Zbardhet axhenda, Roma masa të rrepta sigurie për shenjtërimin e Nënë Terezës shqiptare

20 Gusht 2016, 00:10Kulturë TEMA

Me rastin e Shenjtërimit të Nënë Terezës, në kryeqytetin italian Romë do të shtohen masat e rendit publik për të garantuar sigurinë e të gjithë besimtarëve që do të marrin pjesë në këtë event unik.

Gjatë orëve të fundit, Prefektja e Romës Paola Basilone ka bërë publik planin e ri të sigurisë, që do të vihet në zbatim në kryeqytetit italian me rastin e eventit të Shenjtërimit të Nënë Terezës.

Event ky që do të zhvillohet më 4 shtator në sheshin “Shën Pietro” në Vatikan.

Prej orës 8:00 të mëngjesit të datës 2 shtator e deri më ora 15.00 të datës 4 shtator do të hyjnë në zbatim rregulla të reja të sigurisë me shtimin e masave kundër rrezikut terrorist.

Sipas urdhëresës së Prefekturës së Romës, në territorin përreth mureve të Vatikanit, e në disa rrugë që lidhin qëndrën e Romës me Vatikanin do të ndalohet lëvizja e automjeteve që transportojnë municion, lëndë shpërthyese, fishekzjarrë, armë, substanca toksike bën me dije Ora.

Gjithashtu do të ndalohen të gjithë aktivitetet që mund të shfrytëzohen apo instrumentalizohen për të shmangur urdhrin e sigurisë së PrEfekturës së Romës. Siç është dhe transporti i armëve lodër.

Plani i sigurisë së lartë në Romë me rastin e shenjtërimit të besimtares me origjinë shqiptare Nënë Tereza, parashikon dhe ndalimin e filmimeve kinematografike e televizive që kërkojnë përdorimin e armëve për efekte skenike si dhe të pajisjve të ngjashme me ato të që janë në përdorim nga forcat e rendit dhe ushtria.

Gjatë ditëve të eventit të shenjtërimit, besimtarët e adhuruesit e veprës së Nënë Terezës mund të vizitojnë eshtrat e saj më datë 3 shtator në Bazilika e Shën Gjonit në Lateran si dhe nga data 6-8 shtator në kuvendin e Shën Gregorit në Romë.

 

Nënë Tereza Shenjtëri: programi i Misionareve të Bamirësisë (Motrat e Nënë Terezës)

Programi i Misionareve të Bamirësisë

E enjte – 1 shtator

Hapja e ekspozitës “JETA, PËRSHPIRTËRIA DHE MESAZHI I NËNË TEREZËS”

1-3 e 5 shtator 9.00-19.00

4 shtator 14.00-19.00

7 shtator 9.00-14.00.

______________

E premte, 2 shtator

Mesha Shenjte: ora 9.00 në gjuhën angleze; 10.00, në gjuhën spanjolle, 12.00, në gjuhën italiane.

Bazilika e Shën Anastasia në Palatin

______________

MBRËMËSORE E LUTJES DHE ADHURIM SOLEMN

Kori i Dioqezës së Romës, drejtuar nga imzot Marco Frisina.

Tema: “Rrezatojmë dritën e Krishtit, thirrja për shenjtëri”.

20.30-22.00 – Bazilika e Shën Gjonit në Lateran.

__________________

E shtunde, 3 shtator

KATEKIZMI I PAPËS FRANÇESKU

8.30 përgatitja – 10.00 fillimi i katekizmit në Sheshin e Shën Pjetrit

ORATORI “MOTHER”

I Marcello Bronzetti, me korin dhe orkestrën Fideles et Amati, ora 17.00

Bazilika e Shën Andrea della Valle.

Mesha Shenjte, në orën 19.00

Në përfundim të Meshës, nderimi i relikeve të së Lumes Tereza e Kalkutës

______________________

E diel, 4 shtator

LITURGJIA SOLEMNE EUKARISTIKE E SHENJTËRIMIT TË SË LUMES

TEREZA E KALKUTËS.

Ora 10.00, në Sheshin e Shën Pjetrit

Lutja e Engjëllit mbajtur nga Ati i Shenjtë

Ora 12.00, Sheshi i Shën Pjetrit

______________________

E hënë, 5 shtator

FESTA E PARË E SHËN TEREZËS SË KALKUTËS

Mesha e falënderimit, kryesuar nga Hirësia e Tij, kardinali Pietro Parolin me pjesëmarrjen e korit të Dioqezës së Romës, drejtuar nga imzot Marco Frisina

Ora 10.00, Bazilika e Shën Pjetrit

NDERIMI I RELIKEVE TË SË LUMES TEREZA E KALKUTËS

Ora 16.0- 18.00 – Bazilika e Shën Gjonit në Lateran

6-8 shtator

NDERIMI I RELIKEVE TË SHËN TEREZËS SË KALKUTËS

E martë, 8 shtator, ora 9.00-18.00 Kisha e Shën Gregorit të Madh,

Vizitë në dhomën e Nënë Terezës në kuvendin e Shën Gregorit;

4 komente në “Zbardhet axhenda, Roma masa të rrepta sigurie për shenjtërimin e Nënë Terezës shqiptare”

  1. L says:

    O hajdutë të pacipë , edhe Terezën e kalkutës e vodhët. Ajo nuk dinte asnjë fjalê shqip dhe Ka declariar se ishte në shërbim te zotit dhe nuk kishte asgjë të përbashkët me atdheun e poshtërsisë që jeni JU.

    1. ..... says:

      Shko shkunde nje here se te paska bllokuar trurin por shpejt se mos te te lere me pasoja

    2. Ben says:

      L ik mor qifsha rracen at nuk e pranoj Hoxha I tiranes….. as varrin e te se Emes ta visitonte nuk e la. Pastaj kur vdiq ai palaqo erdhi ne shqiperi bekoi ket vend dhe tha atdheu im. ..ik ke daja Erdogan ti atje e ke vendin

  2. tfgs1 says:

    E lavdishme qofte vepra e N.Terezas!
    Keta jane kristianet shqiptare ajka dhe patriotizmi i shqiperise dhe jo vetem,ne kohen kur muslimon brothers kane nxjerre vetem tradhetare…………………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje