Astrit Hafizi mendon se Shqipëria nuk e ka kapur në kohë situatën me lojtarët kosovarë.
Sipas ish-trajnerit të Kombëtares, strategjia që ka ndjekur Xhani De Biazi ka detyruar talente si Milot Rashica që të largohen.
Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, Hafizi flet për momentin delikat të kuqezinjve, por jo vetëm.
Zoti Hafizi, nga Kombëtarja nisën largimet e para të lojtarëve me origjinë nga Kosova. Ju bën përshtypje fakti që të parët ikin emra si Rashica, Meha apo Shala?
Mendoj se së pari këto vendime vijnë prej qejfmbetjes së këtyre lojtarëve për mospërfshirjen në Europianin e Francës. Është një moment që pasi ata nuk u afruan nga De Biazi, marrin një vendim të menjëhershëm për t’iu bashkuar Kosovës.
Të them të drejtën, më vjen shumë keq për Rashicën. Nëse unë do të isha trajner i Kombëtares, këtë lojtar do ta kisha marrë patjetër në Europian. Ai duhej promovuar si një i ri, duke qenë se në kampionatin holandez ka shkëlqyer.
Gjithsesi, këto janë vendimet e trajnerit, por edhe për Mehën mund të them se De Biazi duhet ta kishte marrë më tepër në konsideratë. Ai dha shkëndija të mira, por nuk e di pse u harrua. Ndërsa për Shalën, mendoj se ka bërë zgjedhjen e duhur, pasi mund të ndihet më mirë te Kosova dhe mbi të gjitha aty mund të jetë titullar.
De Biazi ka thënë se nuk mban përgjegjësi për rastin e Rashicës. Si e komentoni?
Tani është një moment që edhe De Biazi ndihet keq dhe nuk i vjen mirë që Rashica është larguar. Mendoj se nuk e ka pritur mirë këtë largim dhe tashmë kërkon ta kthejë situatën duke u justifikuar.
Mirëpo, të jem realist, në Europian nuk ishin të gjithë lojtarët që kishin kontribuar, pasi pati edhe emra që nuk kishin luajtur fare. De Biazit i vjen keq që nuk do ta ketë në Botëror, por nëse do të mendonte më shumë për perspektivën, duhet ta kishte marrë në Europian.
Mendoni se gjërat nuk janë menaxhuar ashtu si duhet për të mbajtur këta lojtarë apo ishte diçka e pritshme?
Shikoni, filozofia e De Biazit është e qartë për këdo tashmë dhe dihet mënyra se si vepron ky trajner për të arritur rezultatin. Ai çdo gjë e lidh me lojën e disiplinuar, taktike dhe natyrisht mbrojtëse. Nëse merrte Rashicën, jam i bindur që do ta justifikonte, por me atë mënyrë loje që bën Shqipëria, De Biazi ka menduar se nuk i hyn në punë ky lojtar. Ne shënuam vetëm një gol, kuptohet shumë mirë filozofia.
Tashmë që edhe lojtarë të tjerë mund të ikin, a e fut kjo situatë Shqipërinë në një kolaps?
Së pari duhet të kuptojmë tashmë se nuk mund të flitet më për një ekip Kombëtar. Janë dy skuadra: Shqipëria dhe Kosova. Nëse bëjmë një llogari të thjeshtë, Shqipëria nuk bën dot një formacion, pasi i mbeten vetëm 8-9 lojtarë.
Mendoj se do të kemi probleme, pasi nuk mund të krijohet një ekip Kombëtar me 11 lojtarë. Besoj se jemi shumë të vonuar dhe për një gjë të tillë duhet të ishte menduar më shpejt, sepse dihej që një ditë do të vinte edhe kjo situatë. Menduam se kapëm qiellin me dorë, por po shoh që gjërat nuk shkojnë ashtu si duhet.
Çfarë duhet të bëjë FSHF, mos ndoshta është momenti të ndryshohet totalisht strategjia?
Nuk pres ndonjë ndryshim të jashtëzakonshëm. Unë mendoj se strategjinë sërish do ta bëjë De Biazi dhe sa të jetë në krye të pankinës, ai do të mendojë për veten e tij, në kuptimin që asgjë të mos dalë jashtë kornizave. Pra, të veprohet vetëm ashtu siç mendon ai. Nuk mendoj se De Biazi po mendon për të ardhmen e Shqipërisë, duke u futur aq thellë.
Ju prisni që të ketë ndikim negativ para eliminatoreve të Botërorit?
Duhet të jemi të ndërgjegjshëm se do të kemi shumë vështirësi, pasi edhe kundërshtarët do të na vlerësojnë ndryshe pas debutimit në Europian. Ne ekipe si Spanja dhe Italia është logjike që do kesh problem, për më tepër me mënyrën e lojës që bëjmë ne. I shikoj gjërat e turbullta, pasi nga dita në ditë mund të ndodhin të papritura
Kuq&Zi do te jene me te Forte pa Mercenarë, qofshin keta te Kosoves, Maqedonise apo edhe Shqiperise, duhet vetem 1 Gjeneral(trajnier) i Zoti te kuptoj vuajtjet traditat mentalitetin Shpirtin Luftarak i tille eshte Shqiptari Igli Tare.
– Se pari populli yne ka nje fjale te urte : “Shtepia nuk mbahet me miell hua”. Me kete dua te them qe ata lojtare qe nuk jane nga Shqiperia kane potencialin per tu larguar , dhe “miell I huaj” jane , pavaresisht se flasin shqip. Megjithate ndoshta nje marreveshje mes dy federatave nuk do te ishte keq ne menyre qe Shqiperia te mos shkaterrohet si skuader. Nuk e di se cfare interesi ka Kosova qe te shohe Shqiperine te degradoje si skuader.
—-
– Se dyti xha Ganiu u tall me Rashicen , e ftoi ne grumbullimin e 27-shes dhe pastaj e hoqi kur grumbulloi 23-shen sepse “…nuk kishte dhene kontribut ne kualifikim”. Por ai e dinte qe kur e mori ne 27-she qe Rashica nuk kishte dhene kontribut ne kualifikim. D.m.th grumbullimi I tij ishte qe xha Ganiu ta kishte me te lehte ta hiqte qafe.
—–
-Se treti perpara se te qahemi qe po na ikin kosovaret dhe nuk do bejme dot skuader , duhet te kemi parasysh qe politikanet tane dhe zyrtaret e sportit ne keto 25 vite nuk kane bere asgje per futbollin per skuadrat zinxhir te moshave te cilat prodhojne lojtare edhe per kombetaren. Ne I dashkemi “petullat te gatshme” qe na I gatuajne shtetet e tjera. Ne vend te benim ate stadium kombetar qe po bejme tani , me mire te kishim investuar ne skuadrat e moshave sepse boll e kemi stadiumin e Elbasanit per ndeshjet e Kombetares.
—-
Xha Ganiu i surratit tat! Ai quhet Jani Baze dhe eshte nga Korca, jo arab Gani nga Siria ?
PO TI KTHEJME GJERAT E TE SHIKOJME RRUGEN E KOMBETARES ,,, ESHTE PIKERISHT PROFESOR HAFIZI QE ESHTE I PARI QE NGRITI KOMBETAREN ,,UNE THEM QE HAFIZI TA RIMARRE KOMBETAREN ,, DE BIAZI PO MUNDI TE NA SJELLI NDONJE ITALIAN TI BEJME PASHAPORT E TA KOMPLETOJME SKUADREN ,,DUA TE DEGJOJ PER KURESHTJE LORIK CANEN PER KETO LEVIZJE QE PO NDODHIN … KU ESHTE SHKODRA E VLORA E TALENTEVE O BURRA ,, NQS HAPIM AKADEMI SERIOZE NE KTA DY QYTETE NUK KEMI NEVOJ PER ASKEND,,, SEPSE MOLLA POSHTE MOLLES BIE,,,
O Astrit kemi lojtar te rinj plot po vari karin. ..Rashices se iku nuk me Plas fare. 3 si rashica nuk e arrijn Rey manaj. .pastaj. kemi Prengen. Bare. Fili. Cekici. Meha iku ne arabi esht jasht planeve me koh Shala nuk po luan fare. Rama pa skuader. Kto Jan lojtar te skadum per kombetaren 1
Megjithese nuk ka nevoje per komente, por historikisht dihet qe tek ne shqiptaret nuk eshte vleresuar shume “perralla” “bashkimi ben fuqi”, si rrjedhoje kemi qene, jemi dhe do mbetemi te copetuar, sepse nuk dime te kemi unitet per bashkim. Kaq per sot, sepse kjo teme eshte shume e gjere. Fundi i kesaj levizjeje, mos dyshoni, do te synojme se do te fitojme, si gjithmone me sikur, ose shpresojme. Cila eshte fitorja jone nga keto ndarje? Ja ku e keni dhe pergjigjen: Ne dime vetem te mburremi, edhe kur humbim. Tung. udhetari drejte
o sa mir me qen shqiptar
PO pse mi mesila ti nuk e ni rahat torraxhilen tate si SHQIPTARE qe na ben ironi.
kush thote qe shqiperia nuk ka lojtare per kombetaren e ka gabim, tani po them listen e kombetares shqiptare pa kosovare i ka 23 lopjtare te talentuar,po te jete vevoja te vijne e ti shohin ne shkoder me 5 shtator ne stadiumin loro Borici