPTOJ PSE NJE POLIC DUHET TE PIJ!!!
    OSHT KOQE ENE PA PI, (SHAKA) AHAHAHAHAH

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje