Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë në Parlament, deputeti i PD, Flamur Noka, i ka kërkuar ambasadorit italian në Tiranë informacion mbi të dhënat e monitorimit të sipërfaqeve të mbjella me drogë nga autoritetet italiane. Noka thotë se të dhënat tregojnë për një përhapje dramatike, por qeveria i fsheh ato.
“Nisur nga të dhënat dramatike të përhapjes së drogës, kultivimit e trafikimit të saj në gjithë territorin e vendit, dhe sidomos nga informacionet se ky fenomen menaxhohet nga drejtuesit e Edi Ramës në Policinë e Shtetit, nënkryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare në Parlament, Flamur Noka, i ka dërguar një letër ambasadorit Italian në Shqipëri, z. Cutillo, ku i kërkon që komisioni i sigurisë të vihet në dijeni të raportit te monitorimit nga ajri nga Guardia di Financa”, thuhet në njoftimin e PD.
Nënkryetari i komisionit të Sigurisë, Noka thekson se qeveria dhe Edi Rama kanë tendencën t’i fshehin rezultatet e monitorimit të terrenit nga ajri, dhe është në interesin më të lartë publik, dhe në interes të sigurisë kombëtare që Komisioni i Sigurisë të vihet në dijeni të imazheve e të dhënave të përftuara nga ky monitorim.
I nderuar Shkëlqesia Juaj Ambasador Cutillo,
Më lejoni edhe një here t’ju shpreh mirënjohjen time për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vijueshëm që Italia i ka dhënë vendit tonë, e në veçanti Policisë së Shtetit, dhe të shpreh vlerësimin për rolin tuaj në vijimin e këtij bashkëpunimi.
Krahas shqetësimit të thellë për rëndimin e situatës së rendit dhe sigurisë, siç dhe ju kemi vënë në dijeni nëpërmjet komunikimeve të mëparshme, vazhdojmë të ndjekim precipitimin dramatik të situatës së kultivimit dhe trafikimit të bimëve narkotike. Të dhënat e raportit të BE-së për drogat, përgatitur nga EUROPOL, në lidhje me situatën dramatike të kultivimit masiv dhe trafikimit të bimëve narkotike në vendin tonë, që rendisin Shqipërinë si vendin kryesor në kultivimin dhe trafikimin e cannabis-sativa drejt vendeve të BE-së, kryesisht drejt Italisë, konfirmohen plotësisht nga informacionet tona nga terreni.
Invesitigimet mediatike kryesisht të ditëve të fundit, raportimet e qytetarëve dhe hulumtimet që PD ka bërë në terren, tregojnë qartë se kultivimi i cannabis-sativa tashmë ka mbuluar thuajse gjithë territorin e vendit tonë, duke pesëfishuar sipërfaqet ne raport me një vit me parë. Të dhëna konkrete nga brenda radhëve të policisë konfirmojnë se ky aktivitet kriminal ka mbështetje nga segmente të larta të Policisë së Shtetit, dhe nga drejtimi i lartë politik i Ministrisë së Brendshme. Në shumicën dërrmuese të rasteve parcelat ruhen nga individë të armatosur ose nga punonjës policie të besuar të drejtuesve të policisë.
Sikundër jemi në dijeni, në bazë të marrëveshjes nënshkruar mes dy vendeve tona në vitin 2011 për monitorimin nga ajri për identifikimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike, avionët e Guardia di Financës kanë kryer monitorimin dhe fotografimin e terrenit. Në kushtet e lartpërmendura duke marrë në konsiderate edhe faktin që nga ana e Ministrisë së Brendshme dhe Qeverise ka përpjekje të dukshme për të fshehur të informacionet e disponuara, ju kërkojmë ju që të na mundësoni këto të dhënat dhe imazhet e përftuara nga ky monitorim.
Flamur Noka
Zv.Kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare
Kuvendi i Shqipërisë
qeveri e lodhur, ministri edhe me I lodhur. tregoni ministrit monotorimin qe I bene lazaratit me aeroplan dhe si qellua me arme nga lazaratasit. ne ate kohe ishte qeveria qe mbahesh me leket e droges se lazaratit. pse nuk shkojne para drejtesise ministry I brendshem I kohes se lulezimit te droges ne lazarat e ne tere shqiperine me lejen e nokes e berishes. pse ministria nuk I tregon vendin ketij serbi te vogel, apo ben zhurme ne nje kohe kur nuk ka thene asnje fjaleper lidhjet e tij udb-serbe. pse ministria e brendshme nuk ben publike kronike televizive qe tregojne mbjelljej e droges ne tere shqiperine ne kohen e sultan berishes. kete e ben per propaganda e tregon mbeshtetje per bandat e droges, se neser kur te vije ne pushtet nok berisha droga zhduket nga sip e shqiperise, kupto, jo duke e luftuar por duke e ruajtur e fshehur. shembulli si e lufton drogen ish- ministry I berishes noka e kemi pare ne qendrimin publik qe kane mbajte me lazaratin. si e lejon ilir meta kete gangster te flase pa pergjegjesi. flamur noka, ristani e strazimir alltia jane te vetmit njerez ne shqiperi qe nuk duhet te hapin gojen per drogen pa dhene llogari per lazaratin. por ministri e qeveria jene bukur te lodhur. ballafaqoieni noken me lazaratin e si u prit monitorimi e evidentimi I droges ne lazarat ne kohen sultan berishes
z. noka na jepni eksperiencen tuaj osete ministrit te partise tuaj si vepruat me aeroplanin Italian qe po evidentonte ose monitoronte drogen e lazaratit. si mendon z. noka cfare duhet me ata ministra qe bahkepunuan per ngritjen edroges ne lazarat. a mos urrejtjen per tahirin e keni pikerisht duke hequr lazaratin u hoq edhe nje shtylle ku mbeshtetej pd-ja per te qene ne pushtet. ju lutem jepni eksperiencen tuaj per drogen e lazaratit. shif kronikat koes kur sundonte sulltani qe keni kape droge ne cdo cep te shqiperise, per kapnit 0,5 perqnd me mirekuptimin e poseduesve, per me tregue qe luftoni drogen, por 99,5 perqind e kishit ne bashkepronesi me prodhuesi e tregtuesit. lufta e tahirit ndaj droges ju ka verbuar e flisni si gangster e I droguam sa here zini ne goje ministrin e suksesshem tahiri. edhe lsi-ja jua mban ison sepse edhe ilir mete shifte c’behsh ne lazarat, diten per diele e kurre nuk reagoi. me ls-ne drogen e lazaratit e keni ndare ju te pd-se, prandaj edhe ilir floriri ju mbeshtete kunder tahirit. pse e hoqi meta priftin, pse ju prene te ardhurat nga korupsioni, pse kerkon te heqe tahirin, sepse iu prene te ardhurat nga lazarat e tereshqiperia. eshte I zgjuar meta I duhen para me ble vota prandaj kerkon ministrine e brendshme duke pase edhe mbeshtetjen e pd-se.
Drogen e mbjelle e stimulojne strukturat e PD duke mbajtur gjalle shpresat per te marre pushtetin. Ky eshte fronti i pare e dyta shpresa e Likes se LS I