Aq të shumta sa dilemat ka edhe frikërat. Një kritikë virulente ia prish ditën, po aq sa ja rregullon një opinion dashamirës. E pohon me plotë gojën se vdes të dëgjojë opinione pozitive për veten e se lajkat janë dobësitë e tij. Vuajtjet e forta për fat të mirë nuk i ka provuar. I urren. Beson se vdekja është fundi ynë. Se jemi ata që jemi, për aq sa jemi, e për atë që jemi, veçse në tokë. Se jeta në tokë është e vetmja jetë e jona. I ka zili besimtarët . Por nuk bëhet dot si ata. E ka provuar, e nuk ka mundur. Eshtë natyrë që qan, rrallë por qan, në prani të të tjerëve ose në vetmi…
Nga Fleura Shkëmbi*
A ke dilema brenda vetes dhe nëse po a mundesh të përballesh me to?
Dilema kam pa fund. Madje, nëse do më kërkonin të përkufizoja veten, do thoja se “jam njeri i dilemave”. Dua të them pra se, në kundërshtim me çfarë mund të duket, unë vetë di të kem bindje të forta. Dhe të shumtën e kohës them se shyqyr që është kështu. Bindjet e forta ta ngurtësojnë karakterin, ta mbyllin vizionin, e të bëjnë të jesh gjithë kohën i tensionuar. E di, bindjet e forta të bëjnë hero, por unë nuk kam nevojë të jem hero. Nuk e aspiroj një gjë të tillë. Nuk i kam qejf heronjtë. Përkundrazi, më sëkëlldisin. Bota do të ishte më e mirë pa heronj. Por edhe në këtë pikë nuk jam 100% i sigurtë. Ja, e sheh? Kjo është një provë tjetër që jam njeri i dilemave. :)))
A ke diçka që nuk do ta prekësh sepse nuk je gati akoma?
Sa për gjërat që “nuk i prek se nuk jam gati”, më duhet të them se, në dijeninë time, nuk kam të tilla. Veç në kanë të bëjnë me subkoshiencën, ku unë nuk depërtoj dot.
Po vuajtjen si e shikon si pjesë të keqe apo si proçes rritjeje dhe maturimi shpirteror?
Për vuajtjen duhen pyetur njerëzit që e kanë njohur atë në forma të skajshme. Unë kam patur një jetë normale në këtë drejtim, me vuajtje që i kalojnë të gjithë. Kam idenë se vuajtjet e forta, qoftë shpirtërore, qoftë fizike, mund ta shkatërrojnë një karakter të dobët e mund ta lartësojnë e fisnikërojnë, me fjalët e tua, ta rrisin një karakter e një shpirt të fortë. Por përsëris,këto të miat janë fjalë në erë. Me pak fjalë, unë besoj se është kështu. Pasi nuk kam pasur përvoja të tilla. E nuk do doja të kisha. Nuk është se kam frikë se do të rezultoja një karakter e shpirt i squllur e se do dorëzohesha. Mund të ndodhte edhe kështu, xhanëm, por po njësoj mund të ndodhte edhe tjetra, domethënë që të demonstroja forcë, rezistencë, shpirt luftarak. Puna është se nuk dua t’i përtejoj gjëra të tilla. Vuajtjet i urrej. Sikur të më thonin se janë vuajtjet që ta bëjnë jetën interesante, unë do t’u thoja: Epo mirë, nëse është kështu, faleminderit shumë, por më pëlqen të kem një jetë jo interesante, monotone, të mërzitshme, pa vuajtje.
Si e mendon vdekjen sipas këndvështrimit tënd, që nuk beson në fe?
Flas për këtë temë në librin tim “Selam aleikum, baba” që sapo ka dalë në treg. Aty luaj me idenë që pjesa jonë jo materiale, domethënë shpirti, nuk vdes, nuk mund të vdesë, nuk ka se si të vdesë. Aty them se shpirti mbetet në përjetësi. Duket sikur me këtë nënvizim u kam ardhur sipas midesë feve, por në fakt këtë mesazh e përcjell bash për të kundërtën. Personazhi i librit tim, një besimtar i zellshëm, mysliman, vdes me idenë se në jetën e përtejme, qysh në sekondën e parë, do të takohet me engjëjt, të cilët pastaj, pas një job intervieë-je, do ta përcjellin për në parajsë, ku do të ketë freski, hije, pemë, lumenj, djem që shërbejnë fruta, ushqime, verë e pije të tjera alkoolike, e vajza të virgjëra që do të kenë për detyrë ta nginjin seksualisht, ose në rastin më të keq për në ferr, ku do të ketë flakë zjarri, tortura, squfur të nxehtë, etj, etj, por pas vdekjes zbulon se në jetën e përtejme nuk ka asgjë të tillë.
A e besoj unë këtë version? Sigurisht, që jo. Unë besoj që ne vdesim. Vdekja është fundi ynë. Ne jemi ata që jemi, për aq sa jemi, e për atë që jemi, veçse në tokë. Jeta në tokë është e vetmja jetë e jona. Është trishtuese, apo jo? Hëm, sigurisht. E në këtë kuptim, unë do doja të isha besimtar, do doja pra që të jetoja me gënjimin se pas vdekjes nis jeta e vërtetë. I kam zili besimtarët. Por nuk bëhem dot si ata. Kam provuar, e nuk mundem.
A ke frike nga diçka (mund të jetë edhe frikë emocionale)?
Kam shumë frikëra. Do të them një? Kur jam mirë në jetën time, kur jam duke bërë një jetë të qetë, e produktive, nuk do doja të më ndodhnin ndryshime qoftë edhe për mirë. Ua kam frikën ndryshimeve për mirë kur ti je mirë e bukur. Fjala vjen, ti ke një lidhje, je aq mirë me një partnere, dhe papritur zbulon se ke rënë keq në dashuri me një tjetër. Hë, nuk është për t’u patur firkë kjo dashuri?!
Cili është kuptimi i jetës sipas një mashkulli, që pjesën më të madhe të kohës e kalon në studio televizive dhe në përballje me audiencën që herë të admiron dhe herë nuk të pëlqen?
Jo, jo, nuk është e vërtetë që pjesën më të madhe të kohës e kaloj nëpër studio. Ka ca kolegë të mitë që e bëjnë. Por ua qaj hallin. Sa për admirimin e antipatinë që mund të provokoj te të tjerët, këto janë gjëra që nuk më lënë indiferent. Një kritikë virulente më prish ditën, e prandaj i kam vënë detyrë vetes të mos lexoj kurrë komente mbi mua. Për këtë kam hequr edhe proflin tim në facebook. Në të kundërt, një opinion dashamirës, më ndreq humorin e më rregullon ditën. E di që kjo që sapo thashë më nxjerr zbuluar si një njeri spitullaq, por ja që kështu është: unë vdes të dëgjoj opinione pozitive për veten. Lajkat janë dobësitë e mia. Dhe vaniteti në përgjithësi është një nga limitet e mia, për të cilin nuk më vjen turp. Nuk jam as krenar, të kuptohemi.
Si është për ty ndjenja e të qenit pa kohë dhe pa limite?
Të qenit pa kohë e pa limite? Kjo duhet të jetë një nga karakteristikat e Zotit, për të cilën flasin doktrinat fetare. Kështu që nuk para e kam këtë ndjesi. Ndihem mirë kështu si jam, i limituar dhe i vdekshëm.
A beson në dimensione të tjera? A beson te mirësia njerëzore?
A e di? Jean-Jacques Rousseau thoshte se “njerëzit janë të mirë nga natyra, e të korruptuar nga shoqëria”. Unë besoj të kundërtën, unë besoj se njeriu është i mirë jo për një dispozicion të tijin, por për një konveniencë.
Po dashuria çfarë është për ty? E kam fjalën për dashurinë në të gjitha këndvështrimet.
Ndoshta do të shkruaj ndonjë ditë një libër për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje.:)))
A qan ndonjëherë në prezencë të të tjerëve apo fshehurazi dhe kur ndodh ky është për ty një moment dobësie apo çlirimi?
Po, qaj. Rrallë, por qaj. Asnjëherë fshehurazi, sidoqoftë. Mund të qaj në vetmi, por kjo nuk quhet fshehurazi.
*Revista Mapo
Respekte per Mucin , burr me mend .
Skrapari gjithmone ka nxjerr burra me mend shume
po Mustafai ja kalon te tereve dhe nuk na e tregon
se jo te gjithe njerezit vdesin,disa ngordhin si Muçi
me shoket e tij servile e bythlepire.
Vetem nje ka besusr ne jeten e pertejme Jezu Krishti kurse te tjeret jane ne rrugen e besimit me dhume mosbesim pytje e dilema .Njeriu zoti Nano ndjek fene se eshte gjeja me reale me e vertete sepse aty njeriu jeton me te verteten dhe kete te vertete ta jep Zoti .Njeriu ndjek fene per te permirsuar vetveten familjen dhe shoqerine drejte nje jete te virtytshme hyjnore dhe neqoftese i realizon keta ne jete detyrimisht e ke permbushur misjonin tend se per cfare ke ardhur ne kete bote nje pjese jane te dobet dhe kane frike nga vdekja dhe duan te bejne disa gjera sesben ne kete jete per ti dhene fame vetes dhe behen qesharake se lene pa bera ata gjera per te cilat kan ardhur ne jete .Jeta e pertejme pergatitet e jetohot qe ne toke duhet te jetohet me dinjitet per te pase nje kalim te lumtur .Nuk jane te pa ditur besimtaret or Muçi as injorante por jane me praktik e te drejte ju mund te jeni te zgjuar por jeni te paditur ne ate qe mendoni dhe artikuloni neqoftese do te behesh i famshem studjo Krishterimin dhe degjo nje teolog harrove se gjithe te famshmit e kan filluar karrheren duke wene pjese e Krishterimit ,por nje pjese duke dashur te bejne fame e kane kaluar si shpikje e tyre ose studime te tyre nga asgjeja edhe ti ke shume mangesi ne ate qe mendon .Ne parajse grate nuk merrin burra dhe burrat nuk marrin gra çdo besimtare e di kete , ti mund te manipulosh ata qe nuk ndjekun katekizem ose nuk kane njohuri per fene .Vetem nje pyetje beji vetes kush e drejton Evropen sekularistet jo ata jane thjeshte konsumatore te dhene mbas lirive nga detyrat perse kane ardhur ne bote por keta jane pak dhe mos te ishin keta fetaret tani do ishte si Sodoma e Gomorra shthurje totale dhe skishin pasur buke e mikpritje as per vete e jo me per refugjatet e luftes .Ti shfrytezon lirine qe te kemi dhene ne dhe te duket vetja i zgjuar ore pse nuk ishe i zoti ne diktature me Enver Hoxhen .
Une kam shume respekt per djemte e tij, te cilet falen dhe adhurojne Zotin 5 here ne dite. Jo si muci karnaval qe del dhe shpif gjera te paqena.
Po prandaj sulmon besimin ky se qeka i frustruar nga ky fakt.
As une si besimtar aspak nuk e urrej Muçin,thjesht me dhimbset,per mua jeta nuk perfundon me vdekjen,
per ta vertetuar kete do kemi rastin ta vertetojme shume shpejt.
Thelbi i fese myslimane dhe asaj krishtere eshte bota e pertejme, pas vdekjes. N.q.s. do t’ja mohonim kete pohim, atehere drejtuesit e feve apo shfrytezuesit e teorise fetare do te humbisnin fitimin e tyre dhe kamikazet e terrorit.
Ky m hap barkun… Kam dëgjuar një monolg të këtij në skenë, që ma pështirosi fare…
Do ishte mie sikur te ekzistonte vertet shpirti dhe te jetosh ne perjetesi.Feja e pranon,se kur vdes njeriu,shpirti del nga trupi dhe jeton akoma,kurse trupi si nje gje amorfe,i pa nevojshem,varroset.Por çe do qe nuk eshte e vertete,dhe kjo na trishton.Cdo gje merre fund ne momentin qe njeriu vdes.Realitetin sakt nuk e dim,se asnje njeri nuk vajti ne parajse dhe u kthye,per te na treguar neve merakçinjeve pesimist.
Mustafa Nanon e adhuroj vetem se eshte shume realist ne jete, flet ate qe provon dhe nuk del me fantazime qe vetem thurin enderra dhe realitete kurre te pa provuara, pa prekura, pa shikuara e pa degjuara. Jane shqisat e njeriut te parat ato qe percaktojne boten reale, pastaj vjen mendja. Te gjithe njerezit e tjere jane hipokrit kur trumbetojne fete , jeten pas vdekjes apô gjera te tilla, por ka dhe nga ata qe verberisht besojne pas vdekjes. Eshte nje lajthitje e “mençur” e tyre se mbajne veten me kurajo , pavaresisht se kot. Ndersa me Nanon nuk do te isha dakort per ate qe thote se nuk lexon kritikat qe i behen. Lexoje dhe mos e prano si Andrea Stefani ! Por jo , ore Muçi, lexoji, ato qe s’te pelqejne kaloi, por do marrish diçka qe te sherben edhe nga kritikat me banale, lexoji vetem dhe merr ate qe te duhet vetem, mos te te shikoje e degjoje njeri dhe keshtu furnizohesh qe here te tjeter te jeshe me i sakte. Jane te nevojshme te gjitha ato qe shkruhen, me pas ben seleksionimin sipas qejfit tend apo sipas nevojes tende. Se keshtu si thua ti me del kontradiktor: ti predikon (prift apo hoxhe) dhe ne duhet te te degjojme e besojme, ndersa kur te shkruajme ndonje gje ne, ti me nder as pjerdh fare.
NJe gje me ben çudi, Muçi qe esht ateist thot se i rrespekton dhe i adhuron besimtaret panvasisht se te kujt besimi jan, E kunderta ndodh me besimtaret qe komentojn ktu se te ter e urrejn Muçin, sa do qe ai mendon te kunderten per ta, me duket se besimtaret qenkan molla e sherrit dhe mistrecat e ksaj bote qe nuk jetojn dot ne qetesi si myslymanet dhe ortodoksit,NANO nuk isiston kurr dhe nuk e çon neper mend qe si ateist ti bej moral besimtarve qe te mos besojn ose di urrej e denigroj,e kunderta ndodh me besimtaret qe predikojn qe feja te fal paqe e uertesi te ter kta komentus besimtar e urrejn NANON se nuk beson dhe duan tja kultivojn me dhun kte gje ose kerkojn me pa derman qe dhe ky te veproj si kta,a nuk kam te drejt kur them qe e keqja ksaj bote me duket se vjen nga besimtaret fanatik te feve te ndryshme ,pra ju o besimtar qe shanin NANON me te pa drejt jeni e keqja ksaj bote ju nuk e lini boten e njerzimin rahat se ateistet as qe mendojn dhe nje dit te vetme se çfar beni ju vetem ju veshtrojn dhe ju konsiderojn njerez prandaj per ju jan te kqi ateistet se sherranjoset e ksaj bote duan sherranjoset njerzit me vese duan vetem njerzit me vese se ngjajn me njeri tjetrin si dy pika uji.,RRESPEKTE Muç NANO JAM KRENAR QE TE KAM PATRIOT JE NJERI ME VIRTYT MOS DEGJO KTA BESIMTARET INJORANT QE TI I RRESPEKTON E KTA BEjN TE KUNDERTEN, KTA LERI SE NUK DIN SE çfar bejn.
gazetari me injorant, dhe i duket vehtja me i zgjuar, por eshte bosh, mjere kush e degjon
Asnje presje nuk i heq komentit tuaj per mucsharlatanin…
Asnje presje nuk i heq komentit tuaj per mucsharlatanin…
BOTOJENI !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Po do te ishte kthyer dikush nga parajsa o mi lerofsha t’emen kesaj pune se kane kaluar mijra vjet e asnje s’eshte dukur.
Mustafa, disa gjera qe ke thene qendrojne, disa nuk qendrojne. Vdekja nuk eshte fundi. Vdekja nuk eshte e kunderta e jetes. Lindja dhe vdekja jane dy ane te kunderta, por jeta vazhdon. Ajo as nuk krijohet e as nuk shkaterrohet. Ajo thjesht egziston.
Cdo gje transformohet sikur transformohen qelizat e trupit te njeriut qe pas disa muajve qelizat rinovohen dhe ky transformin vazhdon derisa te jesh gjalle. Cdo gje qe egziston eshte bere nga e njejta gje… pemet, guret, njeriu, kafshet, etj etj, jane formuar nga e njejta gje. Eshte vetem mendja apo bindjet e forta qe the me lart qe e ndryshojne perceptimin e te vertetes. Sepse ti apo dikush tjeter ka bindje te forta nuk do te thote qe ajo eshte e verteta. Nqs qielli eshte i vrenjtur nuk do te thote qe dielli nuk eshte aty. Pra jane dogmat dhe bindjet e forta mendore qe pengojne rrezen e diellit te deportoje ne toke.
Pra kur trupi i njeriut vdes, me ate vdes ana materiale (mendimet, bindjet, ideologjite, etj) e tij. Ky mund te jete clirimi nga dogmat dhe ideologjite e forta qe predikon feja. Krishti i gjakosur ne kryq tregon vuajtjet shpirterore te njeriut dhe ai e gjeti parajsen ne toke.
Sa per vuajtjet, ato jane to domosdoshme derisa njeriu te kuptoje se ato nuk jane te domosdoshme. Te gjithe apo shumica e atyre qe kane gjetur paqe te vertete ne jete kane vuajtur me pare dhe ekane kuptuar se vuajtja e tyre ka qene e pa nevojshme.
Nje filozof francez ka thene, kam pasur shume tragjedi ne jeten time, shumica e te cilave kurr nuk me ndodhen. Pra njeriu vuan edhe pa i ndodhur tragjedite sepse cdo gje ka te beje se si ti mendon per gjerat ne jete dhe jane sidomos keta njerez qe kane qene te identifikuar me dogma dhe ideologji apo to burgosur nga mendja dhe mendimet e tyre qe jane te vuajtur.
Vetem shiko se si behet ari i cmuar. Ajo eshte nje cope guri apo shkemb i varrosur ne thellesine e tokes apo te vullkanit por nga nxehtesia dhe shtypja e madhe ajo transformohet ne ar. Keshtu jane transformuar edhe ata njerez qe kane gjetur paqe ne toke. Kane vuajtur sa kane vuajtur pastaj e kane transformuar vuajtjen ne paqe. Ne te s’emes kane thene (sic themi ne shqiptaret) te behet cfare te behet. Cfare do ndodhi do ndodhi.
carpe diem.
I dashur Muçi. – Nje dijetar i mençem ka thene dikur se pak shkence te largon nga Zoti dhe shume shkence te ofron me te. Anshtajni po ashtu ka thene se universi eshte plot me inteligjence. Ndersa Pascal Blaise pyet: Pse ekziston diçka (universi) ne vend qe te mos kishte asgje fare?! Edhe une kam kaluar ne keto ujra (here besimtar dhe here ateist). Por sa me shume lexoj dhe studioj per kete çeshtje, aq me shume me mbushet mendja se askush nuk di gje. Cilido mund te mendoje sipas qefit dhe formimit te tij. Por mendoj se si besimtaret ne Zot, po ashtu edhe Ateistet, nuk kane monopolin e se vertetes. Ka disa pikepyetje ne fushen e biollogjise dhe fizikes se universit qe te vejne ne mendime. Pas nje ravigimi te gjate ndermjet ketyre dy kaheve sot jam kthyer ne nje agnosticist te vendosur. Me vjen per te qeshur me idiotesine dhe shkurtpamesine e disa ateistave dhe darvinistave, por po aq edhe me dogmat dhe bindjen e verber qe ekziston te disa besimtare pa tru dhe llogjike. Pra i dashur Muçi, askush nuk di gje. Por thuhet psh se ekzistojne me shume se tre dimensionet qe ne njohim. Po ashtu mendohet se ekzistojne dhe shume universe te tjera perveç te tonit (multiverse). Ka edhe pikepyetje te tjera, por qe kerkojne nje kohe shume te madhe per tu shtruar dhe diskutuar dhe per me shume nje auditor shume me te ngritur.
Per njeriun e koheve moderne dhe pa komplexe bestytnie cdo gje eshte e qarte Se pari njeriu eshte nje qenje e gjalle si gjithe qenjet e tjera te gjalla ne cdo planet te banushem ,ndryshimi eshte truri ,nje persosmeri e natyres qe gjeneron mendime dhe mbart ndergjegjen.Pikepyetjet si u arrit krijesa njeri deri tek prudukti tru,eshte nje enigme qe deri sot nuk eshte zgjidhur.Njeriu ka arritur te prodhoj gjeneratoret elektromagnetike qe percjellin vale me ze dhe figure ne hapsire,ose ka arritur qe te prodhoje kompjuterin ,nje persosmeri e ndertuar nga dora e njeriut,por me perllogaritje ne vendosjen e elementave,ndersa truri vendoset ne menyre natyrale,ne nje proces te thjeshte bashkimi biologjik ….etj.Por te mendosh fantazira te perjetsimit te shpirtit ne nje jete tjeter dhe keto tja vecosh vetem njeriut,sot as nuk mund te pranohet.Ato mund te pranoheshin shume kohe me pare ,kur njeriu nuk depertonte dot ne pafundesine e gjithesise!Sot percillen me gjysem zeri nga feja,te cilen e mbajne ne kembe miliona klerike qe jane punesuar dhe bile jetojne shume mire ne keto institucione fetare…! Njeriu kur vdes fizikisht,vdes totalisht…truri nuk gjeneron asgje,trupi i tij eshte nje materje dhe aq…! (Mund ta krahasojme me nje kompjuter qe digjet,nuk funksionon me etj. etj. etj.