Edhe Shukriu se *iu, por është në burg i ziu

2 Korrik 2016, 19:18Blog TEMA

Nga Anri Bala

 

Mbrëmë nuk kam fjetur gjithë natën, jo prej vapës, por s’më zinte gjumi nga dënesat e shokut të qelisë! Të “vret” Zoti me u qajt në fakt, përveç ushqimit që se hanë as minjtë, kushtet i kemi të gjitha: televizor, freskuese, frigorifer, lavatriçe, kurse biznesmenët ose ata më të fortët se ne, e kanë nganjë kondicioner dhe laptop për ditë të vështira. Gjynah me u qajt, se as ne nuk jemi keq.

Por më dhimbsen shumë prindërit e mi, të shkretët! Detyrohen çdo javë, të ngarkuar si gomari, të më sjellin ushqimin në qeli, veshmbathje, cigare, për të ma lehtësuar sadopak dënimin. Pa përmendur pritjet me orë të gjata dhe zhveshjet në dhomat e kontrollit, para takimit.

Nejse, unë në burg se shava gjyqtarin, ndërsa Shukriu se deshte të kënaqte “hajdarin”. Nuk është se kam ndonjë punë nesër në mëngjes, por tani që kaloi mesnata dhe u freskua pak koha, thashë t’i bëjë nja dy orë gjumë.

Me thënë të drejtën, prej Shukriut përfitova dhe unë. Atë e vendosën në një dhomë dyshe, dhomë “vipash”, siç i thonë këtej nga anët tona, sepse kishte qënë kryetar bashkë-qije tjetri!

Mirëpo, kot nuk thonë më mirë syri se nami. Duke e parë se çfarë i bënte krevatit në videon e publikuar, djemtë e rinj kishin frikë të rrinin në një qeli me Shukriun. More, i thirrën të gjithë me radhë, more i lutën, mazallah, asnjë nuk pranonte. Mua më thirrën të fundit, sepse si katundar që isha, mendonin se isha burrë “namuzli”. Drejtori u çudit kur unë pranova menjëherë, sepse nuk e dinte arsyen.

Të them të drejtën, unë isha siguruar që Shukriu atë “mikun” e kishte vetëm për shurrë. Do thoni ju, nga e mora vesh? Thjeshtë fare! Në banjat e përbashkëta, rastisi që pas një loje shahu, të shkoja në tualet kur gjeta Shukriun. Ai i shkreti kishte një orë, që çoç kërkonte poshtë tutave. I gjori i kishte humbur “vegla” dhe e luste atë mikun sa për të urinuar.

Nejse, po kalojë mirë me të, por sot po ma prish qejfin! Prita deri në mëngjes dhe sapo u ngrit i fola:

– “Na le gjith natën pa gjum bre Shukri, ç’të gjeti?”

– “Si çfarë më gjeti? A jam në burg, a jam i turpëruar?”, ma ktheu ai.

– Po pse mo ti nuk ke bërë asgjë?

Si për të më kundërshtuar ma kthen: “Kam bërë një gabim, e pranojë, por po të them se nuk kam bërë gjë, thjesht desha ta provoja dhe unë njëherë të bëja një “anonime”, siç bëjnë të gjithë xhanëm këta pushtat, pushtetarët e rinjë!

Qava gjithë natën, sepse më bëri për të qarë ai gjyqtari “frojdist”, që nuk kishte lënë femër hallexhije pa ja kërkuar, duke shitur drejtësi. Ja lypte me hir a me pahir 320 herë “zogun” njërës, 170 herë tjetrës dhe asgjë nuk i thanë. Ju lutën që të rrinte në shtëpi, të hante ato që kishte vjedhur dhe që këto shkërdhatat i’a falin në gjyqin e parë. Shkurt, i thanë të hante i qetë pasurit që kishte fshehur dhe t’u hidhte dhe atyre ndonjë llokëm, sepse ndryshe nuk merret pafajsia.

Mu kujtua Ylli i mbërtheckave. Ai, jo që nuk bëri burg, por fitoj dhe 400 milion se i shkelën privatësinë, sepse kishte mik Bendon, gjyqtarin e partisë. Ndërsa unë në burg me brekë të grisura dhe për dy mesazhe. Më thuaj ti a nuk të vjen plasja? Unë nuk e q*va dhe jam në burg, po ata ku “hajdarin” janë?!

Qava, sepse e kuptova që kam qënë dhe jam budulla!!! Si nuk zura mik një gjyqtarë ose një prokuror për një ditë të keqe, por zura shokë drekash e darkash ca legena politikanë, që më shitën për dy aspra.”

U mundova ta qetësoja duke i thënë se ky është fati jonë. Ti ke ardhur tamam në vëndin që të takon. Burgu është vend për brekëgrisur dhe pabuksa dhe t’i bëre gabim që nuk i ndërrove brekët, sepse po të kishe brekë të lara me flori, do ishe në shtëpi, për shtat palë qejfe, edhe sikur t’ia kërkoje gjysmës së grave të Peshkopisë…!

Si i trashë që jam, u binda se sa të drejtë kishte Shukriu. Kuptova pse këto politikanë i duan nja dy a tre gjyqtarë të partisë, thjeshtë për siguri, për të mos përfunduar si Shukriu, sepse atëherë do ju grisej bytha me gjithë brekë! /Zathur

8 komente në “Edhe Shukriu se *iu, por është në burg i ziu”

  1. Arturi says:

    Hahaha … te lumte! ?

  2. Gopisti i NSHRAKut says:


    @ Shyqyriu,
    që s’qau
    Po qiu!

    Se burri nga natyra
    Do s’do është gjahtar
    Po ti o Shyqyri
    Na dole krypidhar.

    Modest mos u trego
    Se qenke flakë e zjarr
    Me performancën tënde
    Gradohesh krygjyqtar.

    Ça ka më shum GjinGjoni?!
    Ça ka më shum TikDhalla?!
    Ata bëjn ç’thotë Saliu
    E ti bën ç’të thotë palla!

    1. shqiptari guximtar 1 says:

      I pavdekshem je o Gopist me i madh se Kadareja

  3. nuk ka tym pa zjarr says:

    I madh. I kam thene te gjitha nga pak ne komentet e mia qe merua i partise dhe i popullit vazhdon ti censuroje.
    Pse shukriu eshte ne burg ndersa romantiku shyqyri jashtw.
    A kryen te njejten veper penale????
    Nuk e degjoje meron ta ngrere zerin por e ngre vetem per berishen dhe femijet e tij dhe nishanin. E ngre zerin vetem per inate personale jo per probleme qe shqetesojne shtetin dhe shoqerine

  4. kavash says:

    Hajde hajde cfare niveli.
    Po mire ky qe e ka shkruar po ju te temes qe e botoni… me sa mend?

  5. mirel says:

    Nice fare, komplimente

  6. mireli says:

    Ja kjo eshte gazetaria jone, banale, pa mesazhe, me superinjorante sikunder eshte ky djali qe i thote vehtes gazetar. Nga fillimi e deri ne fund rrugaceri, banalitet dhe mizerje. Turp qe botohen perversitete te tilla te shemtuara qe te neverisin me shume se sa vapa e madhe e ketyre diteve te para te Korrikut. Djalosh me dukesh sikur ke mbaruar shkollen e vagabondeve dhe jo ate te gazetarise.

  7. Alpet Blu says:

    Ju lutem, Tema!
    Selektoni vulgaritetet, se na trazuat zorrët e barkut!
    Dhe e kam si për këtë gazetarin e shkrimit, ashtu edhe për këtë zorraxhiun bejtexhi të NSHRAK-ut që akoma nuk i ka dalë kompleksi i atij që nuk ja ka hedhur qurret asnjë nga femrat gjysëm shofere të ndërmarrjes së tij në kohën e socializmit.
    Nuk është hummor, e as gallatë të të bësh lapërdhira në faqet online.
    Edhe ne një mjedis vetëm mashkullor, besoj se zgjidhet pak më shumë fjalori dhe dhe nuk transformohet çdo gjë në seksologji horrash, që u ngjajnë atyre që përgjonin çiftet nga liqeni njëherë vaktit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje