“Harresa europiane” mbaroi, koha që të korruptuarit në Shqipëri të paguajnë!

8 Gusht 2016, 14:18Blog TEMA

Nga Spartak Ngjela

Erdhi koha kur Shqipëria nuk mund të quhet më “Toka e harruar e Europës”.

I gjithë abuzimi shekullor që kanë bërë pushtetarët e korruptuar në Shqipëri, ka qenë i ndihmuar nga kjo harresë tragjike: “Shqipëria një tokë e harruar e Europës”.

Kështu ka qenë quajtur Shqipëria në analet ndërkombëtare që nga fillimi i shekullit të kaluar. Por sot ka ndryshuar gjithçka.

Në fakt, pati një përpjekje nga Ahmet Zogu që ta nxirrte Shqipërinë nga harresa shekullore europiane, por, për shumë arsye, me gjithë paratë që mori nga Musolini, nuk e nxori dot Shqipërinë në hapësirën e dukshme ndërkombëtare si një shtet me personalitet të Europes.

Lufta e Dytë Botërore, si pasojë e Aleancës antifashiste që bënë komunistet për operacione konkrete gueriliesh kundër italianëve pushtues në Shqipëri, dhe ardhja në pushtet e tyre, pas Luftës, si pasojë e kësaj aleancë, e kishte mundësinë reale për ta nxjerrë Shqipërinë nga harresa europiane. Por Enver Hoxha prishi aleancën me anglosaksonët, dhe e rreshtoi Shqipërinë në botën komuniste, ku kjo mbeti sërish një vend i papërfillshëm europian.

Shkëputja që Hoxha bëri nga Moska në vitin 1961, sërish mund ta kishte sjellë me personalitet Shqipërinë në Europën mospërfillëse, por Enver Hoxha shkoi edhe më thelle: ai e izoloi Shqipërinë nga krejt Perëndimi.

Ky izolim, e thellon edhe më tepër mendimin se “Shqipëria është një tokë e harruar e Europës”.

Rënia e komunizmit në rrafshin botëror, nxori në pah domosdoshmërinë e rreshtimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Por këtu filloi në fakt lufta e pushteteve politikë shqiptarë që ta bllokonin identifikimin europian të Shqipërisë mes Bashkimit Europian. Dhe, të gjitha qeveritë në 25 vjet, që nga viti 1991, e bllokuan realisht këtë proces. Cilat janë arsyet, dhe pse, tani janë të dokumentuara. Por ne na duhet të theksojmë se të gjithë fqinjët tanë përreth nesh, kanë punuar me ngulm që Shqipëria të mbetej gjithmonë një “tokë e harruar e Europës”.

Sot ka ndryshuar gjithçka. Politika amerikane i mundi të gjithë kundërshtarët e daljes së Shqipërisë nga harresa europiane. Reforma aktuale do të zgjidhë gjithçka, dhe është risi historike që qeveria aktuale është tërësisht me Reformën që amerikanët dhe europiano-perëndimorët po ndërmarrin në Shqipëri.

Udhëheqësit politikë shqiptarë, ne rreth 20 vjet, u pasuruan me korrupsion dhe nëpërmjet krimit të organizuar shqiptar, sepse siguroheshin gjithmonë me anë të “harresës europiane” ndaj Shqipërisë. Tani që harresa mbaroi, dhe vendi do të hyjë realisht në Reformën e tij Perëndimore, fundi i tyre është i pashmangshëm, prandaj po “përpëliten” duke shprehur lloj – lloj “arsyesh” banale kundër Reformës që do të nxjerrë Shqipërinë përfundimisht nga ajo harresë makabër, që i ka shkaktuar vuajtje të mëdha shqiptarëve në keta 100 vjetët e fundit. Por janë përpjekje të dështuara. Harresa tani është grisur.

7 komente në ““Harresa europiane” mbaroi, koha që të korruptuarit në Shqipëri të paguajnë!”

  1. Lennard says:

    Gjithnje i Respektuar.Analize e drejte dhe reale.Na japin shprese keto hulumtimet tuaja Z.Ngjela.Bashka se e ndjejme qe ka shume veshtirsi.Kuptohet se politikanet e korruptuar po bejne cmos te ngadalsojne miratimin e ligjeve per Reformen ne Drejtesi.Bile ata qe rrezikojne me teper nga kjo reforme, po hiqen sikur po bejne cmos qe kjo Reforme te vihet ne vendin e duhur.Kjo duket paradoksale .me pelqeu kronika e Historise se Shqiperise per mundesite e Europianizimit te saj.
    Une vete jam pinjoll i nje familjeje antizogiste.Po duhet thene e verteta se Zogu qe i pari pas 1912 qe beri shtet.Mori nga Europa Eliten e specialisteve dhe organizoi,ushtrine,xhandermarine,arsimin dhe aspekte te tjera te veprimtarise shteterore.Ne kohen e Zogut Gjimnazet ishin ne nivel me te larte se Institutet e sotme.Natyrisht regjimi i tij kishte mjaft difekte dhe sikunder e ka pershkruar ne kujtimet e tij ,Zogu ka bere autokritike per sjelljen e tij ndaj kritikeve dhe kundershtareve te tij.
    Pas luftes se dyte boterore u be inkuadrimi i Shqiperise me fituesit , po ne fund u be nje gabim i madh qe u lidhem vetem me Bashkimin Sovjetik.U ngjir Sejfulla Maleshova per te ruajtur dhe lidhjet me Perendimin , po tarafi i Enver Hoxhes kishte dashuri te pakufishme per Komunizmin dhe B.S. ,keshtu qe mbetem jashte Europes.Megjithate u ndertuan vepra gjigante , nje pjese e vogel e te cilave mban Ekonomine Shqiptare.Pas viteve 90 ndodhi katastrofa me e madhe qe i ka ngjare Shqiperise .570 kombinate dhe fabrika u shkaterruan totalisht ne menyre mizore,mijra hektare toke me agrume dhe fruta te tjera. mijra hektare sera, u rrafshuan dhe tokat e fermave u ndane me ligjin famekeq 7501.Shume objekte dhe toka jane privatizuar nga vete politikanet shqiptare apo te afermit e tyre.Pra Shqiperia e tere eshte shkaterruar dhe grabitur ne menyren me te eger , per te mbushur xhepat e klases politike qe na sundon dhe sot.Te gjitha paret publike kane shkuar ne xhepat e Horrave politike apo Gjyqtareve te korruptuar..vetem ne Shqiperi ka bere vaki qe te fallsifikohen prona, apo te mbivendosen prona te tera ,duke krijuar nje kolaps te pazgjidhshem dhe shkak per sherre te panumurta.Me kujtohet ne kohen e punizmit nje zv.Minister i industrise me mbiemrin Shehu beri 1 vit e gjysem burg per disa paisje qe ishin derguar per shkrirje.,ndersa pas viteve 90 te gjitha maqinerite speciale te uzinave dhe fabrikave ,madje dhe disa maqineri te reja qe nuk i kishin hapur fare, i cuan ne Mal te ZI per skrap.Ky eshte krimi me i madh qe ka mbetur pa u ndeshkuar.Dhe per ironi ,emri i njerit nga pergjegjsit kryesore te ketij shkatrimi i kane ngritur hosanara si ekonomist i madh, duke i vene dhe emrin e tij nje cmimi !!!!!.Pra qe te vihet ne vend Drejtesia duhet nisur analiza qysh prej vitit 90.Si jane pasuruar njerzit e politikes dhe te Drejtesise? Duket sheshit qe dhe me deklarimet qe kane bere vete , nuk i perligjin pasurite e vena.Me pelqen OPTIMIZMI I Z.Ngjela .Uroj qe dhe Nderkombetaret kesaj rradhe do ta marrin shtruar ,pa u merzitur.Denimi per shperdoruesit pritet te jete i madh ,i merituar dhe konfiskimi i pasurive te gjithe Zagareve do te rrise nivelin e JETESES ne Shqiperi.Se ne fakt Ata kane grabitur parat e popullit ,e shpresojme se nuk do ti gezojne.

  2. TRAPI says:

    O TAK OR TRAP TE GJITHE PAS TEJE DO I KESH,,TI JE PER POPULL SI BABAI YT..HAPE PARTINE SE NE MBRAPA DO NA KESH
    PO E TREGON VETEN TI DHE SI PARTI..VEJE EMRIN PARTI E DJARHTE..JO SI KETO QE JANE DJATHE

  3. Edi Rama says:

    Avokat, ty te lumte goja dhe fjala jote ne vesh te atij larte, por a e lexove Albin Kurtin se cthote??? Lexoje ketu: http://www.gazetatema.net/web/2016/08/08/albin-kurti-reforma-ne-drejtesi-do-te-deshtoje-politikanet-kane-marre-garanci-se-nuk-do-preken-per-ta-votuar-ate/

    Albin Kurti thote se reforma ne drejtesi do te deshtoje pasi politikanet kane marre garanci qe nuk do preken ne kembim te dhenies se votes se tyre per miratimin e kesaj reforme!
    Nqs kjo eshte e vertete atehere gjithe kjo na paska qene nje loje e madhe me rregji hollyvodiane! Do Zoti del parashikimi yt se perndryshe do jete nje zhgenjim i madh per kete popull te vuajtur!

    1. Maloku says:

      Kur te filloje funksionimin drejtesia nuk ka nderkombetare qe ju jep amnisti. Drejtesia pastaj funksionon ne menyre te pavarur dhe ne baze te ligjeve, nuk ka si te kete vend per perjashtime – eshte alogjike.

  4. alo says:

    Avokat! Mos ben ndonje dite pushim!
    Jepii, gooooooooodmorning Vieeeeeeeetnaaaaammmm.

  5. Neoraldi says:

    Mbaron Korrupcioni i vogel zoti Ngjela, n.q.s??? Pastaj fillon ai i verteti, nderkombetari , dhe zot fale ato mishin ta han po s’te ruajn as kockat jo, te nxjerrin me byth ne diell,,,diskutoni sikur perendimin se ze gjumi per Demokracin ne Shqiperi, Greqi, apo Siri,,,ato korrupcion duan po duan ta bejn vet, se jan mjeshtra dhe mjeshtrit nuk i pelqen si punon fillestari,,,shqiperin do e bejm shqiptari po e beri,,,

  6. Niko Shpiragu says:

    Me gjithe respektin qe kam per avokat Ngjelen, me duhet te jap opinionin tim qe nuk eshte aq optimist sa i tij. Pikerisht ne vendet qe ne i quajme me demokraci te arritur, kurre nuk ka ndodhur qe politikanet e njohur, njerezit e bizneseve me kryesore dhe gjyqtaret te kene shkuar para drejtesise. Edhe ne raste shume te rralla dhe per persona te nje kategorie me te ulet se te paret, denimet kane munguar ose kane qene qesharake duke i derguar ne vende jo te veshtira dhe atyre u eshte dhene mundesia te japin intervista sa here te duan e te flasin si te duan , etc. Eshte e kote te tregojme raste se ato jane te panumurta. Kjo ndodh se drejtesia nuk eshte dhe nuk mund te jete e pavarur sic pretendohet ose mendohet. Drejtesia perbehet nga njerez dhe jo robote dhe njerezit kane interesa dhe lidhje gjithmone me pushtetin, qe pa as dyshimin me te vogel eshte hallka me kryesore e zinxhirit. Le te behen ligje dhe te shkruhen kushtetuta nga me te mirat per indipendencen e drejtesise, por, kur te luhet ne terren konkretisht, fillojne te ndryshojne , te modifikohen dhe adaptohen sipas lidhjeve dhe interesave perkatese. Drejtesia godit pa meshire dhe pa hezitim vetem te pafuqishmit, te dobetit, te varferit, Ketu vepron legji i kompesimit sipas te cilit leshimet qe behen ne nje krah kthehen ne shterngime ne anen tjeter. Sa me pak ose aspak te bjere ligji mbi te fortet, aq me shume dhe gjithmone do te bjere mbi te dobetit. Ate, qe gjyqtaret se bejne dot tek disa, do ta bejne me me force tek pala tjeter. Ky eshte nje realitet i njohur kudo dhe Shqiperia jone nuk mund ti shmanget dot ketij postulati. Edhe une, si cdo shqiptar, ndjej kenaqesi qe po behen perpjekje per nje drejtesi me te mire, por jam skeptik dhe pesimist. Megjithate le te shpresojme per me mire. U befte si thote avokati!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje