Ardian Çela reagon pas akuzave të Vladimir Kostës: Kërkonte tendera në rrugë të paligjshme, ndaj më akuzon

12 Korrik 2016, 10:00Politika TEMA

Kreu i OSHEE-së, Ardian Çela, ka reaguar pas përmendjes së emrit të tij në letrën e ish-deputetit socialist, Vladimir Kosta, të publikuar një ditë më parë.

Çela thotë se Kosta i ka kërkuar tendera në rrugë të paligjshme, ndaj e akuzon.

“Shpreh keqardhje të thellë për prononcimin e deputetit Vladimir Kosta, por nuk jam i keqardhur që nuk i’a kam plotësuar kërkesat e tij absurde për të fituar në rrugë të paligjshme tenderë të shpallur nga OSHEE.

Fatkeqësisht nuk më vjen e papritur kjo shfaqje vulgariteti vetediskreditues që flet vetë për nivelin e Vladimir Kostës.

Sulmin e tij në vigjilje të finalizimit të Reformës në Drejtësi e marr si kompliment për kompaninë dhe për drejtimin tim me ligjshmëri dhe transparencë.

Reforma në Drejtësi ende pa u miratuar po tregon se çfarë vlere të madhe ka për të ndarë njerëzit që duan shtet, drejtësi, rregulla nga ata që duan të vazhdojnë në rrugën e vjetër të përfitimeve të paligjshme”, thotë Çela në reagimin e tij.

2 komente në “Ardian Çela reagon pas akuzave të Vladimir Kostës: Kërkonte tendera në rrugë të paligjshme, ndaj më akuzon”

  1. Anem says:

    Po nese ka kerkua ddicka te paligjshme perse nuk e ke denoncuar sepse me demek eshtw korrupsion. Ju jeni te gjithe soji njejte…

  2. Titi says:

    po normal, keta qe ikin nga ps nuk e bejne per parime ose se qajne hallet e popullit, u mbetet qejfi se nuk kane fituar tendera

Comments are closed.

Lini një Përgjigje