Kjo politikë dhe ky sistem bastard nuk është demokraci

23 Gusht 2016, 16:09Blog TEMA

Nga Mentor Kikia

Demokracia shqiptare: Ti voton për partinë dhe vota jote shkon për deputetin që dëshiron kryetari i partisë, atë që emëron ai, jo atë që dëshiron ti.

Kryetari harton listën e kandidatëve dhe në grupin e të parëve janë ata, të pasurit, biznesmenët që paguajnë, dhe të fortët.

Ata paguajnë para për fushatën e partisë, paguajnë për të blerë një vend të mirë në listë, paguajne per te blere votat.

Dhe kështu u mbush parlamenti me rrokra e frrokra.

Prandaj dhe, për herë të parë në historinë e parlamentarizmit shqiptar, ndodhi që në parlament më shumë se politikanë ka ndërtues pallatesh, prodhues dritaresh, pronarë minierash, pronarë restorantesh, fshatrash turistikë, hajdutë, trafikantë. I keni parë të flasin?

Padyshim që jo. Sepse ata as dinë të shkruajnë as dinë të flasin.

Ata thjeshtë paguajnë para dhe votojnë. Kaq!

Po, dinë edhe të marrin koncesione, dinë të pasurohen dhjetëfish më shumë në kurriz të vendet dhe popullit. Sepse do të rimarrin paratë e sponsorizimit per te ripaguar partine.

Opozita kërkon sot të bëhet votim elektronik.

Mirë, të bëhet. Por s’e ka fajin mënyra e votimit, e ka fajin struktura, sistemi.

Duhet shkatërruar kjo strukturë, pasi kjo nuk është demokraci.

Nuk do të ketë asnjëherë asnjë ndryshim në këtë vend, derisa ligjvënësit të emërohen dhe jo të zgjidhen.

Unë e refuzoj këto lloj demokracie bastarde!

6 komente në “Kjo politikë dhe ky sistem bastard nuk është demokraci”

  1. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

    JO KJO POLITIKE dhe DEMOKRACIA[pasi politika dhe demokracia eshte nje dhe e vetme,ndryshe nuk mund te quhet e tille,pra me kete emer]………..por BASTARDET TURKOSHAKE do te ishte titulli!
    Kujtoj se,ne asnje vend arab nuk funxionon as POLITIKA e as DEMOKRACIA,Turqia eshte nje DE FACTO se cdo te thote shtet islamik.
    Nese dikush beson se Albanistani nuk eshte Turkye,ai ka nevoj per psikiatro……..

    1. Banda Sunite Shpellore+Banda e Hajdutit Like says:

      Shqiperia , i dashur tfg eshte shembelltyre e Turqise, do apo sdo ti.

      Nuk dime qe ne Turqi te kete shkolla shqipe apo te flitet shqip nga shqiptaret atje dhe kurre se hapin sqepin Turkoshaket shqipfoles…edhe kur Policia Greke e vret si qen nje Shqiptar, kujt thua i kthehen me urrejtje sunitet, grekut apo qeverise shqiptare, po kur u shit deti nga nje sunit dhe na solli plehrat, u bene me inat thua, jo.


      Sa per demokracine shqiptare eshte ajo e modelit te Afganistanit apo Pakistanit, Jemenit apo Libise ku fiset dhe klanet, bajraktaret dhe agallaret jane mbi ligjin dhe atdhe.

      1. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

        Fatkeqesisht eshte keshtu,shqiperia jetohet dhe dominohet akoma nga fiset sunite,shiite,came,kosovare dhe mujahedine……ketu e 5 shekuj bithelepires te turqeve.
        Po hajde e mbushu mendjen Zike pederit,Rrahimondit tourkoamerikon apo ndonje te tredhuri kristian si Detari[se fatkeqesisht ka edhe te tille atheoi/bastarde]………qe per cdo gje shajne grekun,serbin,evropen,ORTHODHOXINE apo Anastasion por kurresesi Turqine,Arabine ,Libine etj……!

  2. Sodoma e Gomora says:

    Bravo, i ke rene ne koke!

  3. Gasper says:

    Tani e more vesh o Mentor! Eshte punuar 25 vite per kete shkerdhatokraci, qe keta lamashet ne Parlament, Media, Politike e kudo e quajne Demokraci dhe shtet. Kjo eshte diktatura e Bankiereve, kurse keta qente qe ju sherbejne thjesht lepijne kockat qe ju hedhin dhe lehin per shtet e demokraci. Por mos te merakosen hic, se e kane te garantuar residencen permanente ne ferr. Te marin dhe Eurot e Dollaret me vete po te duan, qe te shtojne edhe pak nxehtesine nga furra e perjetshme. E kane shitur shpirtin te shejtani, dhe do te marrin gjykimin qe ju takon. Do ta shohin dhe nuk do ta besojne. Do ulerijne dhe do luten, por nuk ka per ti degjuar njeri.

  4. Sul Pumi says:

    Zoti Kikia, ne parlamentin e pare Shqiptare kane qene deputete si i madhi Gjergj Fishta ,N Mjeda ,etj . Kurse sot i dashur MENTOR jane ato qe permendni ju me larte, bile edhe me bllok ne dore. . Respekte e faleminderit Zoti Mentor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje