Artur Zheji: Pse Koço Kokëdhimës i pëlqen vera e Tom Doshit?

22 Gusht 2016, 10:03Politika TEMA

Artur Zheji shkruan se takimet e Koço Kokëdhimës me Tom Doshin, janë bërë të shpeshta pas prishjes së marrëdhënieve me Ramën.

Sipas tij, këto takime kanë si qëllim ose pajtimin e Ramës me Kokëdhimën, dhe si negociator po përdoret Doshi, që sipas Zhejit është rregulluar me Ramën, ose Kokëdhima po bën negociatorin për të pajtuar Doshin me Ilir Metën.

“Tomë Doshi mban verë të mirë dhe puro të mira, kjo dihet. Koco Kokëdhima ka pasionin e koleksioneve, të rakisë së zgjedhur dhe të bisedave të këndëshme.

Tomë Doshi, është një mik i mirë i Ramës, mik i kohërave të vështira. Edhe Kokëdhima ka qenë dikur një mik mrekulli bërës i kryeministrit të sotëm. Por sot ai ndjehet besëthyer nga Rama.

Tomë Doshi, një përplasje që pati me kryeministrin në publik, duket se e tejkaloi, përmes reflektimit të Ramës, që nuk u kursye së kërkuari falje. Në mënyrën e tij.

Koco Kokëdhima, mbas besëthyerjes së Ramës, është afruar edhe më shumë me Metën, jo vetëm si negociatori i dikurshëm i pajtimit të tyre, por edhe si në besëdhënie të re…

Tomë Doshi ka ene marrëdhënie të tendosura me kryeparlamentarin, pas akuzave të rënda që lëshoi ndaj tij. Mbetur të pa vërtetuara.

E megjithë këto ndryshime që kanë me njeri tjetrin në lidhje me kryeministrin, ata janë parë disa herë të pijnë plot shije verë të mirë dhe të kalojnë në humor të hareshëm sëbashku.

Mediat shtrojnë pyetjen: është Tomë Doshi që kërkon të pajtojë Kocon me Ramën, apo është Kokëdhuma që kërkon të shuajë armiqësinë Meta-Doshi?

Apo është thjesht një miqësi e qëndrueshme e vaditur me verë të mirë?”, shkruan Zheji në faqen e tij.

3 komente në “Artur Zheji: Pse Koço Kokëdhimës i pëlqen vera e Tom Doshit?”

  1. TJ says:

    Gazetar dhe njeri i peshtire, ky Zheji!

  2. vb says:

    thjesht Gomar eshte ky Aruro…… politika dhe intelektuali nuk sillen rreth shshes se rakise . Keta jane vetem “cobenj” me tr ute mpire nga pasuria ,zullumet dhe deliri i madheshtise qe shtrojne darka e dreka me njeri tjetrin dhe e kujtojne popullin per dele .. keta jane sklerotizuar keqazi si “Byroja Politike” ne ditet e fundit te agonise.

  3. aqif tahipi says:

    Sa kenaqesi kur lexon shkrime anal itike me gjelle dhe vere pasanikesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje