Skandali me “Austrian Airlines”: Anulon fluturimin pa lajmëruar pasagjerët

13 Korrik 2016, 16:45Kronika TEMA

Avioni i linjës “Austrian Airlines” që duhet të mbërrinte dje në Rinas në orën 23.50 ka anulluar fluturimin pa i dhënë pasagjerëve asnjë shpjegim !

Për më tepër pasagjerët janë lënë të kalojne natën në aeroport pa i ofruar asnjë lloj akomodimi apo ndihmë që kompanitë serioze ofrojnë në raste te tilla kur anullimi i fluturimit eshte per faj te tyre.

Akoma dhe ne keto momente pasagjereve nuk i eshte ofruar asnje zgjidhje se si dhe se kur do te flututojne per ne aeroportin e Rinasit.

Zyrat e kompanise ne Tirane eshte e pamundur ti kontaktosh ne numrin e telefonit perkates.

Një qytetar ka denoncuar ngjarjen e pzakontë për gazetën TemA duke thënë se kjo nuk është hera e parë që kjo linjë vepron kështu.

“Do t’ju luteshim te benit te ditur kete situate qe besoj se ndodh (nuk eshte e para) vetem me pasagjeret shqiptare te cilet trajtohen ne menyren me te keqe te mundshme ndoshta pikerisht per shkak te faktit te te qenit te tille”, thotë qytetari për TemA.

6 komente në “Skandali me “Austrian Airlines”: Anulon fluturimin pa lajmëruar pasagjerët”

  1. Une says:

    Mire ua bejne se jemi te trashe, votojme akoma per Sali Berishen!!!

  2. Anonim says:

    Akomodimi ne hotel kur anullohet fluturimi nuk eshte kortezi, por detyrim sipas rregullave te IATA (www.iata.org) Pasagjeret te bashkohen dhe ta hedhin kompanine ne gjyq dhe te kerkojne demshperblim se u takon. Boll me me fluturime te shtrenjta pa uje dhe pa buke!

  3. Tani says:

    Trajtohen passgjeret shqipetare si kavje dhe njerez te botes se trete. Ne nje rast te tille nqs pasagjeret do ishin te nje kombesie tjeter USA,UK ose Gjermani nuk kishte shanc qe mos ti akomodonin ne hotel dhe ti jepnin voucher ose € per ushqim . Po keshtu eshte kur ke politikane leshi dhe shtet te dhjere qe e ka mendjen ku te pasurohet per vete.

  4. enter"" says:

    Hidheni ne gjyq kompanine ajrore dhe zgjidhet muhabeti. Mos rrini si kuklla

  5. shemshedini says:

    Shoqeria ajrore austriake eshte me e ndyra per nga sherbimet, jo vetm kaq, por te le ne balte kur ti teket. Kete e kemi vuajtur jo pak here. Psh. pasagjereve qe nisen nga Budapesti e duan te mberrijne ne Tirane nepermjet Vjenes, jo pak here i ka vene para zgjedhjes: nuk ka avion, hajdeni se ju cojme me mikrobus ne Vjene.
    Fshirjen e fluturimit e ben pa te keq, ka statistikat me te renda ne rang nderkombetar. Po qe se keni kellqe, qepjuni se e meritojne nje mesim te mire. Sidoqofte austriaket ne pergjithesi jane me karakter te tille (mendimi im personal).

  6. lili says:

    cdi anulim mbi 3 h te lejondemshperblimin e biletes sipas regulores evropiane 261 / 2004. Pra vetem dergoni leter austria airlines qe ju kerkooi demshperblimin sipas kesaj regullores

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje