Ish-futbollisti i Flamurtarit dhe i Kombëtares shqiptare mendon se disa lojtarë nga Kosova e kanë shfrytëzuar për qëllime të ndryshme aktivizimin te Shqipëria.
Por ai thekson se kosovarët, të cilët u larguan së fundmi, nuk ka askush të drejtë t’i cilësojë si tradhtarë.
Në një intervistë enkas për “Panorama Sport”, Kushta foli për çështjen më të fundit në Kombëtare, por jo vetëm.
Ai preku edhe ndeshjen e fundit të Partizanit, por gjithashtu edhe Flamurtarin, ku nuk ngurroi të lëshonte edhe një batutë.
“Si e shikoj Flamurtarin? As mish, as peshk”, theksoi vlonjati.
Sokol, si një ish-sulmues i Kombëtares, si i keni parë zhvillimet më të fundit, ku disa lojtarë me origjinë nga Kosova kanë lënë Shqipërinë…?
Po të flasim për Kombëtaren, duhet të themi, së pari, që është një piedestal. Te ky piedestal vijnë më të mirët dhe marrin famë. Kjo gjë ndodh me Kombëtaren.
Unë nuk jam me shprehjen tradhtar, pasi në Kosovë janë lindur shumica dhe mirë bëjnë që do të luajnë aty. Por, disa kanë shfrytëzuar Kombëtaren tonë për shumë qëllime.
Asnjëri nuk ka pasur kurajën të thotë më përpara që “unë, kur Kosova të ketë Kombëtare, do shkoj atje”. Ky quhet karakter. Mua më vjen mirë që këta do përfaqësojnë Kosovën.
Mua nuk më vjen keq për asnjë individ. Dua vetëm Kombëtaren time.
Mendoni se kjo çështje do të ndikojë te kuqezinjtë në prag të eliminatoreve?
Sa do ndikojë kjo nuk e di. Kombëtarja ka shumë elementë dhe trajnerë të mirë që besoj se do t’ia dalin.
Për cilin lojtar të larguar ju vjen më shumë keq, për Milot Rashicën, Alban Mehën, Valdet Ramën apo Herolind Shalën?
Shumica e këtyre erdhën pothuajse pa famë në Kombëtare. Tani janë të famshëm dhe të tillë u bën këtu. Duhet t’u thonë një faleminderit personave që u besuan fanellën tonë.
Të kalojmë te futbolli shqiptar. Partizani u mund thellë në Rusi, e prisnit?
Partizani më zhgënjeu për lojën e dobët që bëri. Humbja nuk dhemb kur vjen me dinjitet përballë një kundërshtari të fortë. Por, ky nuk ishte Partizani që duam.
Si e shikoni situatën te Flamurtari, mendoni se do të jetë një sezon i suksesshëm?
Si e shikoj Flamurtarin?! As mish, as peshk. Nuk ka asnjë diferencë nga vitet që kemi lënë pas. Shumë të huaj dhe asgjë në trastë.
Klubi vlonjat nuk ka folur ende për objektivat e sezonit 2016-2017. Ku e shikoni Flamurtarin në kampionat?
Objektivat janë për ato ekipe që kanë motiv, këtu motivi mungon. Pse mungon? Nuk e di. Mbase këta nuk kuptojnë shijen e fituesit si është dhe nuk u bën përshtypje humbja.
Kam vite që nuk shoh një talent vlonjat të nxjerrin ekipet zinxhirë dhe pyes: Kush e ka fajin që janë 20 ekipe me trajnerë dhe 0 elementë, në një kohë që Vlora ka qenë një fidanishte për Shqipërinë, ekipet e saj dhe për Kombëtaren?
Më 7 shtator nis kampionati. A do të ndalet hegjemonia e Skënderbeut?
Sërish sivjet do të jenë Skënderbeu, Partizani, Kukësi, Laçi, Tirana, Teuta në luftë për vendet e para. Këto shikohen nga puna që kanë bërë deri tani këto skuadra. Kampionati nuk duhet të fillojë kaq vonë, kjo më ka bërë përshtypje.
kjo puna e karakterit te kosovsave qe nuk than qysh n fillim se kur kosova t ket kombtare do shkojn atje,i ngja asaj punes se gjahut te leopardit. ne fillim leopardi I shko mceftas dhe vjedhurazi asaj dhis s eger ne afrik,dhe sapo I afrohet mjaft fshehurazi dhe pa zhurm ,tak I hidhet dhe e kap.se,po te dali me daulle e ciftelija “do te t kap moj dhi,do te t ha moj dhi,do te t sulmoj moj dhi” atehere dhija ja mbath nga frika qe t pshtoj koken dhe leopardi apo tigri apo luani ngelet me gisht n goj. kshtu edhe kta kosovsat. erdhen mceftas ,barkas,pa zhurm,”kokulur” ,’patriota’,te zellshem,porse ne mendje kishin, se kur t vij dita do shkojn n kosov. kshtu osht bota. secili don te veten.,don veten e vet n rradh t par,pasandaj familjen dhe t afermit,miqt e shoket perreth,komunitetin ku ka le e osht rrit ,lagjen,qytetin fshatin e tij,rrethin administrative te tij,krahinen e tij,shtetin e tij kontinentin e tij,dhe kur t vij koha me u ballafaqu me alienet do doj secili planetin e tij. kush del nga ky rregull bje er tradhti.
o kosol po nje gol ke bere gjith jeten o na rrofsh lesht , ik nderro ate shkerdhat kemishe se po dukesh si ata miqte e centrales, jeni gati te jepni dhe sumen per legenat e kosoves , ik ore muter, ju nuk dhate gje kur kishit kohen , jo me sot qe ju ka vajtur bytha ne gardh .
Deshe te thuash diçka more Fierak, por nuk e the dot. Nuk e the se nuk di t’a thuash. Se ç’ke nje zemero ne vetevete, por edhe ti nuk e di me ke e ke dhe e kap me te gjithe.
E fillove me Sokol Kushten duke e share se ka bere vetem nje gol. Po ti aq di. Kur luante Sokol Kushta me Partizanin, neve e kishim baraz me Kristiano Ronaldon sot. Po qe se loja dilte 1 me 0 per Partizanin, golin se s’ben do ta kishte bere Sokol Kushta. Te njejten gje beri edhe me Flamurtarin. Nje dynja me gola ka bere. E shan per kemishen duke treguar nje moshe mendore 10 vjeç.
Shan ne tym ‘muter’ por se kush jane keta qe nuk paskan bere asgje, as ti nuk e di.
Persa I perket kosovareve, askush nuk ka asnje borxh. Aq me pak ndaj nesh qe nuk eshte se kemi dhene jeten per Kosoven. Vetem I kemi share kosovaret dhe I kemi rjepur nga parate kur vijne per plazh ne Shqiperi. Ndersa kur vjen puna per futboll dashke te luajne per ne.
Megjithate ata quajten edhe per ne, edhe pse nuk i lidhte asgje me Shqiperine, ishin lindur ne vende të tjera, ishin rritur e bere futbolliste ne vende të tjera, por erdhen dhe quajten per Shqiperine qe nuk kishte bere asgje per ta. Vetem per nje ndjenje patriotike qe ua kane ushqyer prinderit, por edhe per nje ndjenje egoiste, siç thote edhe Kushta. Perdoren kombetaren e Shqiperise sepse nuk kishin te tyren.
Ne nuk kemi asnje te drejte t’i shajme por vetem mund tuvthemi faleminderit per ate qe na dhane sepse nuk na kishin ndonje borxh.
Bile ai kryetari i korruptuar I Federates tone u ka kërkuar nga 100 000 euro per nje vend ne kombetare. Disa edhe e refuzuan kete afere te poshter.
Ndersa ti rri ne kafe dhe vjelle vrer kunder njerezve qe nuk te kane bere asgje.
ka shum te drejte sokol kushta ,,,,,,, lajm ,,,,,,,,federata spanjolle gjermane dhe brazil dhe italiane argjentina , dje kur u publikua fo rmacioni i kosoves i ka kapur dhimbja e kokes ,, ,te gjith ekipet dolen me te njejtin mendim,, rashica te mbulohet nga dy mbrojtes dhe nqs kalon dy nje i tret do jet gjithmon i gatshem ,, kjo do te thot se ndryshon cdo gje ne futbollin boteror duke filluar nga skema taktika dhe teknika,,,,,,,,
Koli mire ke folur.
Vlora si cdo qytet ka talente, por qe mbyten nga trainieret e paafte we rrine ne post vetem per leke nga lojtaret.
Ky eshte nje fenomen qe duhet zhdukur.
Ti personalisht nuk je marre me asnje talent deri tani? Nuk ke zbuluar apo investuar per nje te tille?
O Sokol,
Kur vjen puna per lojtar futbolli duhesh respektuar. Mirpo kur behesh opinionist perfundon nje nje lesh te vertete. Mos perfito nga ai profil i kufizuar qe ke dhe na hidhe sa andej ketej neper media me opinione bajate. A mund te na thuash sa klase shkolle ke? Opinioni nuk eshte top qe t’i biesh nga do ti. Ai ka standardet dhe parimet e veta ne menyren se si i thua gjerat. Por ti edhe kur je i frymezuar me ndonje gote raki do te hiqesh si epiqendra e futbollit. Do beje mire qe ne kohen e lire, qe me sa duket e ke te bollshme, te hidhje falle ne ndonje pike bastesh. Keshtu do dukesh me i nderuar se do jesh vetevetja.