Biznesmeni përmetar akuzon Vladimir Kostën: Më kërkoi ryshfet për ndërtimin e urës

12 Korrik 2016, 14:29Politika TEMA

Deputeti i vetëlarguar nga PS ,Vladimir Kosta, kërkoi t’i merrte një shumë prej 5.3 milionë lekësh një biznesmeni nga Përmeti, kompania e të cilit kishte fituar një tender për rregullimin e urës së fshatit Vllah Psilloter në Përmet.

Denoncimi bëhet nga biznesmeni Kostandin Gjata, i cili një  intervistë për Report TV shprehet se kompania “Rosi Shpk” që ai drejton fitoi tenderin për rregullimin e urës së fshatit Vllah Psitoller.

Ndërkohë, ai shton se para se kompania e tij të fitonte këtë tender prej 20 milionë lekësh, deputeti, Vladimir Kosta kishte kryer disa punime pranë kësaj ure.

Pikërisht për këto punime deputeti tashme i larguar nga PS, pretendonte se ka harxhuar një shumë prej 5.3 milion lekësh, pra sa një 1 e 4 e vlerës.

Këto para ai ia kërkonte biznesmenit Kostandin Gjata.

Kjo, dhe me pretendimin se kishte favorizuar bisnesmenin per te fituar këtë tender.

Gjata shprehet se kjo është e padrejtë, pasi tenderin e ka fituar në mënyrë të rregullt dhe sikur të mos ishte kjo, kostoja e punimeve që ka kryer deputeti Kosta mbi urën kap shifrën e 500 mijë lekëve, pasi ai aty ka hapur vetëm një gropë për një nga këmbët e urës.

“Ai më kërkoi 5.3 milionë lekë për disa punime që sipas ekspertëve, vlera e tyre nuk shkonte as 500 mijë lekë.

Unë refuzova t’ia jap pasi ishte e padrejtë. Punimet e urës mbetën pezull për një kohë të gjatë.

Deputeti Vladimir Kosta pretendon se me ka favorizuar për të fituar këtë tender, pro kjo nuk është e vërtetë” shprehet biznesmeni.

8 komente në “Biznesmeni përmetar akuzon Vladimir Kostën: Më kërkoi ryshfet për ndërtimin e urës”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Kosta, paske grope te shtrenjte or qerrata.. Ste pelqente rroga e deputetit dhe bonusat huh ?!?! Ta lexova letren e hapur.. Ishte tamam ajo qe mendoja.. Politikane te mykur dhe mentalitet bolshevik.. Njerez qe keni bere dallavere gjithe jeten dhe mendoni se jeni ne qender te Universit.. Rri urte o derezi dhe mbaj ato leke qe ke fituar ne menyre ilegale (ske paguar taks) dhe mos u ndje.. Je karakter I dobet qe tregon qe ke ndenjur aty vetem per interes.. Sta vari Rama huh?!?! Cfare prisje te te hidhte karpetin e kuq per ndonje koncensjon qe ti kerkoje?!?!

  2. mateo says:

    Pse nuk i ke denoncuar me pare?Apo kerkon te fitosh pike per ndonje tender tjeter?Mos jep interbidta,por denoncoje ne prokurori me fakte.

  3. lemi says:

    Zoti tendermen, qytetaret ne keto raste nuk flasin sepse kane frike qe do duket sikur bejne servilin e pales tjeter. Nejse, ti nuk je qyetar edhe si kokrra e servilit kot po te bie ne qafe. Tani u kujtove ti qe lakja na la shendene. He te qifsha ropt

  4. rrumpalla says:

    ça t’i bente Lad Kosta kaq pare mos toç. ai me kaq fshin ate ne mengjes !

  5. Lpl. says:

    Poljagjenti Kosta duhet te demaskohet ne kryedi dhe deri ne baze qe mos te demoralizoje dhe rebeloje bazen per kete te shfrytezohen te gjitha mjetet e propagandes se shendoshe e partise medjave dhe shtetit qe mos te lihet asnje keqinformim dhe sqarim qe ta shfrytezoje kundershtari ne dem te unitetit te partise dhe kryesisht te mbrojtjes nga sulme te vazhduashme me qellim denigtimin e figures se Kryeministrit Rama nga poljagjenti i Berishes Dules dhe Metes Vladimir Kosta te kihet kujdes ne trajtimin e situates se krijuar .

  6. permetar says:

    Po bej kete sqarim per ju qe nuk ini nga Permeti dhe mund te besoni brockullat e ketij mender biznesmeni ,qe sic shihet dhe nga fytyra prej idioti se eshte me arsim 8vjecar dhe ka punuar murator ne ndertim.I mbytur me borxhe se merrej gjoja me tregeti karburantesh na beri dhe nje firme ndertimi dhe ceshte e verteta mori ca pune ne kohen e PD se bente si Pdist i flake ky nxirrte emrin dhe leket ne fakt i merrte firma Hito 94 se ai eshte mafjoz .Tani ky mostra si shejtan budalla qe eshte mendon te perfitoje .Une jam nje nga kundershtaret me te flakte te deputetit Kosta ne PS te permetit per faktin e thjeshte se per mendimin tim nuk kishte kapacitetin intelektual te perfaqsonte Permetin pooor jam shume i sigurt se nuk ka lejuar as ta qerasnin me nje kafe ,jo me te ulej me plehra si ky Koci Gjata . Z Kosta faktin qe ishte i pasur e reflektonte bile shpesh edhe ne menyre vulgare dhe nuk behet fjale te kerkonte leke nga morracake si ky tipi.

  7. Arben says:

    E MOREM VESH, KERKOI PJESEN QE I KISHE DHENE RAMES PER TENDERIN,

    DHE TANI DOMOSDO DO TI DALESH NE MBROJTJE.

    TE JESH BURRE I MIRE, E TREGON TE VERTETEN SE KUJT JA DHE PARATE PER TENDERIN,

    NDJEN PENDESE DHE KERKON FALJE PER GRABITJEN QE U KE BERE TI PERSONALISHT SHQIPETAREVE NE KETE TENDER, DHE PASTAJ TE GJYKOHESH A MERITON TE FALESH APO JO.

    JE NJE KRIMINEL HAJDUT BASHKEPUNETOR I HAJDUTAVE.

    FUNDI I JUAJ ESHTE AFER.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje