“Berisha e Meta thirrën me urgjencë Meidanin nga Pogradeci për një qeveri të re, por harruan një gjë….”

22 Gusht 2016, 09:55Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela

Vjen një moment kur politika ka një rregull strikt: ti duhet te zgjedhësh midis shkatërrimit dhe të pakëndshmes.

Korrupsioni shqiptar politik, në luftën disa mujore politike me Amerikën, i shkoi deri në fund rrugës së vetëshkatërrimit të tij.

Është dhjetëditëshi i fundit i muajit gusht. Politika amerikane po hesht, sepse e ka mundur korrupsionin politik shqiptar që në muajin korrik.

Në fakt ai vetë dhe me mendjelehtësi zgjodhi rrugën e shkatërrimit të vet. Sigurisht që kjo është, pa dyshim, një fitore e madhe e shqiptarëve.

Po të humburit e medhenj: Berisha dhe Meta , a i kanë dorëzuar armët?

Në fakt këta po e vijojnë luftën kundër Reformës fshehtas, sepse duke bërë sikur u gëzuan me Reformën kushtetuese të miratuar në Parlament në 21 korrik, e ndiejnë tani se do të tallen nga amerikanet nëse dalin hapur kundër paketës ligjore, e cila domosdoshmerisht duhet të jetë refleks i kushtetutës.

Kërkuan të merrnin forcë me propozimin e disa ndryshimeve, por harruan se ndërkohë ishin thyer plotësisht. I thyeri në një luftë nuk ka më armë dhe ushtarë, kurse në një lufte politike, ai nuk ka më forcë fjale, sepse nuk e besojnë më mbështetësit.

Por, sipas kësaj; çfarë do të bëjnë këta në këto ditë që vijnë?

Asgjë. Tentuan semos prishnin qeverinë, por dështuan. Thërritën ish presidentin Mejdani me propozimin për të qenë kryeminister i një qeverie teknike; dhe gjatë kohës që ky ishte rrugës për të ardhur në takim nga Pogradeci në Tiranë, iu doli se nuk i kishin 71 deputetë , sepse, si të thyer që ishin, nuk iu dhanë mbështetje deputetët e tyre.

“Rri në lidhje dhe në pritje!” i kishin thanë të thirrurit kryeminister, se nuk kishin çfarë t’i thoshin; dhe ai tani po vërtitet nëpër Tiranë me një pritje irituese për të.

Në fakt ky ishte thjesht një akt dëshpërues, që po i bën ndërkohë edhe më qesharakë në sy të amerikanëve dhe europiano-perëndimorëve.

Në thelb, kjo ishte një orvatje e kotë, sepse amerikanët do ta quanin menjëherë këtë qeveri “non grata” për Amerikën. Dhe këtu, sigurisht që do të merrte fund gjithçka. Vae victis! – mjere të mundurit! – kanë the latinët.

Por, edhe më fëmijë dhe pa fare arsye, është ai që, në një luftë politike, nuk di të kapitullojë me politikë.

Si ka mundësi të jenë kaq mendjehehtë të korruptuarit e Shqipërisë? Ku do të mund të gjejë para një qeveri tjetër shqiptare në këtë embargo, dhe që ndërkohë është edhe e papranueshme nga Amerika? Ne Moskë? Fakti që kanë orekse të tilla, kuptohet se janë fëminorë.

E dini se cilët fëmijë janë më fatkëqinjtë e racës njerëzore? Ata, të cilëve iu vjen oreksi para sesa t’u dalin dhembet; dhe ata të tjerët që mendojnë se mund ta pushtojnë të gjithë qytetin me armët e tyre që janë imitacion armësh prej lodre, dhe jo armë reale.

Por neve, që 2300 vjet më parë, Euripidi na ka thënë se “një fillim i keq, sjell gjithmonë një fund të keq”. Ishte fillim i keq që në hapat e para kundër Reformës ky i Saliut dhe Metës, dhe tani ata nuk mund të kenë pritje tjetër veç një fundi të keq.

Nuk e kuptuan dot kohën që po vinte, dhe, nuk e menduan dot Shqipërinë dhe shqiptarët, si të preferuarit primarë në aleancat ballkanike të politikës amerikane. E menduan politikën amerikane si teatër, në një kohë që në këtë rast ajo ishte një dramë me perfeksionin logjik, dhe artistik.

Teatër kanë pasur edhe popujt primitivë; por drama mund të zhvillohet dhe konceptohet vetëm në qytetërim.

Po kështu, pushtet shtetëror kanë edhe popujt primitive, por demokraci, liri të individit dhe drejtësi ligjore mund të konceptojnë vetëm popujt e qytetëruar.

Ne shqiptarët shpesh i ngatërrojmë këta koncepte: çdo teatër e quajmë dramë, dhe çdo pushtet e quajmë demokratik. Kjo në fakt i ndodhi edhe Saliut; ai ngatërroi teatrin me dramën: ishte në dramë dhe mendoi se ishte thjeshtë në një teatër. Por drama ka disipline: një fjalë gabim të nxjerr menjëherë prej saj.

Shoqëritë primitive nuk e bëjnë dot dallimin midis dramës dhe teatrit; por ato as nuk mund ta mendojnë që pushteti i tyre absolut mund të kontrollohet nga populli. Kurse “primitivët modernë” nuk janë aq kokëtrashë sa të mos e dinë që institucionet e pavarura jetojnë vetëm mes demokracisë; dhe e dinë gjithashtu që, rruga më efikase e sundimit të tyre është që të krijojnë “institucione të pavarura” fiktive, te cilat, që të gjitha do të drejtohen nga sunduesi.

Kjo në fakt është vetë loja e të ashtuquajturës demokraci fiktive, sipas modelit stalinian: të jenë të gjitha institucionet, por ato do t’i drejtoj unë me diktatin tim.

Pikërisht këtë kërkoi të merrte nga amerikanët dhe gjermanët Saliu në betejën e tij. Domethënë që Shqipëria duhej të hynte në Bashkimin Europian me gjyqtarët, prokurorët dhe hetuesit që do të emëroheshin nga Sali Berisha dhe nga Ilir Meta, dhe, jo me institucione të pavarura, por me institucione fiktivë. Ndryshe, sipas tyre, Shqipëria do të humbiste sovranitetin. Domethënë sovraniteti i Shqipërisë ishte “grushti i Saliut”. E kuptoni se çfarë mendje ka korrupsioni shqiptar?

Ja këta jane individët që, pas diktaturës, shkatërruan shpresën shqiptare, dhe mbajtën me dhunë varfërinë në Shqipëri, vetem me një arsye: te vetëpasuroheshin. E bënë nga injoranca e tyre, apo nga ligësia e tyre, kjo pak rëndësi ka për historinë. E rëndësishme ështe të dihet se këta që do të fillojnë në vjeshtë të procedohen dhe të ndëshkohen nga institucionet juridike të pavarura shqiptare, do të hyjnë në histori si keqbërës të mëdhenj të popullit të tyre. Dhe mos mendoni se janë dy apo tre individe: janë shumë. Do t’i dëgjoni vetë bëmat e tyre.

22 komente në ““Berisha e Meta thirrën me urgjencë Meidanin nga Pogradeci për një qeveri të re, por harruan një gjë….””

  1. Diu says:

    Mbas ketij shkrimi te ngjeles,kur te dali cunaku i metes emiljanua ti pergjigjet me nje status ne fcb,ama nga ato te tijat qe te lene goje hapur dhe ata te zgjuarit ne kucove.

    1. Mostra LSI BANDE HAJDUTE says:

      SHkolla fillon ne 13 Shtator , smund te prisje deri atehere per hartimin me TEME: “Une kalamai dhe Facebook”
      _
      Merruni me thashetheme. Sa te jete gjalle mostra Hajduti i Floririt, ska drejtesi apo reforme “qesharake” si ajo qe votuan mafjozet e Parlamentit.

    2. tfgs1 says:

      nese vertet gjerat jane keshtu sic thot Ngjlela,kemi te bejme me nje humbje totale te muslimon brothers,te cilet historikisht nder shekuj perhere kane humbur sidomos kur beteja ka kerkuar tru………..pune korrakesh,varu [email protected]@in!

  2. TJ says:

    Mezi po presim te vendoset drejtesia ne Shqiperi! Por me kete klase politike eshte e pamundur! Lutemi Zotit por edhe mikut tone Amerikes te na ndihmoje ne pastrimin e korrupsionit dhe te krijimit te nje shteti modern shqiptar!

  3. gazeta 24/1 says:

    Shkrimi eshte realist, por ne mendje me mbeti Rexhepi, “Profesori varfanjak”.
    Sa dinjitoz eshte kur shetit qënin e tij neper Tirane!
    Ilir “Floriri” dhe Saliu-“Qëni qe te ha tinëz”, qeshin me te.

    1. shqip says:

      per nji viç m’zu nata jashte. shume e mbajne mend si shrehje. marre nga operacioni zjarri. jo me kot mu kujtua ky mejdani. vetem se i hoqen te birin nga puna, doli ne mal me ceten e sali mustakuqit. urojme te vije ajo e shkrete reforme. po kam ca rezerva. jane aq shume, po jane kaq shume, sa per vete nuk e di se kush do ngele i paster ne kete hapesire 28000 km katrore. do deshiroja shume te ndodhte, po nuk besoj se eshte rasti qe bota te eksperimentoje per nje vend me zero korrupsion. megjithate nese nuk ndeshkohet genocidi 25 vjeçar , atehere , fal meshnet nana lleshit. jetojme pjesen tone si e kemi pase rrisk, dhe lereni rrjedhen e historise te beje ciklin e vet.

  4. Gazeta 55 says:

    Me fal Avokat! Shkrimi eshte realist, por ne mendje me mbeti Rexhepi,
    “Profesori varfanjak”.
    Sa dinjitoz eshte kur shetit qënin e tij neper Tirane!
    Ilir “Floriri” dhe Saliu-“Qëni qe te ha tinëz”, qeshin me te.

  5. ben says:

    Vetem 1 sqarim avukat
    E thiren nga Pogradeci apo e thiren nga Franca.
    Se kur genjeni te pakten duhet ta keni piknisjen njelloj se beheni qesharake ne fund.
    Apo per ju kjo fjale nuk ka rendesi.

  6. zgjohu shqipe says:

    E kuptuan ,c’dimer vjen mbrapa !por i djeg bitha Sali Ilir te pa ftyre.Bravo avokat.qiua t’emat te te thone baba.

  7. XHIM XHIBOKSI says:

    Bravo Taku je nje pararendes i asaj qe do ndothe une e kuptoje se ku e gjene forcen ti qe flete kaq hapur por nuk ta theme sot se eshte e parakohshme por t’i duhet te jeshe ai qe do te drejtoshe drejtesine e neserme jo ky qe kemi sot demagogu e sharlatani qe nuk la tavoline pa u terhequr zvarre per te realizuar qellimetdjallzore qe i krijonte pushteti,me hollesisht i di Fatos Nano bemat e atji.Mprihe shpaten dhe nje here per situaten qe kemi para Taku.Mos u terhiq nga ata servilat qe mbrojne diktatoret e tyre qe luftojne per kafshaten e tyre dhe lene shqiptaret ne rruge.

  8. Petriti says:

    Analize e sakte e Ngjeles por njekohesisht teper trishtuese per levizjet e nendheshme qe behen ne kurriz te popullit shqiptar.

    Prisni tani reagimin e te nderuemit, te respektuemit, te mencurit, trimit, analistit gjigand, te te shkuarit per lesh-djalit te Rexhep Tayipit.

  9. Emigranti says:

    Mendje shkerdhyeri berishe dhe mete e Kane te veshtire ta pranojne kete fakt qe duket sikur me ta eshte qesharake te merret Dikush qe ka guximin te Dale perpara Dhe ti thote Tani do vendose LIGJI se cdo behet me ju Percaj Sundo dhe Pasurohu ka qene per 25 vjet Banda me e fuqishme qe ka shkaterruar katerciperisht Shqipetaret
    Keta te verbuar harruan se ka Dhe ligje kjo bote
    Shpresoj qe BE Dhe USA te shpetojne Shqiperine nga ky llum i kesaj shoqerie

  10. Spartaku says:

    Te lumt avukat Ngjela!.Une akoma jame pesimist,dhe them se reforma ne drejtesi nuk do behet.Sali Berisha ka krijuar nje agjenture shume te forte,kundershton Ameriken e BE-n,po ashtu edhe reformen ne drejtesi.Meta eshte njesoi si ai, dhe po i bjen çekanit ne te njejtin vend.Neser nuk dihet se kush mund te dale bashkepunetore me keta te dy,dhe reforma do ngelet nje enderr.Po me habit heshtja e Ambasadoreve Lu dhe Vlahutin.Mos vall ata u tremben nga shantazhet e Berishes,Bashes,dhe Metes? Amerika eshte e fuqishme,por kur e shikon se luga nuk u merre uje,e kthejne pllaken dhe bje dakord me te koruptuarit.Ishalla nuk eshte keshtu.

  11. Euripidi says:

    Drejtesise i duhet nje minister si Spartak Ngjela. I vendosur, plot mendTe bardhes i thote te bardhe dhe te zezes te zeze..

  12. Denis says:

    Nuk ka drejtesi ne shqiperi pa u kthyer floriri vjedhur I thesarit te shtetit shqiptar. Si ka mundesite qe nje druvar nga Skrapari me intelekt deficenti
    merr peng jeten e shqiptareve per 25 vjet.

  13. Denis says:

    Nuk ka drejtesi ne shqiperi pa u kthyer floriri vjedhur I thesarit te shtetit shqiptar. Si ka mundesite qe nje druvar nga Skrapari me intelekt deficenti
    merr peng jeten e shqiptareve per 25 vjet. Kur do I jepet fund hyrjes ne politike te funderrinave te tipit Meta dhe partive hajdute te tipit LSI??

  14. Devolliu says:

    Like Floriri, hajduti me çizme e me bllok në dorë dhe Sali Gërdeci, kryekrimineli gjakatar e Shqipërisë, bashkë kanë qenë e bashkë do të jenë gjithmonë. Për krimet që kanë bërë ndaj Shqipërisë ata përsëri bashkë duhet të kalben në burg.

  15. Mashtrimi says:

    Pse ti AVOKAT vertet mendon se i mbush mendjen popullit se Amerika do te sjelle drejtesine sociale ne Shqiperi nderkohe qe kjo drejtesi nuk eshte arritur ne Amerike?! Gabim Avokat, gabohesh. Ose je NAIV ose je i MARRE.

    Sistemi amerikan eshte PLUTOKRACI ku diktojne Polet e Fuqishme te Kapitalit mbi interesat e Turmave, dmth te popullit qe sipas tyre eshte injorant dhe ka nevoje per Coban.

    Nuk denohet askush ne Shqiperi. Ajo reforme ka nje “amnisti” te padeklaruar hapur dhe veglat e amerikaneve nuk do te denohen. Dihet se kush u sherben atyre me zell te teperuar. Populli nuk ka ndonje fitim pervecse nje farse te re prej se ciles pritet te mashtrohet me me lezet. Klani i Korrupsionit ne Tirane ushtroi dhune te hapur ndaj popullit duke vrare edhe njerez ne bulevard. Kurse Kapitali ushtron dhune permes nje Propagande te Sofistikuar duke shpelare mendjet. Kjo eshte aresyeja se perse Klani i Korrupsionit duhet te cmontohet. Sepse nuk mundi dot, AVOKAT, qe Propaganda e tij e shpelare nuk mundi te justifikonte dhunen dhe krimin.

    Sidoqofte me mire nje shoqeri si ato te diktuara nga kaptiali neo-liberal sesa nje shoqeri pa ligje si kjo e jona. Ne fund te fundit Skllaveria e te Punesuarve (Wage Slavery) dhe te Papunet do te jene ashtu sic jane edhe sot kudo ne Amerike dhe Europe.

    Hajd Avokat kalo mire por mos u lodh shume.

  16. Maçu Piçu says:

    Taku, qe po mundohesh t’u thuash amerikaneve qe je gati t’u japesh edhe bythen, kete e morem vesh se ka ca muaj rresht qe vetem kete thua. Po deshe thuaj edhe ndonje gje tjeter keshtu sa per variacion.

  17. Dajti says:

    Dy njerzit me negativ te shoqeris shqiptare njeri kriminel dhe vrases tjeteri hajdut dhe mafjoz po kure do vije ajo dite qe keto kriminel dhe keqeberes dhe zollumeqare per 25 vite ti shohoim para drejtesis po jo para kesaj drejtsije te korrutuar po para drejtsis te vezhguar nga Amerika

  18. landi says:

    Spartak, mos u frymezo nga komentuesit e kesaj faqe. Shiko ndryshimin qe ndodh me komentet ne faqet e gazetes Panorama. Ti e di mire se kush jane shumica e komentuesve ne gazeten Tema: jane te punesuarit ne departamentin special te kryeministrise, ku kohet e fundit u shtuan edhe 68 vete.
    Nuk e di kush do behet minister ne qeverine e ndryshuar, por ti nuk ke asnje shans. E para, je plak i pjerdhur nga trute. E dyta, ke shume borxhe te njerez te ndryshem. Dhe, e treta, Meta eshte aktualisht, por edhe do jete prape, kingmaker i qeverise. E, ai, nuk te le asnje shans.
    Dhe mba mend nje gje: Berisha dhe Mejdani jane pjese e historise se ketij vendi, me te mirat dhe te keqijat e tyre. Ti do mbahesh mend per deklaratat e coroditura, sikur perfaqeson ne Shqiperi Ameriken, per thirrjet e tua me 21 Janar, kur kerkoje qe te vriteshin edhe 13000 vete dhe per gjyqet, ku nuk ke fituar asnje. Kaq. Po ti vazhdo, shfry, se, edhe kjo, mire te ben.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje