LETRA/ Përplasjet me Adriatik Llallën, zbardhet letra e drejtuar Nishanit nga ana e Shkëlqim Hajdarit

22 Korrik 2016, 19:36Kronika TEMA

Gazeta TemA ka zbardhur letrën e prokurorit Shkëlqim Hajdari, drejtuar presidentit Bujar Nishani pas përplasjeve me kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Hajdari i bën me dije Nishanit se ka vendosur të dorëhiqet si prokuror, pikërisht për shkak të hakmarrjes primitive të Llallës ndaj tij.

Në letër Hajdari shpreh edhe zhgënjimin për reagimin e Nishanit.

Letra e plotë:

K Ë R K E S Ë

Drejtuar:                    PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS

Tirane, 09. 06. 2016

I nderuar zoti President,

Më lejoni, që, nëpërmjet kësaj kërkese, unë i quajturi, Shkëlqim Hajdari, me detyrë prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, t’ju paraqes doreheqjen time, duke ju parashtruar sa me poshte vijon:

Kam rreth 23 vjet qe punoj në sistemin e prokurorisë,  perfshirë çdo hallkë të këtij sistemi, nga oficer i Policisë Gjyqësore, prokuror sektori deri Drejtues i Prokurorisë së Apelit Tiranë. Karrierën time e kam bazuar në punën profesionale, pastertinë morale dhe përkushtimin ndaj detyrës.

Dorëheqja, që po paraqes sot para Jush, nuk lidhet me asnjë motiv personal. Ajo vjen për shkaqe që me pengojnë, jo vetëm ne punën time si prokuror i Republikës dhe si Kryetar i Shoqatës së Prokurorëve, por për më tepër, dëmtojnë rëndë, funksionimin normal dhe në përputhje me ligjin të këtij institucioni themelor te shtetit të së drejtës. Më konkretisht, Zoti President, më lejoni t’ju qartësoj me tej shkaqet e përmendura më sipër:

Në vitin 1993, jam emëruar Shef i Policisë Hetimore, në Komisariatin e Policisë nr.4, Tiranë, detyrë të cilën e kam kryer deri në vitin 1995, kurse pas shkrirjes së kësaj strukture, jam emëruar Oficer i Policise Gjyqësore në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Tiranë. Në vitin 2002, jam dekretuar Prokuror sektori, pranë kësaj prokurorie. Në prill të vitit 2008, në bazë të konkurrimit, jam emëruar prokuror në Prokurorinë e Apelit, Tiranë, dhe më pas drejtues i saj. Për shkak të kësaj përvoje të gjatë dhe gjithmone në rritje, në vitin 2005, kolegët prokurorë më kanë zgjedhur Sekretar të Përgjithshëm të Shoqatës së Prokurorëve të Shqipërisë, që me krijimin e saj dhe prej vitit 20012 e në vazhdim, me votë unanime të prokurorëve, jam zgjedhur kryetar i kësaj shoqate. Në të njëjtën kohë, veç trajnimeve të vazhdueshme për ngritjen profesionale, nëpërmjet Shkollës së Magjistraturës ose edhe jashtë saj, kam bërë përpjekje për zgjerimin e njohurive akademike në fushën e së drejtës penale, duke përfunduar studimet e nivelit “Master” dhe aktualisht jam në përfundim të studimeve të doktoraturës, pranë Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës.

E bëra këtë prezantim , Zoti President, për të treguar se jam përpjekur gjithmonë që të jap më të mirën në punë, si prokuror dhe drejtues, dhe se  veprimtaria ime është vlerësuar gjithmonë, madje me promovim dhe ngritje në detyrë. Ky vlerësim nuk ka qenë aspak i menjëhershëm, por i shtrirë në një kohë të gjatë, duke evidentuar kështu rezultatet e mia në punë, shoqëruar edhe me vlerësime nga disa eprorë (Presidentë dhe Prokurorë të Përgjithshëm) dhe jo nga ndikime të tjera, përfshirë dhe ato politike.

Me ardhjen e z. Llalla, si Prokuror i Përgjithshëm në dhjetor të vitit 2012, unë kam pasur mospërputhje qëndrimesh ligjore, si drejtues i Prokurorisë së Apelit dhe kryetar i Shoqatës së Prokurorëve. Që në fillim, kam konstatuar se në kundërshtim me ligjin, Prokurori i Përgjithshëm largoi dhe transferoi brenda një kohe të shpejtë pothuajse të gjithë drejtuesit e prokurorive të shkallëve të para, të apelit dhe drejtorët e drejtorive në Prokurorinë e Përgjithshme. Ky ishte një shqetësim parimor dhe ligjor, pasi binte ndesh me ligjin nr.8737, datë 12.02.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, pikërisht me nenet 24 e 27/b, të tij. Këtë shqetësim ia kam prezantuar fillimisht Prokurorit të Përgjithshëm dhe kam biseduar me të, duke ruajtur kështu edhe etikën institucionale, por edhe mundësinë për zgjidhjen e situatave që po krijoheshin me punën e zyrave të prokurorisë si dhe me karrierën e prokurorëve. Po kështu në mënyrë aspak ligjore, Prokurori i Përgjithshëm për të realizuar qëllimet e tij jo në interes të funksionimit normal të institucionit të Prokurorisë, pa asnjë studim profesional dhe ligjor, sajoi një artific sipas të cilit ai transferimet i bënte pa pëlqimin e prokurorëve, në kuadër të “riorganizimit te prokurorise”. E filloi këtë paligjshmëri që me ardhjen e tij dhe e konsolidoi ndër vite, për t’u bërë qesharak, pasi shkurtonte një organikë të një strukture prokurorie sot duke larguar dy ose tre prokurorë dhe pas pak ditësh e riorganizonte këtë strukturë dhe emeronte aty dy ose tre prokurorë të tjerë, sigurisht të përzgjedhur jo mbi bazen e meritës apo të karrierës. Kështu ndodhi dhe në rastin e transferimit tim në Shkodër. Pa asnjë studim, shkurtoi në dhjetor 2015 organikën e Prokurorisë së Apelit Tiranë me 2 Prokurorë, duke më larguar mua dhe z. Shkëlqim Kokona dhe në Prill 2016 shtoi një vend në organikë dhe përgatitet të sjellë aty ndonjë koleg që i ka shërbyer në paligjshmëritë e tij, ose për të bërë ndonjë qokë.

Duke qenë se, edhe pas disa bisedash me Prokurorin e Përgjithshëm, gjendja ishte e njëjtë, unë kam kërkuar takim me ju, Zoti President dhe jemi takuar pasditen e datës 2 tetor 2014, për rreth 2 orë në zyren tuaj, ku kemi biseduar për të gjitha shqetësimet që unë kisha në lidhje me mënyrën aspak ligjore të drejtimit të prokurorisë nga Prokurori i Përgjithshëm dhe tendencës që kishte z. Llalla për uzurpimin e Shoqatës së Prokurorëve, si zëri i vetëm në mbrojtje të interesave të ligjshëm të trupës së prokurorëve të Republikës. Në takimin me Ju, mora mbështetjen dhe sigurinë se Shoqata e Prokurorëve do të mbetej e lirë dhe e pavarur nga Prokurori i Përgjithshëm, në ushtrim të misionit të saj.

Por te nesermen, ndodhi krejt e kundërta, Zoti President. Në datën 3 tetor 2014, Prokurori i Përgjithshëm, në tentativë për të më shkarkuar në mënyrë të paligjshme si Kryetar i Shoqatës së Prokurorëve, kreu ndaj meje, në mjediset e hotel “Tirana”, ku zhvillohej mbledhja, veprime personale të ulëta, të padenja, joetike, duke konsumuar edhe elemente të disa veprave penale. Gjithçka ndodhi në prani të pothuajse të gjithë trupës së prokurorëve.

Duke ruajtur qetësinë dhe dinjitetin e figurës së prokurorit, por edhe të vetë institucionit të prokurorisë, për shkak të imazhit të keq që kjo ngjarje do të krijonte në media dhe publik, refuzova çdo kontakt joinstitucional dhe Ju drejtova Juve një letër, në datën 7 tetor, duke ju informuar me imtësi për këtë ngjarje të paprecedent. Me shumë sinqeritet, po ju them Zoti President, se prisja një reagim dhe kontaktim nga ana Juaj, jo sepse e konsideroja këtë ngjarje një çështje personale, pasi vetëm e tillë nuk ishte, por kjo ngjarje ishte shumë e rëndë për prokurorinë, veprimtarinë e saj, imazhin e Prokurorit të Përgjithshëm para trupës së prokurorëve, si dhe të imazhit të prokurorisë në tërësi përpara publikut.

Përkundër kësaj, pavarësisht çfarë ndodhi, Prokurori i Përgjithshëm, në datën       9 tetor, me urdhrin nr.217, më ka shkarkuar si Drejtues i Prokurorisë së Apelit. Këtë urdhër, megjithëse i paligjshëm, nuk e ankimova në gjykatë, pasi nuk doja kurrsesi që të krijoja keqkuptime apo insinuata të çfarëdollojshme. Punova si prokuror i thjeshte në këtë prokurori me të njëjtin përkushtim që kam pasur edhe kur isha drejtues i saj. Gjatë kësaj kohe, Prokurori i Përgjithshëm kontrolloi tërë punën time 7-vjeçare dhe nuk ka konstatuar asnjë shkelje ligjore as si drejtues i prokurorisë dhe as si prokuror. Përkundrazi, grupi i kontrollit i zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm e vlerësoi punën e Prokurorisë së Apelit dhe punën time si drejtues.

Me gjithë këtë sjellje profesionale timen dhe cilësi në punë, pas një viti, Prokurori i  Përgjithshëm ju propozoi transferimin tim në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe Ju, brenda 24 orëve nga ardhja e propozimit, në datën 14 dhjetor 2015, dekretuat transferimin tim. Më lejoni Zoti President të shpreh habinë time dhe zhgënjimin njëkohësisht për sjelljen dhe këtë akt tuajin si President i Republikës, jo thjesht ndaj Shkëlqim Hajdarit, por ndaj një prokurori të Republikës, që kishte mbi vete një çerek shekulli karrierë, në krye të prokurorisë më të rëndësishme në vend dhe në krye të Shoqatës së Prokurorëve te Republikes. E theksoj këtë si një gjë shumë të rëndë për funksionimin e prokurorisë dhe imazhit të saj.

Duke vepruar si njeri i ligjit, unë ankimova transferimin, si të paligjshëm dhe Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, në datën 25.04.2016, në kundërshtim me ligjin, por dhe me precedentët e tjerë të njëjtë të kolegëve të mi që kishin ankimuar në gjykatë transferimet e tyre, z. Bilbil Mete dhe z. Shkëlqim Kokona, vendosi rrëzimin e padisë. Është e qartë Zoti President se, duke iu shmangur insinuatave, nuk është aspak normale dhe ligjore ajo që po ndodh me mua dhe me kolegë të tjerë prokurorë. Edhe pse unë kam ankimuar këtë vendim gjykate, po ju drejtohem Juve, jo për këtë arsye, por për t’ju vënë në dijeni për të disatën herë tashmë se gjendja në prokurori është larg funksionimit normal dhe ligjor të këtij institucioni. Është një numër i konsiderueshëm prokurorësh që janë transferuar në shkelje të ligjit dhe pas një karriere të suksesshme në prokurori, si rasti i kolegëve Anton Martini, Ardian Nezha, Bujar Hoti, Sokol Stojani, Dritan Rreshka, Artur Selmani, Arben Dollapi etj. Shkelje të tilla kanë vazhduar madje edhe me promovime të prokurorëve të caktuar, që shpeshherë janë bërë në kundërshtim me ligjin nga pikëpamja formale, por edhe me probleme në integritetin e tyre moral. Në këtë paligjshmëri totale të Prokurorit të Përgjithshëm, është bërë pjesë me dashje dhe Këshilli aktual i Prokurorisë, i cili është kthyer në një vegël qorre të tij, duke punuar hapur kundër interesave të ligjshëm të trupës së prokurorëve të ndershëm. Dhe, sikurse e dini shumë mirë  dhe Ju, një gjë e tillë ka pasoja të rënda dhe shpeshherë të pariparueshme, jo thjesht për prokurorinë, por për sistemin e drejtësisë dhe shtetin ligjor në Shqipëri, duke minuar kështu sfidat e rëndësishme me të cilat përballen institucionet dhe shoqëria jonë.

Unë dhe mjaft kolegë të tjerë prokurorë, me punen tone, jemi përpjekur për të pasur një prokurori që drejtohet nga ligji dhe jo nga dëshirat individuale, nga standardet demokratike dhe jo vullnetet personale e politike, ku karriera dhe jo lidhjet klienteliste përbëjnë çelësin e suksesit në punën e prokurorëve. Një gjë e tillë është bërë e pamundur Zoti President dhe në mungesë edhe të reagimit Tuaj institucional dhe ligjor, po ju drejtohem me dorëheqjen time, si prokuror i Republikës.

Me konsideratën më të lartë për institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Shkëlqim Hajdari

22 komente në “LETRA/ Përplasjet me Adriatik Llallën, zbardhet letra e drejtuar Nishanit nga ana e Shkëlqim Hajdarit”

  1. Luli says:

    Urime Cimo .! Je njeri i nderum: do zhduket me ne fund Llalla epileptiku dhe Rovi dashnorja. na shpetove prokurorin se spunohet me keta horra.!!

  2. Fatosi-kosove says:

    O nuk do nishani njerez si ty o Shkelqim,as llalla as luli as sali berisha,keta duan njerez si ristani qe marrin vendimet sipas kerkeses se tyre dhe te dehur tape,prandaj zoti Skelqim Hajdari kur nuk te lejojne te besh ate qe duhet me mire te dorhiqesh sesa te njollosesh dhe te ndeshkon te pafajshmit e vrasesit ti shfajson dhe me pas treshja vrastare:sali berisha,luli dhe nishani secili veq e veq vrapon ti dekoroje vrasesit edhe ti e kishe kete mundesi dhe do ta keshe nese do pendohesh per vendimin tend siq beri luli per reformen ne mjes PO ne mbremje JO se me doli dehja,prandaj nje bravo te madhe per ty Shkalqim.

  3. Loni says:

    Atehere qenka e vertete se nuk qenkan te korruptuar te gjithe pushtetaret, paska edhe njerez te ndershem, shpirtra te mire si zoti Shkelqim Hajdari, ju lumte!

    1. Beny says:

      Z Hajdari para se gjithash keni mbeshtetjen time morale dhe shume shqipetareve te ndershem qe figura juaj professionale perfaqeson. Asnje shqipetare nuk mendon se i gjithe sistemi i drejtesise eshte i korruptuar dhe ju po na demostroni se nuk eshte keshtu. Lerini llumin te shijoje ditet qe i kane ngelur bashke me magazine rin e ushtrise. KLM

  4. 542543.... says:

    kush eshte Rovi dashnorja, mr aman!
    Do zoti e njoh dhe i jap edhe une nje PERDAF!
    A i ja vlen, o Luli?????

  5. white man says:

    Cim Hajdari!
    1-filloje biografine para 93 kur drejtoje forcat speciale dhe mbrojte bustin e Enverit deri ne fund para se te rrezohej duke masakruar turmen
    2-je legen. Llallen ja sygjerove ti B.Topit tek ILKPD dhe kur u be kryeprokuror doje ta pedorje per aferat e tua te pista.
    3-emerimi i drejtueve te prokurorise eshte kompetence e kryeprokurorit prandaj e humbe gjyqin ne Administrative.
    4-ne shkoder shkove pasi quajte kurve nje kolegen tende para te gjithe prokuroreve dhe u zure me grushta. per kete duhej te shkoje ne ndjekje penale.
    5-shoqaten e prokuroreve e perdore si bajonete ne sherbim te politikes pa e mbledhur asnjehere. te larguan se te kishte mbaruar mandati.
    6-e nxorre letren tani pasi te emerroi Rama ne kryeministri,- metode qe e ke bere edhe me kryeministrat e politikanet e tjere. vajzen e cove te Lul Basha ne forumin rinor te PD, cunin hajdut te vogel qe ta kapen koleget ne grabitje bankomatesh dhe ta mbuluan e cove tek Rama ndersa vete sa ne prehrin e njerit tek tjetri. vete nuk le menyre pa bere per tju afruar Berishes ke cuar informacion me mijera here edhe per 21 janarin por te njeh mire ndaj ste afroi.
    7- minove gjyqin e 21 janarit sepse luajte ne sherbim te LULIt. Kishe te drejte ta riktheje ne shkalle te pare sepse gjyqtaret qe e gjykuan kishin gjykuar edhe protestuesit, por bere lojen e Berishes.
    7- sa per moral te njeh gjithe shqiperia cfare bythziu servil je.
    8-ti qe po ne flet per nderin qe eshte ajo qe nuk e ke patur asnjehere na thuaj pak ku i gjete:
    a-vile 4 kateshe tek dogana
    b-dy shtepi/apartamente te kompleksi Halili.
    c-shtepi toke ullinj dhe ferme dhish ne petrele.
    d-3 makina te mira.
    f-te dy femijet ne universitet privat. etj etj. ….. ka edhe te tjera.
    9- mjere Edi Rama ke ka marre aty prane. I ka varur ujkut melcite ne qafe. ta gezosh Rama 007 e Sali Berishes dhe Ilir metes. URIME
    ps/ mjaft me postimet/komentet e tet biri se iku koha e sigurimsave. letyre jevgu

    1. ron says:

      paske mashtru mir or trim

  6. Nila says:

    Shef Cimi ne si kolektiv ju perkrahim se ke qene shefi me korrekt, shume i drejte, shkurt me njerezori!!, dhe shume i pregatitur nga ana profesionale. . ju urojm pune te mbare dhe mos ji pishman qe hiket nga prokuroria se keni shpetuar.,, eshte ber llumi mall ku e drejton Rovena (kurva) Alma beqarja qe i ka n len nam sa njera -tjetra me injorantin qe na drejton !!! me falni se se kam zakon te shkru aj keshtu , por na ka ardh ne maje te hundes. mjere prokuroria ne dore te kujt ka rene!!! eshte bere si bordello !!

  7. Thanasi qe ta plasi says:

    Po ik o klysh jevgu. Trego me mire se si i ke bere parate qe bleve ate fermen

  8. Drj says:

    Ky eshte kokrra e te paaftit. Bashke me Llalen te zhduken nje ore e me pare !!!

  9. Spin says:

    Bravo! I lumtur qe shqiperia ka njerez dhe si Ty! Mos haro e mos u dorzo se faqebardhet neser do jen ne krye! Flm Tema per kete leter.

  10. Ilir Gramshi says:

    From: ir Gramshi
    Date: June 8, 2016 at 8:42:42 AM
    Ne vend te nje letre te hapur per Z. Lu dhe Zj. Vllahutin…

    ADRIATIK LLALLA- KRYEPROKUORI I SHTETIT APO KRYEHOR I KRIMIT-

    – Revan i pandalshem drejt qelive te burgut

    Jo sot! Ai duhet te shkonte ne burg kohe me pare
    Jo sot … Qysh diten qe ofendoi, e kercenoi me jete si nje rrugac e grushtoi Sekretarin e Pergjithshem te Shoqates se Prokuroreve te Shqiperise, Shkelqim Hajdari ne sy te prokuroeve te mbare Shqiperise !
    Cfare perfaqeson ky akt i rende kriminal i kryeprokurorit Llalla !?
    Fyerje per shkak te detyres!
    Kercenim per shkak te detyres!
    Ushtrim dhune fizike per shkak te detyres!
    Ushtrim dhune psikologjike per shkak te detyres!
    Shperdorim flagrant i detyres!
    Qysh diten kur iu kundervu ashper dhe hapur reformes ne drejtesi!
    Veper penale e konfliktit te interesit!
    Qysh ne momentin kur filloi kryqezaten e spastrimeve dhe gradimeve ne Prokurorine e Pergjithshme dhe nje varg prokurorish rrethesh, sipas urdherave te Mafias e tutoreve politike dhe klasike jo vetem shqiptare, qe e komandojne ne cdo hap.
    Me e pakta akuze ne kete rast eshte shperdorim flagrant i ligjit e detyres.
    Pikerisht se nuk u pajtua dhe kundershtoi kete revansh antiligjor e kriminal te Adriatik Llalles, me nje pabesi e cinizem te pashoq e vendosi jo vetem ta shkarkoje nga detyra e Drejtorit te Drejtorise Gjyqesore dhe e anetarit te Keshillit te Prokurorise, ku ai kishte fituar me shume vota se asnje anetar tjeter, por edhe ta syrgjynose prokurorin me te pakorruptueshem shqiptar Arben Dollapi.
    Nuk la dredhi e pabesi pa perdorur qe ta godiste pas shpine si hijenat. Pse !?
    Arben Dollapi eshte simboli i drejtesise dhe ndershmerise ne drejtesine shqiptare… Ishte ai qe e ngriti Adriatik Llallen nga nje polic gjyqesor ala Plepash ne prokuror te Lushnjes…
    Ishte i vetmi qe ne katrahuren e 97-es qendroi si Promete perballe bandave terroriste te Aldo Bares duke e vene ne fije te perit edhe jeten …
    Ishte Arben Dollapi qe jo vetem hodhi poshte me perbuzje por edhe e paralajmeroi se do ta arrestonte ne flagrance nje ish- minister kur i afroi Cek te Bardhe, miliona eurosh vetem qe te fshihte provat e deshmite e masakres korruptive te Gerdecit dhe 26 viktimave te saj.
    Ishte Arben Dollapi qe kundershtoi dhe iu kundervu sy per sy e balle perballe, si nje Falcone i vertete shkeljeve flagrante antiligjore te Adriatik Llalles per tollovine ne emerimet e levizjet krejt korruptive e nepotike te dhjetra prokuroreve te Prokruorise se Pergjithshme dhe kundervenies se tij flagrante ndaj Reformes ne Drejtesi…
    Ishte nderhyrja e tij dhe dy shokeve te tij, midis dhjetera prokuroreve te pranishem ne Koneferencen Kombetare te Prokuroreve, qe parandaloi pershkallezimin e dhunes deri ne perdorim te armeve midis Adriatik Lalles dhe Shkelqim Hajdarit!
    I kam pare me syte e mi ato skena turpi e krimi te mirefillte te Adriatik Palles, ketij krimineli qe ate dite ka kryer te pakten 7 akte te renda penale ne sy te “ajkes” se prokurorise shqiptare.
    Shihni si veproi ndaj Arben Dollapit te pakorruptueshem ky jo kriminel por edhe i paburre, i pabese e mosmirenjohes i peshtire.
    “Nuk ka bishe me te eger se sa njeriu mosmirenjohes” thoshin greket e lashte.
    Jo kryeprokurore si Adriatik Llalla, por edhe prokurore te thjeshte si ata qe bene sehir skenat flagrante te krimit te tij ne ate Konference, apo ne mbledhjen e turpshme e 15 marsit te Keshillit te Prokurorise, te tredhur e te lemerisur prej tij, nuk jane prokurora por jane proku- hora te krimit.
    A nuk ishin pikerisht disa nga ata qe votuan sipas urdherit e diktatit te Lalles edhe ne mbledhjen e tij per ndeshkmin e zerit burreror te Arben Dollapit kunder shkeljeve ligjore flagrante te tij!?
    Dhe Presidenti i PD-se Bujar Nishani, vrapoi me te katra ta dekretonte kete akt antiligjor te Lalles pa lexuar fare denoncimin ligjor e te argumentuar ne menyre shembullore e me fakte konkrete te Arben Dollapit.
    Si mundet qe Presidenti i Republikes, Kryeministri, Kryetari dhe vete Kuvendi i Shqiperise te tolerojne dhe mbyllin syte perbelle krimeve te tilla flagrante qe ne cdo vend demokratik do te ndeshkoheshin ashper e menjehere!?
    Kush eshte ( jane ) protektoret dhe tutoret e tij!?
    Pse Presidenti i Shqiperise, Kuvendi i Shqiperise nuk ndihet perballe krimeve publike te tij!?
    Kush eshte protektori dhe tutori numer nje i tij!?
    Nuk guxojne as ti permendin emrin…
    Cili eshte Padrinoja i tij ose Goodfathers ( Kumbare te krimit dhe Mafias ), sic e ka quajtur publikisht edhe vete Kumbara Tom Doshi disa here keto dy vitet e fundit!?
    Cfare i bashkon ata aq ngushte sikur te ishin vellezer siameze!?
    Mos valle fakti qe te dy jane kapur me presh ne duar, sic thote populli, me kamera, me ze e me figure ne krye te detyres se krimit ne flagrance!?
    Si e kush mund ta mbaje ne ate detyre te larte nje kriminel publik te kapur ne flagrance me ze e me figure duke share kercenuar me jete, duke grushtuar si nje rrugac rrugesh nje koleg te tij e aq me teper Sekretar i Pergjithshem i Shoqates Kombetare te Prokuroreve te Shqiperise!?
    Tutoret e protektoret politike te tyre jane Padrino e Kamorra qe kane kthyer Shqiperine ne nje shtet pa sovranitet
    A mund te kete sovranitet shteteror pa nje shtet ligjor!?
    A mund te kete sovranitet e shtet me nje drejtesi te kriminalizuar nga koka tek kembet, nga kryetari i shtetit e KLD-ja e deri tek rojet e portieret e gjykatave dhe prokurorive!?
    A mund te kete sovranitet shteteror me nje kryeprokuror qe ben haptazi kryavokatin e krimit!?
    Kryeprokuror si Adriatik Llalla eshte nuk jane prokurora Ligji por kryehora Krimi
    Nodal ju Zoti Lu dhe ju Zonja Vllahutin, SHBA dhe BE jeni shpresa e te gjithe shqiptareve per shtet ligjor e sovranitet te vertete shteteror e ligjor ne Atdheun tone te bukur e teper te shtrenjte!
    Ju po deshmoni hapur se e doni dhe punoni per shtetin shqiptar me shume se keta politikane zuzare shqiptare, kusare e vrastare!
    Mesazhi madhor i mikes sone te madhe e te sprovuar Hillari Klinton dhe i Washingtonit dhe i Brukselit “Duajeni vendin tuaj te bukur” ka rene ne veshin e shurdher te politikes antishqiptare te atdheshitesve te politikes shqiptare!
    Faleminderit per mesazhet tuaja te sinqerta e shprsedhenese…
    Miku i mire ti thote kater te vertetat hapur, sy ne sy e balle perballe, thote sovrani yne… Ndryshe ai nuk eshte mik!

    Ilir Gramshi, Kanbera, Australi

  11. ALBAN DEGA says:

    Pak hajgare ne kete kohe kolere :

    “BOMBAT E PERGJIMIT” DHE PORDHAT E NASTRADINIT

    – Adriatik Palla dhe prokuhorat e tij vazhdojne hetimet… Pse!?

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Sot ra zjarr ne pallatin ku banon Sali Berisha … Alarm !
    Te dyshuar kryesore jane Edeskovari dhe Sajeshullazi… I treti i musketiereve ne radhe eshte Erion Veliaj” sipas fonogramit urgjent te “Qytetarit Dixhital ” Kolonel Sales drejtuar Mareshallit Berisha dhe kapterrit Bujar Nishani.
    Lajmi konfirmohet edhe nga shefi i SHISH-it Visho Ajaz Gazidede.
    Kryeprokurori i Republikes se Lazaratit Adriatik Palla ( shkurtim i fjales Rrumpalla … ose Palla e Ariut ) , qe nuk ka lene asnje krim te rende pa zbuluar, hetuar e kopsiitur me sukses si ato te Kusarise 500 milione euroshe te Autostrades se Kombit te CEZ-it, te masakres se 26… viktimave te Gerdecit, te kater protestuesve te ekzekutuar pa gjyq e pa asnje faj me 21 Janar 1911, te miliona euoreve te Arben Imamit per reklama te Klanit e co. dhe per pajisje pergjimi te kunderligjshme per SHIU-n, megaskandalet e Ardian Fullanit, Genci Pollos, ekzekutimin makaber te bankierit Artan Santo nen hunden e Presidences, Kuvendit dhe Kryeministrise, per minimin e gjyqtarit Konomi ne mes te dites per diell e ne qender te Vlores me C-4 ahst si te ish- kryetarit te PDK-se se Malesise se Madhe Aleksander Keka…
    Aq i sukseshem ka qene sa ka harruar edhe te beje apel per deshtimin e dosjes se Fullanit e qindra te tjera qe kane zene pluhur ne zyrat e tij… dhe ” tani nuk mund te bejme asgje”, sic i tha pa piken e turpit “Zerit te Amerikes” gjate vizites se suksesshme ne SHBA ku nuk e priten as portieret e FBI-se amerikane. Si mund te takonin syshqiponjat amerikane nje buf kenetash qe e ka zene kllapia mbi dosjet madhore te krimit dhe korrupsionit qe ben mu .
    Nuk ka faj! Eshte teper i zene me deklaratat kunder reformes ne Drejtesi se bashku me Mafian Politiko- familjare te Familjes… Konflikt i hapur interesi dhe veprimtari destabilizuese e antikushtetuese e mirefillte !
    Por ai eshte hazer xhevap, rrufe e vertete sa peshperijne tutoret dhe monitoret e tij mafioze….
    …Sapo leshon nje pordhe Plaku i Vicidolit…. Palla zgjohet dhe versulet si rrufeja dhe bashke me median ne sherbim te familjes i ben ato “bomba atomike ”
    Jo vetem aq… Por edhe kerkon te marre ne pyetje dhe i shpalle si te pavlefshme deklaratat e shefit te sherbimeve sekrete italiane, nje nga 11 me te fuqishmet ne Bote per pajisjet sterbvitore qe i kishte nenshkruar Presidenti i sotem Bujar Nishani qysh ne vitin 2008 kur ai ishte Minister i Brendshem sigurisht edhe me miratimin e Berishes pa te cilin as sot ai nuk Ben as shurren…
    Shkon deri aty sa edhe kerkon pergjigjet me shkrim te tij per pyetjet te Prokuhorave te Plepave te Tiranes!
    Shashka per te terhequr vemendjen dhe fituar kohe per grushtin e deshtuar institucional te shtetit te komanduar nga Mareshalli Berisha dhe zbatuar nga kapterri Bujar Nishani ne bashkepunim me kreun e SHISH-t, Visho Ajaz Gazidede dhe Prokurori i Pergjithshem Adriatik Llalla per “pajisjen e pergjimit’ qe Edeskobari e Sajeshullazi u kishte vendosur 385 shtetareve te vet dhe opozitareve te reformave ne drejtesi,
    “Bomba” e pergjimit na doli nje pordhe me shume te Plakut te Vicidolit!
    Po zjarri i sotem!?
    … Pas hetimeve doli se Sales i ishin djegur fasulet qe i sherbjne si lende te pare, lexo barut per ” bombat” e tij
    Hajde Palla Rrumpalla hajde! Hajde Palle Ariu hajde!

    SHENIM: KY SHKRIM ESHTE BOTUAR ORR HERE TE PARE ME 20 MAJ 2016. RIBOTOHET PA ASNJE NDRYSHIM

  12. ALBAN DEGA says:

    AVOKAT I PADRINOVE DHE GOODFATHERS SE MAFIA POLITIKE TE TIRANES

    – As kryeavokati i krimit Adriatik Llalla nuk do ta kishte bere me mire… kete pacavure te peshtire

    Do ti lutesha ketij profesori tu pergjigjet pyetjeve te meposhteme:

    1- Sa dosje krimesh te renda ka hapur, ka hetuar ose ka mbrojtur Prokuroria e Krimeve te Renda dhe Prokuroria e Pergjithshme ne keto gati 4 vjet qe Adriatik Llalla drejton ate!?
    2- Cfare behet me dosjen e vrasjes nen hunden e Kryeprokurorit Lalla dhe Prokurorise se Krimeve te Renda per hetimin dhe kopsitjen e krimit te rende te vrasjes se kryebankierit Artan Santo!?
    3- C’ndodh me hetimin dhe zbulimin e vrasjes me eksploziv ne qender te qytetit te Vlores se gjykatesit Konomi !?
    4- Pse u mbyllen me turp e deshtim total dosjet e Arben Imamit, Ritvan Bodes, Myqerem Tafajt !?
    5- Cfare ndodhei me dosjen e ish- Guvernatorit te Bankes se Shqiperise Fullani, per te cilen e zgerlaqi keqazi Radioja Zeri i Amerikes kryeprokurorin Adriatik Llalla ne intervisten me te turpshme te nje zyrtari shqiptar me kete radio presitigjioze!?
    6- Cfare ndodhi me dosjen a tragjedise se Gerdecit dhe 26 viktimave te saj !?
    7- A e ka apeluar Adriatik Llalla apo Prokuroria e Krimeve te Renda vendimin skandaloz te Gjykates se Larte per Gerdecin, kusarine e Autostrades se Kombit. 21 janarin tragjik!?….
    …. Jane mbi njeqind dosje krimesh te renda e teper te renda te cilat ose nuk jane hetuar ose nuk jane pergatitur seriozisht, nuk jane kopsitur sic duhet nga kjo Prokurori e Krimeve te Renda dhe nga Prokuroria e Pergjithshme vetem gajte tri viteve te fundit
    Kurse ju me nje pafytyresi dhe injorance dhe milutantizem te peshtire ne perkrahje te hapur te kriminelit Lulezim Basha e co. beni avokaten e kesaj prokurorie, te Adriatik Llalles me 20 prokuroret e krimeve te renda.
    Si mund te kerkosh qe ne Reformen ne Drejtesi te behen ndryshime dhe tu krijohet hapesire e gradohen ose sigurohen qoshe te ngrothe e karrike te rehatshme ketyre prokuroreve te deshtuar, bashkepunetore te krimit dhe sherbetore te Mafias politike e klasike jo vetem te Tiranes por edhe te asaj nderkombetare!?
    Ne cfare planeti jetoni ore profesor Romeo Gurakuqi!?
    Turp te qofte titulli i Profesorit … Me keto opinione te felliqta e kriminale ti je vetem nje profesor e avokat krimi ne sherbim te Mafias dhe Padrinove dhe Kumbareve ( Goodfathers ) te saj te cilet kane rrenuar jo vetem drejtesine, jo vetem gjykatat dhe prokurorine por edhe cdo e krejt hallkat jetike te shtetit ligjor ne vecanti dhe krejt shtetin shqiptar.
    – As kryeavokati i krimit Adriatik Llalla qe duhet te ishte kryeavokati i shtetit dhe ligjit nuk do ta kishte bere me mire… kete pacavure te peshtire..

  13. sapa says:

    Hajdar do te te zgjedhim kryeprokuror tani!Se po na dilke i paster!

  14. Vajmedet says:

    Po kur ta rrahe Rama kujt do ti ankohet ky?

  15. pse says:

    Te lumte ore djale,çirrjani masken kesaj rrace qe n’a mbiu si bar i keq….

  16. Lomy says:

    U be gati grupi – i dhane hyrje perballe prokurorise cimit, i hapin deren ne media, e bejne te duket dhe si i zgjuar kur eshte komplet injorant dhe mendojne qe s’e njeh njeri se cfare hajduti e i korruptuari eshte ..
    Ky s’ka lifhje me vitin 2016, as per tu rikthyer polic nuk ben keshtu qe gjeni ndonje tjeter se po na duket reforma me keq sec ishim..

  17. shqipe says:

    Urime!
    Menjehere mbas prezantimit ne mediat TV dhe ne shtypin shqiptar
    te klubit te ri analo-komik “Klubi -Ec perpara te çafsha ballin”,
    nje anetar i denje per kete klub, merr miratimin per tu pranuar si Anetare te asociuar i
    Klubit “Klubi -Ec perpara te çafsha ballin”:
    -“Dhalle dhalle moj bukuroshe, une hidh uje ti po Bardhoshe”-Bozaxhiu i oborrit- Adriatik Llalla

    Urimet i drejtohen gjithashtu:
    -Kryetarit te klubit “Klubi -Ec perpara te çafsha ballin”-“Bujari ju degjon”-Bujar Nishani
    – Zv/Kryetarit- “Toqja qe qesh”-Arja Çani ,
    Sekretares-“Kape per leckash, qite jasht”- Jozefina Topalli(Çalamani), si dhe

    Anetareve te asociuar te klubit “Klubi -Ec perpara te çafsha ballin”:
    -“ Fytyra e vrenjtur, me sy te vegjel”, pushti t politik- Oerd BylykKiçiBashi,
    -“ Fytyra e qeshur”, pijedashesit – Arben Ristani,
    -“Dy -pllom-ati i tredhur”, miku i Sypeshkaqenit-Aldo Bumçi, dhe
    – “Tutto muscoli, niente cervello”-loloja i oborrit-Flamur Noka.
    – “Arkitektit popullor” – i shpifuri – Fatos Lubonja,
    -“ Nje kercu ne Londer” – Njepllomati – Gjol(mal)Berisha
    -“Mere me leng, se mishi mbaroi”- Sqapi -Agron Gjekmarkaj dhe
    -“ Mendja e madhe e keqja e te zot”- Veshegjati – Besnik Gjongecaj
    -“Bukuroshja e zgjuar”-E para e K.ç.k. -ve – Grida Suma(Duma),
    -“Gazetari dhe ’Anal’-isti i pa arritshem shvejkjan -Genc Burimi,
    -“ Derri i bute ha në dy hale”-“KokëTuli”- Genc Gjokutaj, dhe
    -“ Po me urën ç’patën?” “Kalorësi i fytyrës së Vrejtur” -Alias Nic RedBlack- Kreshnik Spahiu,
    -“Dhalle dhalle moj bukuroshe, une hidh uje ti po Bardhoshe”-Bozaxhiu i oborrit- Adriatik Llalla

    Nje urim te veçantë edhe për ideatorin e klubit “Klubi -Ec perpara te çafsha ballin”,
    Dhe Klubit “Klubi i ‘anal’-isteve homoseksual social-politik”-Mareshallit SuperSaliQëni –
    “Qëni që të ha tinës”, “Antishqiptarit më të madh të të gjitha koherave”.
    “Qëni i lig ngordh pa shoke”

  18. shqipe says:

    Urime klubit “Klubi -Ec perpara te çafsha ballin”
    Urime!
    Menjehere mbas prezantimit ne mediat TV dhe ne shtypin shqiptar
    te klubit te ri analo-komik “Klubi -Ec perpara te çafsha ballin”,
    nje anetar i denje per kete klub, merr miratimin per tu pranuar si Anetare te asociuar i
    Klubit “Klubi -Ec perpara te çafsha ballin”:
    -“Dhalle dhalle moj bukuroshe, une hidh uje ti po Bardhoshe”-Bozaxhiu i oborrit- Adriatik Llalla
    Urimet i drejtohen gjithashtu:
    -Kryetarit te klubit “Klubi -Ec perpara te çafsha ballin”-“Bujari ju degjon”-Bujar Nishani
    – Zv/Kryetarit- “Toqja qe qesh”-Arja Çani ,
    Sekretares-“Kape per leckash, qite jasht”- Jozefina Topalli(Çalamani), si dhe
    Anetareve te asociuar te klubit “Klubi -Ec perpara te çafsha ballin”:
    -“ Fytyra e vrenjtur, me sy te vegjel”, pushti t politik- Oerd BylykKiçiBashi,
    -“ Fytyra e qeshur”, pijedashesit – Arben Ristani,
    -“Dy -pllom-ati i tredhur”, miku i Sypeshkaqenit-Aldo Bumçi, dhe
    – “Tutto muscoli, niente cervello”-loloja i oborrit-Flamur Noka.
    – “Arkitektit popullor” – i shpifuri – Fatos Lubonja,
    -“ Nje kercu ne Londer” – Njepllomati – Gjol(mal)Berisha
    -“Mere me leng, se mishi mbaroi”- Sqapi -Agron Gjekmarkaj dhe
    -“ Mendja e madhe e keqja e te zot”- Veshegjati – Besnik Gjongecaj
    -“Bukuroshja e zgjuar”-E para e K.ç.k. -ve – Grida Suma(Duma),
    -“Gazetari dhe ’Anal’-isti i pa arritshem shvejkjan -Genc Burimi,
    -“ Derri i bute ha në dy hale”-“KokëTuli”- Genc Gjokutaj, dhe
    -“ Po me urën ç’patën?” “Kalorësi i fytyrës së Vrejtur” -Alias Nic RedBlack- Kreshnik Spahiu,
    -“Dhalle dhalle moj bukuroshe, une hidh uje ti po Bardhoshe”-Bozaxhiu i oborrit- Adriatik Llalla

    Nje urim te veçantë edhe për ideatorin e klubit “Klubi -Ec perpara te çafsha ballin”,
    Dhe Klubit “Klubi i ‘anal’-isteve homoseksual social-politik”-Mareshallit SuperSaliQëni –
    “Qëni që të ha tinës”, “Antishqiptarit më të madh të të gjitha koherave”.
    “Qëni i lig ngordh pa shoke”

  19. genti says:

    Haaa ky qe shok i Cim Hajdarin patjeter do i kete ngren buken e i perbys kupen! me vika keq se vetem shpifje jane ne i njofim shum mire familjen e Cimit e turp te keni se rralle e gjen kete familje te ndreshme, dhe me plote siklete me gruan te semure e femije te edukuar , shembull kudo,! por ju qenkeni nje maskara i ndyre dhe i poshter! mos trilloni o njerez se eshte turp turp turp!! sdini cshpifni!!

  20. Petrit Vjosa says:

    Sent from my iPhone

    Begin forwarded message:

    From: Petrit Vjosa
    Date: May 8, 2016 at 8:41:22 AM EDT

    ADRIATIK LLALLA KERKON GJURMET NE PANAMA.. UJQERIT BEJNE KERDINE NE TIRANE !

    Nga Vikiliksi tek Kartat e pista te “Panamase”

    Vetem 24 ore pas shperthimit te Panamagejtit, Prokuroria e Pergjithshme e Shqiperise nepermjet zyres se saj te Shtypit njoftoi se ka nisur menjehere verifikimet lidhur me emrin e pare qe ka dale ne Shqiperi si i lidhur me skandalin “Panam Papers”. Eshte fjala per kompanine “GFI Technologies” te financuar nga qeveria Berisha ne fundin e mandatit te saj te dyte ne vitin 2013.

    A nuk veproi keshtu ajo edhe per Vikileaksin e famshem.ne vitin 2011 kur u publikuan kabllogramët e Ambasadës Amerikane për mjaft çështje sensitive në atë kohë, si Damir Fazliç, rruga Durrës-Kukës apo Gërdeci. Edhe atehere, Prokuroria e Përgjithshme tha që kishte caktuar një grup përkthyesish që do të monitoronin e grumbullonin të dhënat për Shqipërinë, megjithëse menjëherë pas këtij versioni. Cfare u be!? Cështja u la në harresë.

    Ajo qe e bashkon kete kompani dhe pronarin e saj me Shqiperine eshte jo vetem fakti qe ajo u miratua nga nje qeveri ne ikje. E keqja me e madhe eshte se ajo nuk u hetua e aq me pak u skanue aspak se cfare kapitali kishte, nga vinte kapitali i saj, cfare garancie financiare dhe pastertie kishte nga nje prokuror qe ishte zgjedhur me votat e se njejtes mazhorance.

    A u be ndonjehere Llalla kryeavokat i shtetit shqiptar!?

    A e dini se si perkthehet ne anglisht titulli “Prokuror i Pergjithshem i Republikes se Shqiperise”!? “General Attorney of Republic of Albania” Fjala Attorney ne shqip ka kuptimin e pare Avokat. Pra Prokurori i Pergjithshem eshte Krye-Avokati i Pergjithshem i Republikes se Shqiperise, Kryeavokati i shtetit shqiptar.. A e luajti kete rol Prokurori i Pergjithshem i Republikes se Shqiperise !?

    A e kreu detyren e tij si kryembrojtesi ligjor i Republikes se Shqiperise, detyra kryesore e te cilit eshte te mbroje interesat dhe thelbin e shtetit shqiptar kunder cdo lloj krimi e shkeljeje ligjore nga cilido e kushdo qofte ai edhe kryeministri apo Presidenti i Shqiperise e jo me nga nje kontrabandist kombetar , nje spekullator nderkombetar, nga nje kriminel i sprovuar si Ismail Mulleti e co… te cilit protektoret e sekseret politike ne maje te politikes dhe qeverise shqiptare i dhuruan jo pak por 150 milione euro vetem per ngjyrosjen e naftes shqiptare!?

    Mjafton qe kryeavokati i Shqiperise Adriatik Llalla te futej ne Google dhe te kontrollonte vetem emrin Ismail Mulleti dhe per nje minute aty do te gjendte dhjetra flamuj te kuq, shenja alarmi per ta ndalur kete grabitje multimilioneshe te djerses dhe mundit te shqiptareve, bile edhe per ta arrestuar ne flagrance jo vetem ate por edhe darovitesit e tij Pollo, Bode, Berisha e co. Nuk po flasim per kerkimin e informacioneve nga partneret dhe homologet e vendeve aleate , se pari FBI-se dhe Prokurorit te Pergjithshem te SHBA-se. Po flasim per nje sherbim falas qe e perdorin edhe femijet e klases se pare fillore…

    Sa dosje krimi ka hapur Adriatik Llalla ?

    Nuk po flasim per CEZ-in!? Per Fazlicin ? Per Gerdecin? Per 21 Janarin 2011? Per vjedhjen publike te votave te 8 Majit 2011 ne Tirane ? Per dhjetra hidrocentrale te dhena pa tender mafias se betonit!? Per 7 e me deri qindra vila e apartamente, prona e pasuri te pajustifikuara e te pambuluara edhe me rrogat e jo krejt fisit te shumices se zyrtareve, kryebashkiakeve te ish- kryetareve te komunave nga Tamara e Margegaj … deri ne Konispol, per kusarine masive te pasurive e mundit te shqiptareve … Te gjitha nen hunden e syrin e tij!

    Sa dosje hetimi te filmuara me kamera e botuara deri ne detaje nga mass- media shqiptare ka hapur, hetuar e kopsitur ligjerisht Kryeavokati Shqiptar!?

    Sa ceshtje te denoncuara publikisht edhe nga ambasadore te huaj, si miku me i madh dhe i sprovuar i shqiptareve ai amerikan ka zbuluar e hetuar Prokurori i Pergjithshem i Republikes se Shqiperise Adriatik Lalla ne keto pese vjet te ushtrimit te detyres!?

    A e degjuat cfare e si genjeu pafytyresisht ne intervisten e tij me “Zerin e Amerikes” lidhur me kusarine e korrupsionit masiv ne Shqiperi te denoncuar qindra here nga Uashingtoni e Brukseli e te pandeshkuar nga prokuroria e drejtesia e sterkorruptuar shqiptare!?

    Kur Adriatik Llalla akuzon hapur vetveten

    Pyetjes se Radio “Zeri i Amerikes” per disa raste madhore korrupsioni ne Shqiperi kryeprokurori shqiptar Adriatik Llalla iu beri bisht ne menyren me injorante te mundshme. Ai foli shume por nuk tha asgje.Ai foli por nuk dha asnje pergjigje konkrete. Oret e bizhute i shtrenjta te gjykatesve dhe prokuroreve te korruptuar te denoncuara nga ambasadori amerikan ne Tirane Z. Donald Lu, i quajti si ceshtje qe i takonte per ti verifikuar Instituti i Deklarimit dhe Verfikimit te Pasurive dhe jo atij.
    Nje veteakuzim perfekt i Adriatik Lalles… Para se te katapultohej ne krye te Prokurorise se Pergjithshme shqiptare ai personalisht ka qene Drejtori i Pergjithshem i atij institucioni.
    Sa raste pasurimi te paligjshem ose me metoda korruptive e kriminale pat denoncuar a verifikuar ish- drejtori Llalla!? Zero.
    Sa politikane apo biznesmene te pasuruar me afera kriminale, qe nuk jane vetem tregtia e drogave, trafiku njerezor, prostitucioni, por cdo vlere e fitim i arritur me rruge. me mjete e me menyra te paligjshme ka paraqitur ne organin e akuzes ne kulmin e lulezimit te tyre kur ai drejtonte ate Institut!? Zero….

    Autogolat pafund te kryeprokurorit shqiptar

    Cdo pergjigje pa pergjigje e Adriatik Llalles per “Zerin e Amerikes” ishte nje autogol i mirefillte. Jo nga paaftesia e tij por nga djallezia e tij, nga kontrata me politiken e krimit dhe korrupsionit qe neneshkroi me kapot e Coza Nostras politike shqiptare, si garanci per emerimin e tij ne ate post.
    Ai u emerua edhe ne njerin edhe ne tjetrin post jo per te verifikuar e hetuar aferat e pista e korrupsionin e emeruesve te tij .
    Ai u emerua edhe ne njerin edhe ne tjetrin post jo per te bere krye-avokatin e shtetit shqiptar por per te ushtruar detyren e kryeavokatit te krimit shteteror dhe korrupsionit masiv te atyre qe e emeruan pikerisht per te kryer kete mision te paracaktuar prej tyre.
    A nuk vepronin keshtu kapot e Mafias politike e shteterore italiane, e Coza Nostras dhe Ngradetas italiane me homologet e Llalles ne Itali!?

    Kryeavokati i krimit te Mafias politike e shteteore

    Ai nuk ishte nje zgjedhje e rastit… Ai e kishte kaluar me sukses provimin e besimit te saj qysh ne postin e meparshem ku as nuk verifikoi e as nuk hetoi as edhe nje rast te vetem korrupsioni.
    Me shume se kryprokurorin e Shtetit Adriatik Lalla ne intervisten e tij me “Zeri i Amerikes” u shfaq si kryeavokat i krimit dhe korrupsionit. ” Nëse një zyrtar i caktuar disponon një pasuri të caktuar, kjo nuk nuk do të thotë se ai është një kriminel, apo shkelës i ligjit. Pasuria mund të fitohet në forma të ndryshme: të trashëgimisë, biznesit e të tjera me radhë. Nuk jam këtu për të mbrojtur një zyrtar të caktuar, por edhe të akuzohet dikush se ka një orë të një përmase, apo unazë të kësaj natyre, mendoj se nuk është mënyra e duhur” tha fjale per fjale Llalla.
    Asnje avokat i krimit nuk do te kishte zgjedhur nje mbrojtje me te ndyre se kjo per perligjen e krimeve te tilla.
    Mire oret e florinjta e bizhuterite, cantat e shtrenjta e kostumet firmato, po vilat qindra- mijera dollareshe e mobiljet luksoze, veturat qindra mijeshe te femijeve, e deri niperve e mbesave, po shkollimet qindra mijera euroshe te femijeve ne kolegje milioneresh , po dhjetra udhetime me avione e pushime sheikesh ne Abu Dabi e Tajlande, ne Sidney e ne Miami….

    A futen vilat e pallatet ne thes … Po blloqet e Gjirit te Lalezit….!

    Po pallatet e vilat e Gjirit te Lalezit e Farkes, te Petreles e Golemit, te Shengjinit e te Ksmailit, te Velipojes e Tushemishtit mos valle a mund te futen ne thes! Nuk futet minarja ne thes , thote sovrani. Te gjithe ua dine pronaret dhe burimin real te ardhurave pervec kryeavokatit te shtetit shqiptar qe ben kryeavokatin e krimit dhe korrupsionit.
    “ka institucione te posacme te cilat merren me verifikimin e pasurive te ketyre zyrtareve”, thote Llalla. Sa raste te tilla ka hetuar ky kryavokat i shtetit!? Sa dosje ka hapur me iniciative ose i detyruar ai dhe institucioni i tij!?
    I jane tretur edhe kockat kryebankierit Artan Santo, te ekzekutuar ne mes te Tiranes dhe ne zemren e shtetit, nen hunden e Presidentit e Kryeprokrurorit, nen hijen e manteleve te zeza te gjykatesve e drejtesise faqezeze shqiptare, te komanduar nga Mafia politike, po i tretet edhe emri e jo me dosja e hapur e gjykatesit vlonjat Konomi te hedhur ne ere diten per diell e ne mes te Vlores, jane harruar emrat e deputetit Fatmir Xhindit ne Fier e Aleksander Kekes e 26 viktimave te Gerdecit e 4 deshmoreve te 21 janarit, ndersa kryeavokati i shtetit Adriatik Llalla ka guximin e flet per ” ceshtje e cila vijon te jete pa autor”.
    E ku !? Ne e perballe kamerave te “Zerit te Amerikes”

    Jo vetem avokat por edhe Bude i krimit !

    U humben diten per diell e ne syrin e kamerave qindra milione dollare te shqiptareve ne tenderin e Albpetrolit dhe hetimi vazhdon pa fund.
    U vodhen gati 8 milione dollare ne Banken e Shtetit Shqiptar dhe shkaperderdhen 30 milione te tjere me blerjen fiktivo- korruptive te Hotel Dajtit per trefishin e vleres qe nuk e ofroi askush. Allishverish i Bankes se Shtetit Shqiptar me qeverine e shtetit shqiptar.
    Ne saje te dopjo- korruptimit te prokurorise dhe gjykates se kapur nga Mafia politike, Ardian Fullani doli jo vetem i pafajshem por edhe ka kurajon te kerkoje rreth 4 milione euro demshperblim nga qeveria e sotme per shkarkimin e tij krejt te ligjshem si Guvernator i Bankes se Shtetit Shqiptar vjedhur nga paaftesia dhe korruptimi i tij.
    Ja si i pergjigjet kryeavokati i Shtetit shqiptar pyetjes se “Zerit te Amerikes” :
    … Perse nuk e cuat ju ceshtjen ne Gjykaten e Larte!?
    “… megjithëse mendimi ynë ka qenë gjithmonë se ky zyrtar ka qenë në shkelje të ligjit, ne i kemi qëndruar deri në fund qëndrimit tonë, pavarësisht vendimit të gjykatës, tani ne nuk kemi mundësi për ta ndryshuar.”

    Adriatik Llalla ne burg !

    I lutem lexuesit te paanshem te pergjigjet pyetjes:
    Cfare perfaqeson Adriatik Llalla me kete pergjigje prej Bude krimi?
    Kryeavokatin e Shtetit shqiptar apo kryeavokatin e krimit !?
    Cila eshte zgjidhja!?
    Ate e dha ne menyre te shkelqyer analisti Dritan Hila me penden e mendjen e tij te arte nen titullin brilliant:
    Adriatik Llalla ne burg !
    Jo sot! Ai duhet te shkonte ne burg qe diten qe ofendoi si nje rrugac e grushtoi kolegun e tij Shkelqim Hajdari ne sy te prokuroeve te mbare Shqiperise !
    Vetem Presidenti sakat Bujar Nishani e KLD_ja e sterkorruptuar shqiptare nuk e pane e as e degjuan nje akt te tille sa rrugaceror aq edhe kriminal te Adriatik Llalles!
    Nuk kishin se si. i bashkon kontrata me SHQUP-in !

    Petrit Vjosa, London

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje