TCH: Goditja ndaj Lefteri Luzit dhe BSH-së nga Bujar Leskaj, me prapavijë politike?

12 Gusht 2016, 20:08Politika TEMA

Në fund të 2013-s, kur sapo kishte mbushur një vit nga zgjedhja në krye të KQZ-së vetëm me votat e Partisë Demokratike, Lefteri Luzi u padit nga Partia Socialiste për shpërdorim detyre, pas dështimit të procesit për votimin elektronik në Fier.

Pas një hetimi dyvjeçar, prokuroria e pushoi çështjen, e cila është rihapur nga Kontrolli i Lartë i Shtetit me një padi penale. E pyetur nga Top Channel, kryetarja e KQZ-së nuk komentoi vendimin e Kontrollit të Shtetit, por tha se do të flasë pasi të flasë drejtësia.

Kontrolli i Lartë i Shtetit e ka dorëzuar padinë penale rreth një muaj më parë, por bie në sy fakti se këtë javë ky institucion ka nxjerrë në publik dy raporte të rëndësishme, ai për Bankën e Shqipërisë dhe ky për KQZ-në.

Raporti për Bankën doli në publik ende pa shkuar në Parlament, pa i dhënë mundesinë prokurorisë të hetojë për dyshimet e KLSH-së.

Por nëse rasti i Bankës mund të kalojë pa shumë bujë për shkak se bëhet fjalë për stabilitetin e vendit, në rastin e KQZ-së vendimi për ndjekjen penale dhe publikimi i vonuar i vendimit mund të këtë prapavijë politike.

Lefetrie Luzit i mbaron mandati në mesin e muajit tetor dhe sipas Kodit Zgjedhor, Kuvendi duhet të lajmërojë vakancën dhe të nisë procedurat për kryetarin e ri jo më vonë se mesi i shtatorit.

Kur mori mandatin, Luzi kishte mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike, por në kohën e zgjdhjeve lokale marrëdhëniet me partinë që e zgjodhi, tani në opozitë, ishin të ftohura dhe PD nuk duket se e ka zonjën Luzi në preferencat e saj për t’ia rifreskuar mandatin.

Por a është goditja e KLSH-së një goditje për të përjashtuar kandidaturën e saj për t’u rizgjedhur në krye të KQZ dhe për llogari të kujt?

Për Partinë Socialiste, e cila sot ka raporte të qeta me zonjën Luzi, alibia e rizgjedhjes së një kryetareje të KQZ dikur dalë nga Partia Demokratike do të ishte e mirëpritur.

Një arsye e mjaftueshme për të parë si të besueshme goditjen që ajo ka marrë nga Bujar Leskaj. Ky i fundit, ndryshe nga zonja Luzi, ruan me ish-partinë e tij raporte shumë të mira.

Top Channel

1 komente në “TCH: Goditja ndaj Lefteri Luzit dhe BSH-së nga Bujar Leskaj, me prapavijë politike?”

  1. Publiku says:

    Pershendetje Tema,

    KLSH eshte nje arme ne dore te klanit te Bujar Leskaj brenda dhe jashte PD-se. Duke shfrytezuar pushtetin brenda KLSH, shantazhohen njerez te caktuar qofte ne lufte brenda PD,psh ne deget lokale ose duke sulmuar si ne keto raste( qe sigurisht duhet te presim drejtesine), raste teresisht selektive.
    KLSH eshte tejet e korruptuar,nuk ka kontroll, psh ne Ndermarrjet e Ujesjellesave,Elektrike,tenderime etj, te cilat te mbyllen pa paguar leke,qofte edhe ne rregull te jesh. Niveli dhe integriteti i Bujar Leskajt duhet te jete nje hidherim,trishtin,turp kombetare per te gjithe njerezit e ndershem dhe qe e duan kete vend pa kushte.
    Nuk di cfare do t’i shpjegojne Zotit kete qe po bejne me Shqiperine,pasurine dhe demokracine e saj keta lloj bajraktare te shekullit te 21. Ndoshta duhet ta fitojme demokracine si Franca para dy-tre shekuj?

    Faleminderit paraprakisht per publikim e komentit,
    Publiku

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje