Elvis Rroshi apelon masën e sigurisë kërkon rikthimin në detyrë, më 4 korrik vendimi

29 Qershor 2016, 16:45Kronika TEMA

Gati rikthimi i kryetari të bashkisë së Kavajës në detyrë me kapacitetin më të plotë.

Kryebashkiaku i Kavajës Elvis Rroshi kërkon rikthimin në detyrë nga gjykata e Apelit dhe heqien e masës së sigurisë arrest në shtëpi që rëndon ndaj tij.

Kërkesa e Rroshit pritet të shqyrtohet në Apelin e Tiranës më 4 Korrik, ndërsa prej më shumë se 10 ditësh ai qëndron në “arrest shtëpie” me një vendim të gjykatës së Tiranës.

Rroshi është akuzuar nga Prokuroria për deklarim të rremë dhe falsifikim vulash e stampash, kjo pas formularit të vedeklarimit të dorëzuar prej tij për efekt të dekriminalizimit.

Sipas Prokurorisë Rroshi kish fshehur dënimet në Zvicër dhe Itali, por këto akuza ai i mohoi duke i cilësuar si sulm politik ndaj tij.

Elvis Rroshi 3 javë më parë deklaroi dhe dorëheqjen nëpërmjet rrjetit social Facebook nga posti i kryebashkiakut, por këtë dorëheqje ai e tërhoqi duke sqaruar se do të rikthehet në postin e qytetarit të parë të Kavajës për të punuar për votuesit që e besuan.

Elvis Rroshi u arrestua nga policia pasditen e 13 qershorit, pas një vendimi të Gjykatës së Tiranës, që e shpalli atë fajtor falsifikim të dokumenteve dhe mosdeklarim në formularin e vetëdeklarimit.

48 orë më pas, në 16 qershor, Gjykata i ndryshoi masën e sigurisë duke i caktuar “arrest në shtëpi”. Prej rreth 2 javësh, kryebashkiaku i Kavajës ndodhet në “arrest shtëpie”.

2 komente në “Elvis Rroshi apelon masën e sigurisë kërkon rikthimin në detyrë, më 4 korrik vendimi”

  1. Zigur Qarri says:

    Perse jo,biles biles,je vonuar ca!

  2. GJUHA JONE SA E MIRE says:

    NE QOFT SE KTHEHESH AKOMA NE PUN (EDI RAMA OSHT KOQE).
    ME VJEN KEQ EDHE PSE NDOSHTA KE BO PUN PER KAVAJEN.
    POR DUHET TE TREGOSH RRUGEN QE KE BO PER TE ARRIT DERI ATY.
    DHE DUHET TE KUPTOSH SE KUSH GABON DUHET TA KUPTOJ VETE. (EDHE SE KRIMI OSHT BO VITE ME PARE, NEPER BOTE E PAGUN GJITH JETEN)
    JE I SHENU “TERHIQU” E SHIF JETEN TATE..
    SHQIPRIA SKA NEVOJ PER NJEREZ SI JU.
    PERNRYSHE RRISHIM KU ISHIM.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje