Albin Kurti: Reforma në drejtësi do të dështojë, politikanët kanë marrë garanci se nuk do preken për ta votuar atë

8 Gusht 2016, 11:10Politika TEMA

Albin Kurti mendon se reforma në drejtësi nuk do të sjellë drejtësi në Shqipëri.

Sipas tij, është absurd që politikanët e korruptuar të votojnë vetë për t’i hapur derën burgut.

Ai thotë se ata kanë bërë marrëveshje me ndërkombëtarët që të mos ndëshkohen, në këmbim të votës.

Kurti sjell rastin e Kosovës, ku sipas tij, ndërkombëtarët dështuan të ndëshkojnë politikanët.

Debati në Shqipëri nuk është për sovranitetin territorial, por për një sovranitet politik mbi një pushtet, siç është gjyqësori. Nuk mund të shprehem gjatë në këtë intervistë mbi atë çka po ndodh në Shqipëri, me amendimin e Kushtetutës dhe me “Reformën në Drejtësi”, por mund të them vetëm se, pavarësisht integrimeve në struktura të sigurisë apo në tregje, përgjithësisht pushteti i gjyqësorit e ka ruajtur sovranitetin e vet në të shumicën e vendeve që njohim, dhe kjo e ka një arsye.

Drejtësia dhe vetë ligjet janë të suksesshme vetëm atëherë kur janë të kultivuara prej vetë komunitetit (homegroën). Kolonializmi, por edhe eksperimentet e kohëve të fundit me “eksportin” e vlerave institucionale, siç janë ndarja e pushteteve apo funksionalizimi i gjyqësorit, përgjithësisht kanë dështuar.

Kam frikë se, në fund fare, edhe kjo përpjekje për të sjellë drejtësi për popullin e Shqipërisë do të dështojë, dhe gjërat do të mbeten njësoj me përjashtim të faktit që sovraniteti do të mbetet përgjithnjë i cënuar.

Unë pandeh se drejtësinë nuk mund ta sjelli një klasë thellësisht e korruptuar dhe e kriminalizuar. Nuk është e mundur që vetë ata që dyshohen për korrupsion e krim të stërmadh, të votojnë unanimisht biletën e tyre për në burg.

Këtë unë e di me eksperiencë, pasi në Kosovë shumë shpesh është shpresuar se organe ndërkombëtare si UNMIK, EULEX apo Gjykata Speciale do të ndëshkonin kriminelët që janë në pushtet lokalisht. Mirëpo këta kriminelë, të cilët i kanë votuar vetë mandatet e këtyre ndërkombëtarëve, para se të votonin kanë marrë garanci. Dhe faktet tregojnë se të gjitha këto misione ndërkombëtare kanë dështuar të sjellin drejtësi në Kosovë. Nuk shoh ndonjë arsye se pse do të duhej të kishin sukses në Shqipëri.

Që të vinte drejtësia në Shqipëri, do të duhej së pari një ndryshim në elitën politike, dhe orientime të reja politike e ideore, që janë më kombëtare, më përfaqësuese, më sociale, më pranë vetë qytetarëve, më radikale.

Beteja politike do ta përcaktonte edhe kthimin e timonit të shoqërisë e të shtetit drejt funksionalizimit të drejtësisë. Por edhe kjo do të merrte shumë kohë. Sepse duhet kuptuar, zhvillimi ekonomik dhe shteti i së drejtës nuk mund të vijnë lehtë, për pak vite. Duhet shumë punë e shumë beteja, dhe ndoshta për 15-20 vite mund të ndërtohet një ekonomi funksionale e një drejtësi e kënaqshme. Ata që propozojnë zgjidhje të shpejta, gënjejnë. Ajo çka përpiqemi të bëjmë ne si VETËVENDOSJE!, nuk është të japim zgjidhje të shpejta, pasi ne nuk kemi formula magjike, siç është për shembull kjo formula për Reformë në Drejtësi. Ne kërkojmë që të nisim një betejë me krimin e me padrejtësinë, duke e ditur që kjo betejë do të marrë shumë kohë. Ne kërkojmë që sot të kthejmë timonin dhe të ndërrojmë rrugë, pasi po ecim në rrugën e gabuar dhe duhet të nisemi në rrugën e drejtë të zhvillimit dhe shtetndërtimit. Ama, edhe kur të hyjmë në rrugën e drejtë, rruga nuk do të jetë e shkurtër.

Në veçanti më erdhi keq që asnjë deputet i Kuvendit të Shqipërisë nuk ua tha diplomatëve amerikanë e evropianë pse nuk po bëjnë Reformë të këtillë të Drejtësisë edhe, ta zëmë, në Serbi, kur dihet se atje Kuvendi e Qeveria janë të mbushur përplot, jo vetëm me kriminelë të paqes, por edhe me kriminelë të luftës. Në këtë Ballkanin Perëndimor, të cilin ndërkombëtarët po e mbiquajnë me akronimin ËB6, nuk po na trajtojnë aspak njëjtë. Në Serbi po rritet homogjenizimi serbomadh, ndërsa në Shqipëri po zvogëlohet pavarësia shtetërore”, thotë ai në një intervistë për Shekullin.

19 komente në “Albin Kurti: Reforma në drejtësi do të dështojë, politikanët kanë marrë garanci se nuk do preken për ta votuar atë”

  1. Edscobar Rama Meta kunder REFORMES. says:

    Me ne fund dikush qe kupton.Po pse budallenj jane ata te votojne per futjen e tyre ne burg.Kete e kam shprehur me kohe dhe nje pergjegjes ka kjo, Edscobar Ramen qe leshoi pe, qe lejoi ndryshime dhe leshime se ashtu i interesonte edhe atij.Popull injorant katunar qe smbush fare.

  2. Shijaksi says:

    Or ti shoq! leksione qe ke mesuar ne shkolle na perserit ne? Butaforia e Enverizmit qenka perhapur edhe ne Kosove!! Djale i ri dhe aspak konkret! Ne presim mendje moderne origjinale prej teje ti na lexon gazeten Bashkimi! ! !

    1. Spartaku says:

      Zoti Albin! Je shume i sakt ne mendime.Eshte e vertet,se pd-ke apo opozita ne shqiperi,nuk mund ta miratoi reformen ne drejtesi,pasi ata nuk mund te shkojne me kembet e tyre ne burg. Do jete e temerrshem, nqs do jete e vertete,qe keta politikan te koruptuar deri te fija e flokut,te kene marre garanci nga ndrkombetaret per ti shpetuar drejtesise,ne nje kohe kur i gjithe populli shqipetare kerkon dhe mban shprese se do japin llogari para drejtesise.

  3. tomsojeri says:

    Nuk fitohet liria pa gjak ! Nuk ta fal askush ate ashtu qyl, sic e duam ne shqiptaret ! Reform esht baraz me nje revolucion qe Shqiperis i ka munguar shum e shum vite ! Ne kte Shqiperi sot, ku mbreteron banda politike e zhytur ne krim e tradhti kunder interesave te shqiptareve dhe te vet Kombit ,veshtirse mundet ti bej zap nje “reform”keshtu paqsore me letra,me vota e me imponime te jashtme ! Ky popull i mesuar ne nenshtrim ,qe nuk di te ngrej kok e prodhon lloj lloj politikanesh qe aktivizohen ,te rij e te vjeter, per te mbrojtur interesa vetiake pa le te jen antishqiptare ,zor se te ben te besosh qe kjo reform do jet revolucioni qe ne te dhunuarit e te pesuarit enderojm se do na nxjer ne drit ! Ka shum arsye te dyshosh per kte sepse ktu nuk behet fjal per nje dy apo tre “druj te shtrember”por esht nje divizion i zhytur ne llum ! Nje band qe ka vjedhur, ka vrar ka tradhtuar interesat e vet shqiptareve, me pararojen dhe mburojen drejtesi ,qe nuk dorezohet e te vetdenohet ! Ktij populli i mungon kurajo,solidariteti e uniteti te gjej forcen te bej permbysjen qoft edhe me gjak ! Kjo intervist ka per fat te keq thenie te verteta ,reale qe vijn nga eksperienc e provuar ne Kosov ku edhe atje ,ndonese te tretet jan ngulur ktu e 16 vjet, spo jan ne gjendje te pastrojn,hajnin e korupsionin ! Qenka e vertet thenia e madhe se “Liria nuk fitihet pa gjak”se Ate nuk ta fal kush ,!!!!

  4. timo says:

    Lexoni Marksin dhe Leninin për të kuptuar këtë gjë.

  5. juristi says:

    Po kjo eshte e bukura kesaj historie,qe duhet ta lexojne mire dhe Albini dhe ndonje tjeter qe nuk ka besim,se keta ,u pa shume mire nga te gjithe,votuan prej hallit jo prej qejfit,me idene qe te shpetojme cte mundim,por ajo shprehja e popullit se shkuan si cjapi te kasapi,eshte shume konkrete per ta,prandaj me qetesi dhe dashuri, pritni deri nga janari,se do ja ndigjoni kengen.

  6. lindita says:

    Djal i mencur!

  7. Shqiptari says:

    Politikanet qe nuk duan te preken te pakten nuk duhet te merren më me politike gjate gjithe jetes se tyre.

  8. Une... ti... ne te gjithe... says:

    Reforme apo revolucion???

    Refrmen po e bejne te fortet per te dobetit dhe te varferit!

    Revolucionin e bejne te dobetit dhe te varferit per veten e tyre!!

    Une them se perderisa nuk ka revolucion nuk ka ndryshim.!

    Do kete vetem fjale dhe nderrim maskash por qe parate dhe pushtetin, dhe si rrjedhoje jetet e popullit, do i kene nen kontroll “”reformatoret””

    Mos bini preh e iluzioneve. Te gjithe ata qe keni votuar nuk kane interes ne nje te ardhme me te mire per te gjithe pasi e ardhmja e tyre nuk behet me e mire se e tashmja e tyre.

    Tung!

  9. Aureli says:

    Ky islamiku Albin , harron vetem nje gje: Politikanet e korruptuar nuk votuan me deshire po me dhunen e xhaxhi Lu-se

  10. tomsojeri says:

    Politikanet qe nuk do preken do jen perher burimi i ktij vazhdimi miku im ! Te mos prekesh hajnin, krimin tradhtin e katastrofen qe i “falen”kombit kta perbindsha ,nuk e sherojn kte gjendje llahtar ku e kan zhytur Shqiperin ! Kta plehra e ky gen vetem denimet shembellore i sjellin ne rug e nese nuk denohen do jemi perjetesisht gazi i femijve te tyre dhe i taneve ,do jemi simboli i nje cburrerimi te neveritshem qe deri ne varr do na ndjek ! !! Kan vjedhur aq shum sa edhe jasht politikes ,cizmen e tyre do e ndjesh ,do e shikosh e si fantazem do te ndjek hija e te vdekurve qek jan ne vrar, pamjet e cfar kan ndertuar dhe jeta e luksit per 5 breza ne kuriz te ktij populli te vogel, qe la kockat ne mergim ! Ateher le te falim ter kriminelet ,hajdutet e mafjozet , qe kan ber pasuri duke shkelur normat e nje shoqerie ku egziston ligji ,e tju themi i gezofshi ,por tash e tutje ju lutemi mos e vazhdoni huqin se ska lezet ! …. Kta politikan te ndyr me ter armaten e drejtesis,i kan ber nje dem te madh historik ktij Kombi,e kan kthyer 50 vjet mbrapa,e kan varferuar dhe cnderuar deri ne turp deri ne kto momente qe po shkruajm dhe te mendosh qe reforma na thot : U ba cu ba e lejm tani ,e harojm ,po tash e tutje mos u dukni ma,do jet njr tjeter turp i madh historik i pa falshem …..Cjapi miku im esht cjap e shkon te kasapi se aq mend ka, por kta sjan cjapa e kan per borxh, ta bejn kasapin Cjap e mos u cudit fare ,se kta dykemsha te lindur e ritur ne kte tok jan qenie qe nuk njeh moral e cfardo limiti qe mban morali…………..

  11. katarakti says:

    Djale i zgjuar ky Albini. Ne 9 raste ne 10 mban qendrime tejet te drejta dhe korrekte. Keq eshte qe Shqiperia nuk ka nje politikan te ketij kalibri. Por ka shume hajdute, te korruptuar te shitur te te huajt etj etj. Njelloj si dhe Kosova. Por a e dini se perse ambasadoret nuk bejne dot ligjin ne Serbi apo Maqedoni, siç e bejne ne Shqiperi?! Sepse atje ka te tjere popuj. Popuj qe jane krenare per identitetin e tyre, qe mendojne me koken e tyre dhe nuk shohin se çfare do i thote i huaji, Qe kane kulture, tradite dhe qyteterim. Per faj te Berishes, Nanos e kompani Shqiperia eshte bere si nje kavie eksperimentale per Perendimin. Thote nje fjale Doris Pack dhe tundet dynjaja. Sikurshqiptaret te jene majmune. Tani edhe ato gjera qe para 40 vjetesh i benim vete, sot i japim me koncesion?! Pra rrenimi eshte total dhe jo vetem ne drejtesi. Si zor qe te dalim nga kjo baltovine ku kemi hyre keto 25 vjetet e fundit. Kemi te njejten kulture shtetformuese dhe te respektimit te ligjit si dhe afrikanet. Prandaj kemi perfunduar si Afrika.

  12. AK says:

    une mendoj se ky albini, per fat te keq eshte ekuivalenti kosovar i kreshnik spahiut. por ndersa ketij te fundit i ka dale boja me kohe e me vaft, albinit “patriot” i duhet edhe pak kohe qe ti plasaritet plotesisht boja e dale. per mua ai eshte agjent i paguar mire nga serbia e rusia per te futur percarje ne kosove e ne shqiperi. shikoni me kujdes veprimet e tij: te gjitha demonstratat e tij kane linje anti-amerikane (me petk gjoja atdhetar), kur dihet qe amerika eshte pothuajse e vetmja fuqi e madhe qe interesohet per interesat e shqiptareve ne ballkan, pasi kjo per fat te mire perkon edhe me interesat e saj strategjike ne rajon kunder atyre te rusise.

    politikanet tane votuan nga halli per reformen ne kuvend, sipas shprehjes ‘kercen prifti nga belaja’, por ata nuk kane shpetim, sepse thjesht jane kunder interesave te SHBA ne shqiperi e ballkan; dhe sikur vetem kjo te jete arsyeja, ata do te shfarosen nga politika shqiptare!

    Lexojeni me kujdes Avokat Ngjelen!

  13. astrit says:

    Or zotni Albinbela, shih zajednicen dhe demarkacionin ne Kosove se punet tona i rregullojme vete ne.

  14. capi says:

    Kapitalizmi asnjehere nuk e vret pjellen e tij. Po e modifikon ate ideologjikisht.
    Dhe shembulli me konkret qe vetem te huajt “nuk e dine” eshte Sali Berisha. Dhe do te jete, po pergatitet, Lul Basha.
    Zvarritja e nje procesi, na meson pervoja, tenton cberejen e procesit – ne kohe. Ajo qe mbetet eshte jehona justifikuese, dhe keqardhja: Bah, si nuk u bo reforma?!.
    Morali: te gjithe i dime bemat fatkeqe per shqiptaret te dy kryetareve te PD, por, malet e dy kryetareve cdo dite e me te larta. Albini ka shume te drejte, po harron se jeton ne kapitalizemin qe: lekuren e ndron po vesin aspak. Tung bac.
    Jete te gjate pacim, ne boten tjeter.

  15. butrinti says:

    Zoti Mero ! Faleminderit per botimin e shkurtuar teintervistes s ketij Politikani Kosovar qe mbetet large realitetit kosovar dhe qe me sa duket nuk di gje se cfar u be dhe cfar behet ne Shqiperi. Duket se Reforma ne drejtesi po anetamohet (mallkohet ), sikurse behej dikur ne kisha e xhami ,jo vetem nga te gjithe perberesit e drejtesise por edhe nga tere sistemi politik, te majjte te djathte edhe centrist . Shkurt dhe sakt nga te gjithe ata qe u eshte dhene mundesia per te ngjyer dhe lepir gishtin ne djersen 25 vjecare te popullit shqipetar. Te pastrosh sistemin e drejtesise do te thote te zhdukesh halet e shqiperise duke i hapur horizonte te pa para zhvilliimi ketij populli e ketij vendi te shume vuajtur, do te thote te projektosh nje shqiperi tjeter enderr te shqiptareve te cilet e donin shqiperine ne europe dhe si europen. Sulmi nndaj reformes ne drejtesi tashme i ka zbuluar te tere aktoret . Shikojeni cfar po bene gjydyrimi president se bashku me elementet e pegere te drejtesise. bejne te pa munduren te shkatrrojne ate qe votuan (nga halli ) E duan te rene te perzier me te vjetren per ti hapur rrugen Gjin Gjonit dhe tere plepistave shkatrrues jo vetem ` te drejtesise por te shtetit shqipetar .Zoti Mero! Te uroj te jesh nje ze edhe me i fuqishem ne mbrojtje te reformes . Dhe qe te jesh i tille duhet qe me shkrimet tuaja te sqaroni popullin cfar eshte dhe cfar synon kjo reforme sepse populli po mbytet nga prapaganda anti reforme , nga Albinerit Medite, Kocot , Mejdanerit e deri tek Metet. Mendoj se kjo reforme do te vendos nje tufe me lule ne varrin e te ndjerit Trebicka .

  16. Maloku says:

    Askush nuk e parashikon dot te ardhmen por gjithkush mund te beje disa zgjedhje. E para zgjedhje eshte do te besh gjithcka mundesh me nje vizion te qarte apo do pajtohesh me sido eshte situata dhe kerkosh harmonizimin e saj? E dyta, mund te zgjedhesh te jesh pesimist apo optimist. Perderisa, e perseris, e ardhmja nuk parashikohet dot dhe asnje nuk ka mundur ta beje kete me ndonje saktesi, atehere vizioni dhe perpjekja mbeten aftesite reale qe percaktojne nje politikan. Albini duket qe eshte nje pesimist patologjik, pak sikur Fatos Lubonja yne qe i ben oponence edhe vetes ne pasqyre.

  17. tomorri says:

    hallall albin,merri dhe jepu leksione gjithe injoranteve ne Albania,thanks again albin tregove se sa larte eshte niveli juaj karshi everyone

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje