Kristo Çipa i përgjigjet Barkës: Iso-polifonia para Dodonës, është vetëm shqiptare

17 Gusht 2016, 09:28Kulturë TEMA

Nga Fatmira Nikolli

Atë mund ta ndeshësh anekënd globit në forma e variante nga më të ndryshmet, por asnjëherë e përafërt me këngën iso­polifonike shqiptare”. Kështu shprehet në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”. Kristo Çipa është një prej bartësve më të njohur të iso­polifonisë në vendin tonë. Në përgjigje të deklaratës së profesorit Panajot Barka i cili e cilëson polifoninë epirote dhe jo vetëm shqiptare, Çipa thotë se “kur është shfaqur Dodona, polifonia ishte krushka e parë dhe i ka çuar peshqesh asaj një këmishë të bërë me cipë gjarpri në këmbim të parashikimit të fatit të saj. Por Dodona e mjegulluar nuk mundi ta parashihte fatin e këngës se humbi brenda magjepjes së saj”. Kristo Çipa, nderuar nga presidenti Bujar Nishani me titullin “Naim Frashëri”, shton se “të gjithë ata që polifoninë shqiptare janë munduar ta shohim me syze dielli s’kanë bërë gjë tjetër veç kanë marrë imazhin e gabuar në vetvete se polifonia është aty e ylbertë dhe e pakapshme”. Çipa u nderua si “një organizator i palodhur i grupeve tradicionale të bregdetit të Himarës. Krijues i suksesshëm dhe interpretues i veçantë, mbrujtur në djepin e këngës piluriote”. Ai ka qenë drejtues i grupit “Bregu i Himarës”, i cili është një grup polifonik që pason traditën e grupeve të tjera më të vjetra të Himarës, Pilurit, Dhërmiut, Vunoit, etj.

– A është polifonia këngë shqiptare apo e Epirit? Çfarë është përfaqësimi Epiri me këtë rast?

Përgjigja e kësaj pyetjeje gjendet në vendimin fatlum, por shumë të vonuar të UNESCO­s, e cila e quan isopolifoninë shqiptare “Kryevepër të njerëzimit”, trashëgimi gojore. Para viteve gjashtëdhjetë nuk i thoshte askush polifoni kësaj kënge të veçantë, por kënga vë(d)nçe, e cila e shprehte jo shkencërisht, por thelbësisht identitetin e saj. Përsa i përket termit ‘Polifoni’ dhe gjeografisë së shfaqjes së saj, atë mund ta ndeshësh anekënd globit në forma e variante nga më të ndryshmet, por asnjëherë e përafërt me këngën iso­polifonike shqiptare. Pjesa e dytë e pyetjes më sjell ndërmend hapjen e librit të Marin Barletit, ku e cilëson Gjergj Kastriot Skënderbeun, mbretin e shqiptarëve dhe të epirotëve. Ky term që po përmendet shpesh nga fqinji ynë jugor dhe nga ultranacionalistët e saj më shumë se kujtdo i përket së shkuarës sonë historike dhe kënga iso­polifonike që ka mbetur si relike në Epirin Jugor tregon më së miri unifikimin shpirtëror me Skraparin, Librazhdin, Gramshin, Elbasanin, Korçën, Vlorën, Tepelenën, Gjirokastrën, etj., nga e mori edhe pasaportën diplomatike të UNESCO­s së bashku me njohjen e identitetit kombëtar.

– Në ç’zonë tjetër këndohet?

Me këtë harmoni, cilësi, natyrshmëri, ekspresivitet, vitalitet, origjinalitet nuk e gjen në asnjë cep të globit. Natyrisht, trajta të përafërta ndesh ngado, por kjo këngë autoktone shqiptare brenda unifikimit të saj ka dhjetëra e qindra forma e tipizime që të thonë se çdo fshat, krahinë e më gjerë është djepi i saj. Forma klasike brenda kufijve shtetëror është në dy variante, atë të polifonisë dhe të iso­polifonisë. E para haset në Vlorë, Tepelenë, Mallakastër, Gjirokastër, Përmet, Sarandë e gjetkë e dyta në Skrapar, Gramsh, Librazhd, Elbasan, Korçë etj. Gjithmonë bëhet fjalë për këtë këngë të tipizuar me marrës, kthyes, hedhës, prerës dhe iso (Në ishullin e Korsikës në qershor 2011 kam hasur një variant të këngës së Skraparit, të cilën vendësit e quanin këngë vëndthi, por nuk e dinin shpjegimin e fjalës ‘vëndth’).

– Çfarë e bën të veçantë këtë këngë?

Së pari, harmonia muzikore pa asnjë lloj instrumenti. E dyta, teknikaliteti i interpretimit pa dirigjent. E treta, mistika e brendshme e këngës, që shpesh të kalon në tjetër univers. E katërta, tonaliteti në ngjitjen e padukshme, pa kuptuar nga rrafshi i butë i qafës muzikore ke dalë në kulmin e majës krenare të këngës. E pesta, gjuha e këngës gjendet e njehsuar pa kod midis aktorëve të këngës dhe çuditërisht protagonizmi i njohur shqiptar, vetëm në polifoni është i vetëkontrolluar. E gjashta, kronika e përpiktë historike të lë të mahnitur dhe tregon më së miri nevojën e një misioni shumëdimensional, që ka pasur mbi supe kjo këngë origjinale e një vendi që gjuha nuk i shkruhej i ndalohej me ferman dhe mallkohej me dhespot. E shtata, solidariteti i elementëve të interpretimit të bind se prejardhja e kësaj kënge duhet të jetë sipas vet mitit për të, prej perëndive. Këto karakteristika dhe shumë të tjera e bëjnë jo vetëm të veçantë, por të papërsëritshme këtë këngë dhe me të drejtë të mirëvlerësuar në vonesën e tyre nga selitë kulturore botërore.

– Cili është dallimi mes polifonisë dhe iso­polifonisë?

Në hapësirën gjeografike shqiptare ku e ka burimin dhe trashëgohet kjo këngë, dallimi midis polifonisë dhe isopolifonisë është thjesht midis këngës labe dhe këngës toske, ose profesionalisht midis këngës që fillon me marrës e vazhdon me elementët e tjerë, kënga labe dhe këngës që fillon me iso dhe vazhdon me elementët e plotësues. Ky shpjegim që unë po jap nuk është i plotë se me kufizimin e kësaj kënge në polifoni dhe isopolifoni nuk mund ta rrokësh gjithë kuptimin e saj dhe më duket pak i pavend që pasi e kemi certifikuar në UNESCO, të kërkojmë ta ripagëzojmë me emra nga më të ndryshmit, duke u kthyer tek historia sarkastike e “mustaqeve të Çelos”.

– Çfarë duhet të dimë për origjinën e polifonisë?

Ditëlindja e polifonisë ende nuk dihet, por të gjithë studiuesit e saj bien dakord që është shumë e vjetër, përpara muzikës dhe shpesh i thonë një vakt përpara zjarrit. Të gjitha legjendat jugore, mitet, ritet, zbulimet arkeologjike flasin për hershmërinë e saj dhe ndaj interpretuesi i madh popull e ka pat pagëzuar këngë vë(d)nçe, duke mos i rënë në qafë askujt dhe aq më shumë ka imunizuar vetveten nga dëshira për të “pushtuar” hapësira e territore jo të sajat. Duke lindur midis tokës dhe qiellit, ajo as nuk u baltos dhe s’iku nëpër hapësira kozmike ergjele, qëndroi pranë atyre që e deshën dhe e bënë pjesë të shpirtit të tyre. Nuk e kemi braktisur dhe po e çojmë drejt përjetësisë.

-Z.Barka përmend Dodonën (si origjinë), a jeni në një mendje?

Kur është shfaqur Dodona, polifonia ishte krushka e parë dhe i ka çuar peshqesh asaj një këmishë të bërë me cipë gjarpri në këmbim të parashikimit të fatit të saj. Por, Dodona e mjegulluar nuk mundi ta parashihte fatin e këngës se humbi brenda magjepsjes së saj. Kjo këngë asaj iu duk e pafund, se kishte lindur përpara saj dhe kish për mjeshtër të plotfuqishmin Zot. Përsa i përket asaj që Barka thotë se antikiteti ka marrë shumë nga polifonia, kjo më duket e drejtë se nga oqeani i saj kanë marrë e marrin shumë dhe ajo prapë shteron. Në këtë oqean ka të drejtë të lundrojë edhe z.Barka, por nuk mbajmë përgjegjësi për dallgët oqeanike, që shpesh përmbysin anije gjigande e jo më barka të vogla. Për një gjë e sigurojmë, që polifonia kurrë nuk të mbyt, por në cektinë të zhyt.

– Këto deklarata a ndikojnë në certifikimin që i ka bërë UNESKO si pasuri botërore?

Vala sado që ta godasë shkëmbin, nuk mund t’i bëjë gjë tjetër veç ta lëmojë e zbukurojë. Dhe pasi e godet disa herë, dashurohet me të dhe ngelet në dashuri të përjetshme. Të gjithë ata që polifoninë shqiptare janë munduar ta shohim me syze dielli, s’kanë bërë gjë tjetër veç kanë marrë imazhin e gabuar në vetvete se polifonia është aty e ylbertë dhe e pakapshme. UNESCO nuk është tregtar që ndjek uljen dhe ngritjen e tregut, por selia e kulturës botërore, që neve na ka pranuar apo më mirë, kemi pranuar të hyjmë shumë vonë atje. Por, edhe asaj pjese që Panajoti i vjen si me dredhi t’i japë autorësi, ne i kemi dhënë mjaft dhe jo si Dodonës këmishë me cipë gjarpri, por fustanellë që nuk e dimë se ku u është grisur dhe e kanë shkurtuar deri mbi gjunjët burrërorë.

– A është cilësimi i saj si këngë shqiptare, në shërbim të nacionalizmit?

Nuk besoj se vlerësimi real, por e ritheksoj, i vonuar i këngës vënçe polifonike nga ana e UNESCOS­s si këngë shqiptare kryevepër e njerëzimit, përbën nacionalizëm. E kundërta flet për një gjë të tillë. Trashëgimitë gojore kanë një djep që i ka lindur dhe një shtrat që i mban. Do të dëshiroja shumë që diçka nga kultura, sjellja, psikologjia, zakonet, ritet e vendit tim të kishin pasur një grimë nacionalizmi. E kundërta ka ndodhur. Në të gjitha përmendoret e lirive të vendeve fqinje dhe pak më tej, herë shumë e herë pak do të gjesh nga lumenj deri në pika gjaku shqiptarësh dhe asnjë pëllëmbë tokë të dhunuar. Vet kënga vënçe të flet për gjeografinë e shtrirjes se këtij gjaku në ndihmë të lirisë, por në asnjë varg, në asnjë tingull, në asnjë dert nuk bëhet fjalë për të sulmuar apo dhunuar dikë. Ky është dimensioni universal i brendësisë humane e zemërgjerë të polifonisë sonë, e cila kur i drejtohet kryetrimit të Labërisë, Zenel Gjoleka, i thotë: U trete Gjolek u trete/Sos u përpoqe për vete/Po për gjithë vilajete!

– A shtrihet ajo në hartën e perandorisë së Aleksandrit të Madh?

Perandoria shpirtërore e polifonisë jeton ende dhe tani e njohur ndërkombëtarisht, duke tentuar përjetësinë. Nëpër mijëravjeçarët e kaluar, perandori ushtarake, fetare, raciste, ekonomike e të tjera kanë ardhur e kanë ikur duke u përcjellë nga polifonia me avaze sa tragjike, elegjike e komike. Nga trojet ku ka atdheun polifonia, Aleksandri i Madh pati nënën dhe bashkë me qumështin e gjirit, thithi dhe avazet e perëndishme të polifonisë. Kur ka qenë shpesh nëpër dilemat perandorake gjer në Indi, avazi brohoritës që sot e interpreton Zeqo Kallarati, e ka shpëtuar nga marrëzia. Këmbët e malit janë këputur, por vargjet e zërave të këngës së përjetshme të iso­polifonisë vazhdojnë të bashkuar nëpër të gjithë gjenezën e kombit shqiptar. Hartat gjeopolitike as nuk i ka njohur e as i ka cenuar iso­polifonia.

Gazeta Shqiptare

20 komente në “Kristo Çipa i përgjigjet Barkës: Iso-polifonia para Dodonës, është vetëm shqiptare”

  1. ........ says:

    FOL ZOTI KRRISTO tregoi historin dhe prejardhjen e isopolifonis kti fshatari idjot nga himara qe per ti ber pak qefin grekut fal dhe gruan e çi mban pragu deres,mir VLORA HIMARA SARANDA GJIROKASTRA PO SKRAPARI GREKUT JA MORI ISOPOLIFONIN?PO SI NUK KEMI DEGJUAR NJE HER GREKET TE KENDOJN ME ISO DO ISHA KURJOZ KOKRRA KATUNDARIT ANTISHQIPTARI DEBIL” KARKA” si e qujn.

    1. shih shih says:

      Panajot Barka eshte nga Dropulli mor kaqol! Kristo Cipa eshte nga Himara!

  2. Preng Sherri says:

    Pak here kam lexuar kaq sakte , kaq thjeshte e kaq bukur! Megjithese jam nga veriu dhe polifonia nuk praktikohet, gjithmone ne vetvete kam menduar qe polifonia eshte nje nga shtyllat me te rendesishme te identitetit shqiptar! Eshte vertet emocion te degjosh kengen polifonike!

  3. Niko Shpiragu says:

    Kenga polifonike ose isopolifonike eshte shqiptare. Ajo eshte ndoshta perla me e mire e muzikes ne bote. Disa mendojne se ajo eshte arkaike dhe refuzojne ta degjojne dhe kendojne. Disa e kane per turp para botes qe ta tregojne dhe keshtu e mohojne ate. Por, ashtu sic e kuptoj une, ajo eshte me moderne se muzika solo. Solo eshte lehte per secilin te kendoj dhe llogjikisht eshte krijuar me para se kenga korale, nje variant i se ciles eshte polifonia shqiptare. Qe te kendosh ne kor duhet dirigjent e muzike, por polifonia e ka arritur kete ne mungese te tyre. Kjo e ben ate mjaft te veshtire per tu arritur. Pikerisht per kete ajo meriton vleresimin me cmimin me te larte. Nuk duhet te harrojme se gjeniu popull, dhe ne kete rast populli yne, e ka kompozuar ate me elemente te shumte dhe te bukur qe edhe muzikantet me te medhenj te botes nuk e kane arritur dot ne muziken korale. Eshte shume e ndjeshme , e bukur dhe mahnitese saqe nuk largohesh dot nga kenga polifonike. Eshte kryevepra e muzikes se popujve dhe kjo eshte jona, per te cilen ne duhet te jemi krenare dhe duhet t’i tregojme botes se kush kemi qene . Une do te doja ta pergezoja zotin Kristo per ate pune te shkelqyer qe ka bere e ben per kete monument te vjeter dhe te gjalle te popullit tim.

  4. enzo says:

    z. panajot ia ka fut kot por …. si gjithmone me dashje dhe direktiva. Ai e di shume mire (dhe s’ka cfare t’i beje) qe fustanelles greket i thone ‘fustanela’ (meqe s’e kane inteligjencen te shqiptojne ‘ll’-ne si dhe shume germa te tjera te shqipes). etj. etj. se s’kam kohe te merrem me nje person me origjine bujkrob i bejlereve gjirokastrite.

    1. Krio says:

      Ti me dukesh je konti Monte Kristo
      Se ke shum bujkrober te shpia

      1. enzo says:

        Zotni krio, sepse ke ti komplekse me fjalen ‘bujkrob’ s’eshte faji im, ben vaki je dhe ti me origjine bujkrobi ose, me keq fare, ‘jevgu helen’. Apo mos e ke shoqe panajotin se ju greket jeni si ajo fjala “i je fut punes si turku krio-sumes”… te fala nga shpia!

      2. arbereshi says:

        QIRIE Krio si tja bojme gjirokastritet bujkroberit i kane pasur grekfoles duam apo nuk duam ne.

  5. demo says:

    Polifonia eshte emertimi nderkombetar ;Iso eshte ne gjuhen shqipe,Iso-polifonia eshte nje term hibrid,qe e cpiken shtirraqet e papune qe duan te duken.

    1. i revoltuari says:

      …si puna jote o Demo lavirja ?

  6. dino says:

    Une e kuptoj Z. Barka…Per gjithe ato peshqeshe qe vijne nga Greku dhe ja kane zbukuruar jeten pse mos te behet nje cike servil ???
    E para: se tha ai ndonje mendim nuk behet hataja,se nuk do ndryshohet asgje…Qejf pa prishur(Greku) dhe (pune e bitisur,( Barka!!)
    E dyta: Se mos eshte fusha e tij dhe do hidhen te tjeret:”Injorante,ske mesuar asgje per profesionin”
    E treta :Pse Shqiperia nuk eshte me e madhe dhe me e fuqishme qe ai te fliste te kunderten,eshte faji i tij?
    Sadiu ka shkruar shume shekuj me pare:” O fol sic flet njeriu me mend,O hesht si kafshet e rri ne vend!”
    Kjo i ben mire dhe zotit Varka!!!

    1. I paemërt says:

      Dhe ky sipas teje ka folur me mend apo jo hahahahahs ik ore kkk pi ilacet

      1. dino says:

        O i pa emer I kupton figurat letrare:Metaforat,krahasimet,hiperbolat ,paralelizmat…..? Per ty vleka shume edhe thenja e Sadiut!!!

  7. faro says:

    Interesante kjo legjenda we polifonise me kemishen me lekure gjarpri, qe I dhurohet DODONES!
    Ku gjendet kjo legjende?
    Cili e di i lutem te na e tregoje!

  8. demo says:

    @I revoltuari, Mos u revolto shume,laviret i ke ne dere.

    1. i revoltuari says:

      Me trego ku e ke deren tende mor lavir!

  9. faro says:

    Per Kristin:
    I thelle, Shqiptar I vendosur, lakonik, kulture professionale e gjehesore, surprizant per mendimin original e vecanerisht ne stilin e aftesine letrare.
    Just lumte e respekte Z. Cipa!

  10. dash says:

    Respekt Z.Kristo ,njeri me nje kulture te holle filozofike-popullore.me nje fjale te bukur,dhe mbi te gjitha me nje integritet moral shume te larte.(per te tjeret seshte nevoja te flas)Himara shqipetare me historine e saj te lavdishme aty ka qene, eshte e do te jete…

  11. Panajoto says:

    Rrofsh sa malet e VETETIMES o Kristo Cipa o fisniku i Himares qe nuk u thyeve dhe nuk u ktheve si ca bastard leber ardhacak ne Himare e thone qe jemi greke.

  12. Panajoto says:

    Rrofsh sa malet e VETETIMES o Kristo Cipa o fisniku i Himares qe nuk u thyeve dhe nuk u ktheve si ca bastard leber ardhacak ne Himare e thone qe jemi greke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje